Humor Shkodran -

Gezim Kruja

Pjesë nga libri "Qesh e njesh"

Hapja
Një ditë, një tip i çuditshëm më ndalon:
"Çfarë teme ka ai libri yt?" Unë i thashë:
"Kam mbledhur gazmoret e dialogjet ma të mira, që i kam shkruar prej vitesh, e tashti në demokraci."
"Ashtu, - më tha. Po a të del ndopak libër i trashë?" Po libri, mor i dashur, nuk vlerësohet nga trashësia, po ç'ka kanë shpikë trutë e mia. Ti Po ja ban si ja bani një përgjegjës i vatrës së kulturës në fshat, që shkon me ble pllaka gramafoni, se në atë kohë nuk kishte magnetofon, e i thotë shitësit, "M'i jep 200 pllaka gramafoni." Shitësi i thotë: "A don muzikë të lehtë apo të randë?" Fshatari i përgjigjet: "Çfarëdo muzike, se gomari ka me i bajtë."

Komisari
E more shoku Komisar, 45 vjet që e ke kullotë Partinë e Punës, vetë shkruj e vetë vulos, e njeri mos me të thënë mos. Tashti të kanë ra puplat, re nga fiku...
- Gabohesh djalosh, unë jam ai që kam qenë, unë nuk kam ra nga fiku, por ç'ti bësh, ka ra fiku...

Edukatorja
- O mami, o mami, du dy gurabija sot.
- Për ç'farë të duhen dy gurabija?
- Se njërën ma han edukatorja...

Transferimi
Dëgjo moj bijë, tani jam transferuar në Shkodër. Ti je vajzë e re, 17 vjeçe, e ke mendjen taralele. Shkodra është qytet i madh, qytet me kulturë, janë njerëz të humorit, janë qejfli. Ti, të pastë mamaja, shoqëroju me vajza e mos u ndalo me asnjë djalë, se kaq bukur ta prishin mendjen shkodranët, sa nuk ke qejf me u thanë Jo...

Doktori i psikiatrisë
- Doktor, po më merren mendt.
- A e din pse të merren mendt?
- Pse? - Ke kokën e madhe e trutë e vogla, e të sillen nëpër kokë. Derisa të zajnë vend trutë, mos u shqetëso.

Doktor ekspres
Burrë e gru shkojnë tek doktori: Doktor a mund t'ju shqetësojmë?
Doktori: Zhdeshu zojë!
Gruja: Burri ashtë i sëmurë, zotni doktor...
Doktori: Ashtu, atëherë burri juaj të nxjerrin vetëm gjuhën.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors