Tirana, short i pranueshëm me sllovenët e Domzhales
Tirana, kampionia e Shqipërisë do të përballet me skuadrën sllovene, Domzhale, në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve, ndeshjet e së cilës do të luhen, më 17/18 korrik (në Slloveni) dhe 24/25 korrik 2007 (në Shqipëri).
Përgjithësisht mund të konsiderohet një short i lehtë, me një kundërshtar pa përvojë të mjaftueshme ndërkombëtare, pasi Domzhale nuk ka luajtur asnjë herë në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që Tirana ka zhvilluar 42 ndeshje (Kupa e Kampioneve + Liga e Kampioneve), ku ka arritur 11 fitore.
Tirana, e përzgjedhur e fundit në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, së bashku me Domzhalen përbëjnë çiftin me numër 14.
UEFA përcaktoi edhe shortin për turin e dytë, ku fituesja e çiftit Domzhale-Tirana do të përballet me fituesen e çiftit Lenkoran (Azerbajxhan)-Dinamo e Zagrebit (Kroaci).
Pra në turin e dytë, nëse do të pranojmë se kampionia e Shqipërisë do të kualifikohet, do të kemi përballjen Tirana-Dinamo Zagreb, që do të ishte një përsëritje e vitit 1996, kur Tirana i humbi të dyja takimet : 4-0 dhe 6-2.
Interesant është një fakt nga ato dy përballje, në stolin e Dinamos së Zagrebit, ishte tekniku aktual i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç. Një short, që mund t’i thotë sërish ndal kalimit të “traut” të turit të dytë.
1.Lenkoran - Dinamo Zagreb
2.APOEL - Bate
3.Sheriff - Ranger
4.Hafnarfjordur - HB
5.TNS - Ventspils
6.Pobeda - Levadia
7.Olimp - Astana
8.Zeta - Kaunas
9.Tampere - Murata
10.Dudelange - Zilina
11.Linfield - Elfsborg
12.Derry - Pyunik
13.Marsaxlokk - Sarajevo
14.Domzhale - Tirana
Turi i dytë
Fituesja e çiftit Domzhale-Tirana me fituesen çiftit Lenkoran-Dinamo Zagreb.
0 Comments:
Post a Comment