Turizmi kulturor, prioritet i qeverisë per 2011

Turizmi kulturor në Shqipëri është një nga prioritetet kryesore e Institutit të Monumenteve per vitin 2011.


Këtë gjë e theksoi drejtori i këtij instituti, Apollon Baçe, i cili theksoi se ky është edhe prioritet i qeverisë shqiptare e cila ka dhënë fonde të mjaftueshme për restaurimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës.


Restaurimi i radhës do të bëhet në kalanë e Lezhës ku sipas Baçes, do të ndërtohet një nga muzetë më të mirë arkeologjik që janë në vendin tonë si dhe shumë punime të tjera interesante. Gjithashtu do kete nje mirembajtje ne te gjitha monumented e kultures ne mbare shqiperine theksoi Baçe. Ky fond do promovoj kulturen shqiptare duke i afruar vizitoreve nje sherbim me te mire po ne te njejten kohe edhe do krijoje vende pune te reja.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors