Hetuesit: Ilir Stergu dhe Enver Boriçi kanë vrarë katër persona në vitet 1997 dhe 1998 në qytetin e Lushnjës
Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar akuzat e reja bandës së Lushnjës. Bëhet fjalë për katër vrasje në qytetin myzeqar, për të cilat akuzohen Ilir Stergu dhe Enver Boriçi.
Me urdhrin e Aldo Bares, ata kanë vrarë për hakmarrje Nimet Zenelin, Masar Aliun, Idajet Beqirin dhe Luan Bilbilin. Komunikimi i akuzave është bërë ditën e djeshme në gjykatë, ku Stergu dhe Boriçi tashmë duhet të përballen edhe me disa vrasje të tjera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Zbulimi i vrasjeve të reja është bërë i mundur disa muaj më parë. Grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i ka kërkuar Drejtorisë së Antiterrorit në Fier mbledhjen e fakteve të këtyre vrasjeve. U rimorën në pyetje dëshmitarët, ndërsa janë gjetur edhe gjurmë. Prokuroria thotë se ka mbledhur fakte dhe prova, të cilat vërtetojnë se katër vrasjet janë kryer nga banda e Lushnjës.
U arrit të zbardhej se urdhrat për këto ekzekutime janë dhënë nga Aldo Bare, kreu i bandës. Ndërsa ekzekutimit janë kryer nga Ilir Stergu dhe Enver Boriçi, të arrestuar disa muaj më parë. Dosja "Banda e Lushnjës" mban në brendësi rreth 13 vrasje të realizuara në periudha dhe për motive të ndryshme. Më 1997-ën vritet Genci Kashari, plagoset Artur Daja, vritet Xhevat Demi. Në 1998-ën vritet Nimet Zeneli, Mazar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe vritet Artur Daja, i cili ishte plagosur një vit më parë.
0 Comments:
Post a Comment