I dashuri e hodhi nga dritarja, pasi ajo i kishte kërkuar të ndaheshin

Ngjarja e një dite më parë do të komentohet gjatë edhe për faktin se ndodhi në ambientet e një shkolle. Por ky nuk është rasti i vetëm në Elbasan. Më 20 shtator një 18 vjeçare e hodhën nga dritarja dhe shkaku ishte një lidhje e mëparshme tashmë e përfunduar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 shtatorit dhe vajza shpëtoi vetëm falë një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Policia atëherë arrestoi ish të fejuarin esaj, i cili është shfaqur i penduar para pyetjeve të oficerëve gjyqësorë.

Sokol Kasa i arrestuar në tentativë për tu larguar është shprehur se ai e donte, por ajo ishte sjellë shumë keq me të dhe kur e ka hedhur ka qënë shumë i tronditur. Në deklaratat e tij ai e ka justifikuar veprimin për shkak të obsesionit që ai kishte për 18 vjeçaren.Kasa do të ndiqet penalisht për veprën penale të tentativës së vrasjes. Policia thotë se ngjarja ndodhi në ambientet e shkollës së mesme Pedagogjike Luigj Gurakuqi pas orës së parë të mësimit, kur Sokol Kasa ka hedhur nga dritarja e katit të dytë ish të fejuarën e tij pasi nuk kishte pranuar faktin se kjo lidhje tashmë kishte përfunduar. Fatmirësisht vajza pësoi disa dëmtime megjithëse gjendja e saj qe e rëndë ajo mundi të mbijetonte.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors