Petersen kritikon ndërkombëtarët për shtyrjen e statusit të Kosovës

Petersen kritikon ndërkombëtarët për shtyrjen e statusit të Kosovës

Ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen ka kritikuar ndërkombëtaret për shtyrjen e zgjidhjes se statusit pasi sipas tij kështu komplikohet me tepër nje proces, perfundimi i te cilit eshte i qarte: Duke shtyre procesin rrezikohet qe ai te veshtiresohet me shume.

E dime qe rezultati do te jete pavarësia, pavarësisht kundërshtimit te Serbise, e mbeshtetur nga Rusi, por shtyrja e procesit mund te percaje bashkësinë nderkombetare”, ka pohuar Petersen ne nje interviste per Zerin e Amerikes.

Megjithate ish- shefi i UNMIK-ut ka theksuar se drejtimi i procesit nuk do te devijohet fale qendrimit te SHBA-se dhe BE-se. Me tej ai i ka bere thirrje popullit kosovar per ruajtjen e qetesise dhe ka shprehur bindjen se ne Kosove nuk do te kete trazira. “Populli kosovar duhet te ruaje qetesine dhe te mos bjere pre e provokimeve pasi pavarsia eshte e pashmangshme.

Nga ana tjeter nuk besoj se ne Kosove do te kete rrezik per trazira, pasi populli kosovar ka kaluar me maturi momente te veshtira, si shkarkimi i kryeministrir Haradinaj, vdekjen e presidentit Rugova dhe ceshtje te tjera. Te ruhet qetesia, pasi rezultati eshte i qarte”, ka perfunduar Petersen.

a1

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors