Aldo Bare dhe Banda e Lushnjës

Aldo Bare dhe Banda e Lushnjës mbase nuk do të kishin egzistuar kurrë si personazhe vip të kronikës së zezë, nëse Artur Daja s’do të masakronte në verën e 1997-ës vëllain e tij, Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabiajn.

Daja njihej si një killer i pamëshirshëm gjë të cilën do ta tregonte duke dhunuar dhe kufomën e viktimës së tij, Ramadan Shkurtit. Aldo Bare ka qenë prezent në momentin e vrasjes së të vëllait sëbashku me Enver Rabiajn, “njeriun bombë” që shpërtheu 5 marsin e kaluar në një pallat pranë rrugës “Don Bosko”.

Pikërisht nga ky akt zë fill ajo që sot quhet “Banda e Lushnjës” dhe për organet e drejtësisë cilësohet si grupi më i organizuar dhe më i fuqishëm i botës së krimit në Shqipëri.

Aldo Bare, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti, deri në atë kohë ishte një djalosh i panjohur në Lushnje, që kishte parë gjithmonë punën e tij.

Ai rridhte nga një familje intelektualësh. Aldo Bare kishte qenë për disa vite efektiv i repartit special 326(sot RENEA), gjatë fundit të viteve ’80. Por vrasja e të vëllait dhe dhunimi i kufomës së tij në mes të qytetit do ta detyronte Fred Shkurtin që në mungesë të autoritetit të shtetit ta vendoste vet drejtësinë.

Hakmarrja
Aldo Bare do ta niste që nga emri. I bën një kërkesë zyrtare këshillit bashkiak të qytetit sipas të gjitha procedurave legale të parashikuara nga ligji, dhe nga Alfred Shkurti do të quhet Aldo Bare.

Askush nuk e di pse ish-speciali vendosi të thirrej pikërisht me këtë emër. Strukturat e specializuara të hetimit pas një pune të gjatë disavjeçare kanë arritur që të hartojnë një skemë mbi të cilën ka vepruar Aldo Bare, por asnjëherë nuk kanë arritur që të provojnë fajësinë e atij që quhet kapo i “Bandës së Lushnjës”.

Sipas kësaj skeme rezulton se Aldo Bare duke patur parasysh rrezikshmërinë e njeriut që i kishte vrarë vëllain, Artur Daja, dhe lidhjet e shumta të tij me grupe të tjera kriminale, vendosi të organizonte në konspiracion të plotë një njësi të vogël.

Komisariati 2
I specializuar dhe i stërvitur qysh në rininë e tij në radhët e repartit më të mirë në vend, Bare arriti që brënda një kohe të shkurtër të formonte një grup djemsh që do të ishin bërthama e asaj që më vonë do të njihej si “Komisariati nr 2” i Lushnjës.

U quajt kështu sepse vendi ku mblidhej grupi ishte ngjitur me ambjentet e komisariatit të policisë së Lushnjës. Aldo Bare do të kthehej shumë shpejt në një emër që do ta njihte jo vetëm qyteti i tij i lindjes por gjithë vendi. Ai nisi t’i kundërpërgjigjej killerit Daja dhe njerëzve që ky i fundit mbante afër.

Në vitin 2001 policia e akuzonte bandën e drejtuar nga Aldo Bare si përgjegjëse për 21 vrasje.

Sipas hetimeve të policisë ka rezultuar se Aldo Bare punonte në konspiracion të plotë dhe në rreth të mbyllur, duke eleminuar gjithmonë gjurmët që do ta vinin me shpatulla pas murit.

Bare do të godiste edhe disa kriminelë ordinerë apo anëtarë të grupeve kriminale lokale që u vendosnin gjoba tregëtarëve të qytetit apo kryenin grabitje, përdhunime dhe vrasje.

Shpesh herë ata vepronin në emrin e tij dhe për këtë fakt Aldo Bare në jo pak raste është hakmarrë ashpër ndaj tyre.

Emri i keq i rivalit të tij Tur Daja, do të bënte që një pjesë e Lushnjës të mbështeste pikërisht ish-specialin.

Bare kujdesej në veçanti që të krijonte një imazh publik të respektueshëm duke sponsorizuar dhe skuadrën e futbollit të qytetit, e cila ndiqej në atë kohë nga disa mijëra tifozë në çdo ndeshje.


Padrino
Aldo Bare do të vihej për herë të parë nën akuzë në tetorin e vitit 1999 kur shteti vendosi të godiste të quajturën “Banda e Lushnjës”. Ai i shpëtoi arrestimit gjatë valës së parë të aksionit më 10 tetor 1999, dhe më pas u kujdes që të mbështeste anëtarët e tij gjatë procesit gjyqësor në gjykatë.

Gjatë procesit gjyqësor në gjykatën e Elbasanit Aldo Bare u dënua me 25 vjetë burg, por në gjykatën e Apelit të Durrësit dënimi i tij u reduktua në vetëm 7 vite burg. Nga mali i akuzave kundër tij mbeti në fuqi vetëm falsifikimi i dokumentave të një makine dhe falfikimi i një çertifikate.

Ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve të bandës u liruan vetëm pas 2 ose 3 vitesh burg. Dështimi i procesit gjyqësor ndaj të akuzuarëve si pjestarë të bandës së Lushnjës e rriti më tej mitin e Aldo Bares.

Deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm ai nuk ishtë arrestuar kurrë nga policia. Por tashmë do t’i duhet të përgatitet për të paraqitur alibinë e tij para gjykatës.

Familja e Aldo Bares pa probleme me policinë
Familja e Aldo Bares banon në një apartament të thjeshtë në qytetin e Lushnjës. I ati, ka vdekur një vit e gjysëm më parë, ndërsa e ëma banon sëbashku me të venë e vëllait të vrarë më 1997-ën, Ramadan Shkurti dhe dy fëmijët e tij.

Aldo Bare ka dhe një vëlla tjetër që banon në qytetin e Lushnjës si dhe një motër. Asnjë nga pjestarët e familjes së tij nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale apo të ketë patur probleme me policinë.

Gjatë aksionit të zhvilluar në tetorin e vitit 1999, shtëpia e Aldo Bares u bastis nga policia pavarsisht se aty banonin vetëm dy prindërit e tij në moshë të thyer dhe dy fëmijët e vëllait të vrarë.

Ndërsa gjatë aksionit “Laguna”, të zhvilluar në fillim të janarit të këtij viti në qytetin e Lushnjës, policia nuk shkoi asnjëherë në banesën e tij. I vetmi i afërm i familjes së Aldo Bares që ndodhet i arrestuar nga policia për pjesëmarrje në Bandën e Lushnjës është Afrim Hoxha, kunati i vëllait të vrarë të Aldo Bares.

3 Comments:

Anonymous said...

jepi lana ke nreruar lushnjen

Anonymous said...

????????????????????????????????????/

Anonymous said...

Nuk e keni njohur krimin e bandes se lushnjes pa flisni kot per te. Sot nepermjet mbeshtetjes se Ps ne lushnje she kryetarit te saj te bashkise Banda menaxhon tregun e fruta-perimeve. Nje ekonomi qe do ti sherbeje politikes she krimit serisht me vone.

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors