Aldo Bare, nga superpolic në të superkërkuar

"Është arrestuar në Anka ra Alfred Shkurti ose ndryshe Aldo Bare, një nga njerëzit më të kërkuar nga policia shqiptare dhe, gjithashtu, një nga më misteriozët e krimit në Shqipëri. Kush ishte Alfred Shkurti, apo Aldo Bare, emrin i dytë, të cilin e mori sipas të gjithave rregullave të gjyqësorit shqiptar. Aldo Bare është larguar nga vendi ynë nga porti i Vlorës me një pasaportë të falsifikuar në vitin 1999. Në pasaportën e tij, ai figuronte si piktor dhe si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë...

Autori i Lajmit: Red.
Alfred Shkurti u bë i njohur, pasi Artur Daja i vrau vëllanë, Ramadan Shkurti. Pas kësaj ngjarjeje, Shkurti vendos të marrë hak dhe e vret hasmin e tij. Trupi i Dajës u shpërbë nga një shpërthim tritoli, ndërkohë që koka e Dajës shëtiti të gjithë Lushnjen dhe ndaloi në qendër të qytetit, tek monumenti "Toka jonë". Pas kësaj, Bare së bashku me anëtarët e bandës krijuan të ashtuquajturin "Komisariati Numër 2 në Lushnje", ku qytetarët shprehnin hallet e tyre. Bare më parë kishte qenë efektiv special në uniformat blu deri në vitin 1997. Pas kësaj kohe ai shkëputet dhe fillon aktivitetin kriminal të tij dhe të shokëve, anëtarë të bandës "Banda e Bares". Vrasjet e bandës, që mori emrin e Aldo Bares, një nofkë e Alfred Shkurtit, nisën vite më parë, në nëntor të vitit 1998. Shkak duket se ishte një grindje mes viktimës, Besnik Haxhiu, dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur dhe më pas i vdekur në vitin 1999, në Itali. Më pas, në tetor 1999, uniformat blu kishin marrë urdhër të godisnin me çdo kusht veprimtarinë e grupit. Pikërisht në këto momente ka filluar hakmarrja. Më 25 shkurt të vitit 2000, te lokal "Blerimi" në Lushnje është goditur shefi i Komisariatit, Sinan Meta. Ndërkaq, nga krerët e grupit bëheshin plane të mëtejshme. Më 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnje, vihen pesë kilogramë eksploziv. Më 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Nepravishta" në Lushnje vritet oficeri i policisë, Klenti Bano, i cili kishte hartuar një plan për asgjësimin e bandës. Por plani mbeti në mes. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002. Gjykimi Shtatë nga anëtarët e akuzuar si pjesë e bandës së Lushnjes u ndaluan në vitin 1999 nga policia e Elbasanit. Ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Elbasan. Kreu i dyshuar, Aldo Bare, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti, u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë. Ndërsa nëntë "anëtarët" e tjerë, dy prej të cilëve në mungesë, morën dënime nga një vit deri 25 vjet. Ata u akuzuan për pjesëmarrje në banda të armatosura dhe vepra të tjera penale, një pjesë e të cilave u rrëzuan nga trupi i atëhershëm gjykues. Apeli i Durrësit i uli dënimet deri në pesë vjet dhe në fund të mandatit të tij, ish-Presidenti i Republikës për pjesën më të madhe të të dënuarve shpalli amnisti. Te dënuarit rifituan lirinë, por Gjykata e Lartë në shtator të vitit 2002 e riktheu çështjen për gjykim, në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Por edhe kjo nuk dha vendimet e plota. Përfundimisht, me ngritjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda hetimet për këtë bandë u morë në dorë nga hetuesit e "rëndë". Një pjesë e anëtarëve të bandës janë duke u gjykuar për një sërë veprash penale në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në Tiranë. Tetë vjet aksione Që prej vitit 1998 në prangat e policisë kanë rënë rreth 15 perosona, të akuzuar si anëtarë të "Bandës së Lushnjës" dhe për vepra penale të rënda. Hetimet ndaj kësaj bande të strukturuar kriminale kanë filluar që prej tetë vitesh dhe janë kurorëzuar me zbulimin e disa vrasjeve dhe arrestimin e rreth 15 personave. Nëntor 1998 Një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i vdekur në vitin 1999, në Itali. Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe ishin duke lëvizur me automjetin tip "Fuoristradë" nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnje. Ata të dy qëllohen. Në vendngjarje janë gjetur 68 gëzhoja, nga 5 armë të ndryshme. Shkurt 2000 Te lokal "Blerimi" në Lushnje është goditur shefi i Komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse për të. Meta shpëtoi me një plagosje. Vetëm pak muaj më vonë, në prill të vitit 2000, sipas prokurorisë, anëtarët e "Bandës së Lushnjes", i vënë eksploziv banesës së oficerit të policisë, Arben Koçi, por pa pasoja. Mars 2000 Në hyrje të stadiumit në Lushnje, vihen 5 kg eksploziv. 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomandë. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i Komisariatit, Sinan Meta. Prill 2000 Në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnje vritet oficeri i Policisë Gjyqësore, Klenti Bano. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002. Për këtë ngjarje janë duke u gjykuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në Tiranë, pjestarët e "Bandës së Lushnjes". (Ballkan)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors