Xhelozia, i dashuri qellon vajzen me pas veten. Humbin jeten dy te rinjte

I dashuri qellon vajzen me pas veten. Ky episod si ne filma ka tronditur qytetin e Elbasanit ku dy studente kane perfunduar viktima te xhelozise. Policia e cila ndodhet ne vendngjarje ka mesuar emrin e vajzes. Vajza 19 vjece quhet Gentiana Kllogjeri dhe ishte studente ne vitin e parë të degës infermieri në shkollën 'Medicom' në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka identifikuar të riun që paraditen e sotme qëlloi për vdekje një studente dhe më pas mbi veten e tij. Burime zyrtare të policisë lokale thane se “autori i ngjarjes së rëndë është Dritan Tefiku, 25 vjeç, nga Elbasani”. Të njëjtat burime thanë se 25 vjeçari, që ndërroi jetë në spitalin kirurgjik të qytetit, nuk posedonte asnjë dokument identifikimi, përveçse një letër, përmbajtja e së cilës ende nuk është bërë e ditur.
Sipas policise ngjarja ka ndodhur per motive xhelozie ne ambientet e shkolles ku dy te rinjte jane grindur dhe me pas djali ka qelluar vajzen me arme. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, 25 vjeçari ka hyrë i armatosur në klasën ku mësonte Gentiana Kllogjeri, studente e vitit të parë dega infermieri, dhe ka fyer profesorin dhe terrorizuar studentët e tjerë. Më pas ai ka qëlluar në drejtim të Gentiana Kllogjerit dhe vetes. Dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku dhe kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Nga të dhënat e para të policisë, dy të rinjtë, viktima të kësaj ngjarjeje, kishin një lidhje dashurie me njëri-tjetrin dhe dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie. (Balkanweb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors