Banka Italiane e Zhvillimit kërkon ndryshimin e aksionerëve

Banka Italiane e Zhvillimit kërkon ndryshimin e aksionerëve

Dy kompani kërkojnë blerjen e rreth 55% të aksioneve të kësaj banke
Në Bankën e Shqipërisë është paraqitur nga Banka Italiane e Zhvillimit sh.a.

Tiranë, kërkesa për miratimin e transferimit të pronësisë së aksioneve të kapitalit aksioner nga aksioneri Francesco Mariano Mariano tek NEREO FINANCE S.A. dhe CERERE S.r.l..

Sipas dokumentacionit të paraqitur, shoqëria NEREO FINANCE S.A. kërkon të zotërojë 37.00 për qind të aksioneve të Bankës Italiane të Zhvillimit. Shoqëria CERERE S.r.l. është e regjistruar në Itali dhe kërkon të zotërojë 18 për qind plus 2 aksione të Bankës. Shoqëria NEREO FINANCE S.A. është e regjistruar në Luksemburg në regjistrin tregtar të kompanive dhe në autoritetet e tatim-taksave të Luksemburgut.

Objekti i veprimtarisë së shoqërisë, ndër të tjera, është blerja e pjesëmarrjeve sipas të gjitha formave që ekzistojnë, për të gjitha shoqëritë luksemburgeze ose të huaja.

Shoqëria CERERE S.r.l. është e regjistruar në Itali në Dhomën e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë të Triestes si edhe në Agjencinë e të Ardhurave të Triestes. Selia e shoqërisë është në Trieste (TS), via Torrebianca 43, Itali.

Kjo shoqëri ka për objekt të veprimtarisë së saj, ndër të tjera, tregtinë me shumicë, importimin, eksportimin, kalimin tranzit të produkteve bujqësore, të fruta-perimeve dhe të agrumeve, të produkteve ushqimore.

Gjithashtu shoqëria ka për objekt edhe ushtrimin e çdo lloji veprimtarie financiare; blerjen, shitjen dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, blerjen, shitjen dhe administrimin e shoqërive, ushtrimin e veprimtarisë së "Factoring" dhe "Leasing".

Source: Shekulli

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors