Fullani shtrenjton lekun, rritje interesash për kredinë
Frika për një rritje të inflacioni në vijim rrit interesin e lekut në 5.75%
BSH: Buxheti me suficit, shkallë e ulët e realizimit të investimeve për 6 mujorin
Më anë të rritjes së normës së interesit për lekun, ndërkohë që po përballemi me të njëjtën situatë edhe me euron dhe dollarin, pritet që të shtrenjtohet kredia dhe njëkohësisht edhe të ulet ritmi i saj i rritjes.
Banka e Shqipërisë gjatë ditës së djeshme ka rritur normën bazë të interesit në 5.75% për menedhën vendëse. Rritja e normës bazë të interesit vjen në një kohë qe vendi po përballet më një kërkesë në rritje, ndërsa ekonomia vendsëse nuk po mundet që të realizojë një plotësim të saj, duke sjellë edhe deficite në rritje me jashtë.
Nga ana tjetër edhe këtë vit qeveria me mosrealizimin e saj të buxhetit dhe kryesisht të zërit investime bëhet edhe një nga aktorët potencialë të një risku për një inflacion në rritje gjatë 6 mujorit të dytë të këtij viti. Gjatë pjesës së parë të vitit, realizimi i investimeve publike ka kapur një nivel prej 46%, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar vetëm 25% të fondeve vjetore për investime publike në buxhet.
Gjatë ditës së djeshme në një komunikim me mediat guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka bërë të ditur edhe vendimin e fundit të BSH-së për një rritje të normave të interesit për lekun me 0.25%. Guvernatori Fullani në fjalën e tij ka bërë të ditur edhe shkaqet që kanë çuar BSH në rritjen e normës bazë të interesit.
"Ashtu si edhe vitin e kaluar, në 6 muajt e parë të vitit 2007 buxheti fiskal vazhdon të karakterizohet nga teprica, të cilat pasqyrojnë kryesisht shkallën e ulët të realizimit të shpenzimeve kapitale. Nga ana tjetër, deficiti tregtar ka shënuar një zgjerim të dukshëm gjatë tremujorit të parë të vitit, duke gjeneruar premisa për krijimin e zhbalancimeve në sektorin e jashtëm të ekonomisë", - tha Fullani.
Nga ana tjëtër Fullani ka dekklaruar edhe faktorët e tjerë shtesë që kanë çuar BSH në këtë vendim duke sqaruar se "rritjen e kërkesës së brendshme, në sajë të ritmit të lartë të kreditimit dhe të kushteve monetare të cilat kanë një karakter stimulues. Rritja e kërkesës së ekonomisë për mallra e shërbime, manifestohet në forcimin e presioneve inflacioniste dhe në zhbalancime në sektorin e jashtëm të ekonomisë, nëpërmjet zgjerimit të deficitit tregtar dhe presioneve mbi kursin e këmbimit".
Sipas kreut të BSH-së të dyja këto forma çekuilibri janë të dëmshme për perspektivën e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, në periudhën afatgjatë. Rritjen e shpejtë të ofertës monetare, guvernatori Fullani e vlerëson si një premisë për lindjen dhe qëndrueshmërinë e presioneve inflacioniste.
Shtrenjtimi tashmë për disatën herë radhazi të normës së interesit për monedhën vendëse lek vjen në një kohë që e njëjta situatë është e pranishme edhe në tregjet ndërkombëtare. Kështu edhe euro dhe dollari kanë pësuar një rritje të vazhdueshme në interesa, prirje që tashmë pritet të jetë e pranishme edhe gjatë 6 mujorit të dytë të vitit. Një situatë e tillë ka sjellë edhe implikimet e para në tregun vendës financiar, ku konstatohet me një rritje të interesave të kredive, ndërsa në krahun tjetër atë të depozitave edhe rritja është më e moderuar.
Lidhja tashmë e vërtetuar midis interesave bazë dhe të atyre të kredive, është edhe arsyeja kryesore pse autoriteti qendror monetar ndërkombëtar ka marrë një vendim të tillë. Më anë të rritjes së normës së interesit për lekun, ndërkohë që po përballemi me të njëjtën situatë edhe me euron dhe dollarin, pritet që të shtrenjtojë kredinë dhe njëkohësisht edhe të ulë ritmet e saj të rritjes.
Një masë e tillë vlerësohet si efektive kur sipas Bankës së Shqipërisë është vërtetuar tashmë një lidhje e fortë midis rritjes së kredisë dhe shtimit të importeve dhe përkeqësimit të deficitit të vendit me jashtë. Në kushtet kur gjatë muajve të parë të vitit kemi një përkeqësim të ndjeshëm të deficitit tregtar dhe atio korrent, një frenim i rritjes së kreditimit do të ndikonte në një përmirësim të deficitetit të vendit me jashtë.
Source: Shekulli
0 Comments:
Post a Comment