Festivali i Kenges, nen formulen e re

S’ka dyshim qe kete vit Festivali i Kenges ne RTSH do te bucase ndryshe ne kete edicion te tij te 46-te. Mjaft te mesosh emrat e prezantuesve te tij, pret dic ndryshe nga edicionet e shkuara. S’ka aspak te beje me ndonje prezantues te afirmuar te skenes shqiptare. Jane kengetare, qe ne edicionet e shkuara kane qene nen ethet e gares. Elsa Lila dhe Pirro Cako do te jene per tre net me radhe ne skenen e festivalit te madh te kenges. Ne asnje festival ne Shqiperi nuk ka ndodhur keshtu.

Terreni eshte i tyre, jane jo pak te sprovuar, jo vetem me skenen, por sidomos me skenat e festivaleve; Elsa Lila e ka fituar 2 vjet me radhe kete festival, kur ishte vetem nje 15-vjecare. E tani ajo do te jete prezantuesja apo pararoje e emocioneve te kolegeve te saj, qe presin pas skene nen dritherimat, qe vetem garat t’i falin. E kjo nuk eshte gjithcka. Nen nje formule krejt te re, qe nuk eshte pare ne asnje skene festivali ne Shqiperi, pos disa edicione shkuar ne San Remon e madhe te italianeve.

Ndonese kengetaret me ne ze te skenes shqiptare do garojne per Eurovizionin, jane te tjere - qe meritojne te quhen “kengetare te medhenj” - ata qe do te ngjiten ne skenen e festivalit. Jo per te qene ne gare, por per te qene pjese e formules se re, qe pas cdo kater kengetareve konkurrente do te interpretojne ne kete edicion te 46-te te festivalit, emra te njohur, si ai i Luan Zhegut, qe do te ngjiten ne skene per te interpretuar copeza te kengeve qe do te jene ne konkurrim. Por edhe Anjeza Shahini do te jete ne festival, ndonese jashte gares, duke u bere pjese e emrave “big” te muzikes shqiptare.

Ja nje risi e madhe, qe do t’i jape nje dinamike krejt tjeter dy neteve te para te festivalit te madh, pasi galaja e cmimeve do te jete e denje per nje festival, i cili tanime eshte mjaft i rritur, plot 46 vjec. Jane detaje dhe te ftuar te nje mbremjeje cmimesh qe organizatoret ne pjesen me te madhe te rasteve preferojne te mbeten te tilla, per t’i dhuruar publikut dhe te ftuarve emocione sa me te medha. Keshtu preferojne edhe organizatoret e ketij edicioni, qe te mbajne disa surpriza, disa emra te ftuarish sekrete.

Festivali, 14, 15 dhe 16 dhjetor

Gara e madhe e muzikes se lehte do te mbahet ne skenen e Pallatit te Kongreseve ne datat 14, 15 dhe 16 dhjetor, ku do te jene pjesemarrese 30 kompozime. Fituesi, tanime per te pestin vit me radhe, do te perfaqesoje Shqiperine ne EuroSong, ndaj edhe duket se gara do te jete forte. Kjo duket se ka bere edhe qe ketij festivali t’i rikthehen emrat me ne ze te muzikes se lehte shqiptare, qe per vite me radhe i paten kthyer shpinen festivalit. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors