Tirana akoma pa fitues, PS:Te shpalle rezultati, Ristani i KQZ: Do verifikojme tabelat

TIRANE- Një javë nga 8 maji,kur rreth 250 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të votuar, se kush do drejtojë bashkinë e kryeqytetit, ende nuk ka një rezultatet të çertifikuar nga KQZ nëse do jetë Edi Rama i PS-se apo Lulzim Basha i PD-së.



Sipas NEWS24 pranë Komisionit Qendror Zgjedhor kanë mbërritur tashmë 10 nga 11 procesverbalet e KZAZ-ve në Tiranë, ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor pritet të mblidhet sot pasdite për të përcaktuar dhe mënyrën dhe udhëzuesin si do bëhet verifikimi i rezultateve të procesverbaleve. Ristani: Tabela Permbledhese brenda 48 oreve nga mberritja e procesverbalit te fundit Majko i PS: KQZ te mos vonoje, Procesverbali i fundit i KZAZ 49 që i dha fitoren Ramës u firmos nga Numëruesit PD e PS, Basha ti respektoje firmëtarët. Berisha: Rama s'ka fituar zgjedhjet. Per Tiranen, fituesi del pas vleresimit te votave te kontestuara. Fakte se Basha ka me shume vota se 10-ta e Rames.

REZULTATI PER TIRANEN KQZ MBLIDHET SOT NE 18:00
Ora 14: 16 KQZ do të mblidhet sot pasdite për të përcaktuar dhe mënyrën dhe udhëzuesin si do bëhet verifikimi i procesverbaleve të 11 KZAZ-ve të Tiranës. Mbledhja është lënë të nisë në orën 18:00 ndërkohë që sipas NEWS24 në KQZ tashmë kanë mbërritur 10 nga 11 procesverbalet e KZAZ –ve në Tiranë. Në mbledhjen e mesditës së sotme kreu i KQZ, Ristani sqaroi se “Do kqyrim tabelat e KZAZ-ve, do kontrollojmë rezultatin e procesverbalit dhe do bëjmë hetim nëse përputhen rezultatet”

PS, MAJKO:RAMA FITUES NE KZAZ 49, NUMERUESIT PD-PS FIRMOSEN PROCESVERBALIN, BASHA T'I RESPEKTOJE
Ora 14:00 Partia Socialiste i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që “në një periudhë sa më të shpejtë të mbyllë e të deklarojë rezultatin e zgejdhjeve për Tiranën e për të gjithë Shqipërinë”. Nga selia rozë deputeti socialist Pandeli Majko iu drejtua të gjithë “publikut të kenë qetësinë e gadishmërinë për të ndjekur hap pas hapi i cili shpresoj të jetë sa më i shkurtër”

“Nga 485 kuti gjithsej në bashkinë e Tiranës,- tha Majko- jam këtu për tu treguar procesverbalin e fundit, e firmosur nga përfaqësuesit e PD e PS i cili i jep Ramës fitoren e postit të kryetarit.”
Sipas tij PS ka dokumentacion të plotë në respekt të ligjit e këto dokumente flasin qartë.”Shpresoj- vazhdoi Majko- se në respekt të ligjit KQZ do marrë një vendim sa më të shpejtë.”
Majko theksoi më tej se “Koha nuk pret. Si të majtët e të djathtët jemi të lodhur. Ka ardhur koha t’i japim fund lodrave të fjalëve. Fjalën e ka ligji dhe dokumentat e firmosur si nga komisionerët PD ashtu e PS.” Deputeti socialist i bëri thirrje PD që “së bashku me Bashën duhet të respektojnë firmat e numëruesve e komisionerëve të tyre.


RISTANI: DO VERIFIKOJME 11 TABELAT, REZULTATI,48 ORE ME VONE
Ora 11: 12 Kreu i KQZ-së në një pronocim për median deklaroi se “Procedurat ligjore janë parashikur në nenin 123 te Kodit Zgjedhor. Brenda 48 orëve do ketë tabelë përmbledhëse për Tiranën, nga momenti kur vjen tabela e fundit e KZAZ”. Ai informoi se deri tani ne KQZ kanë ardhur më shumë se gjysma e tabelave përmbledhëse nga 11 KZAZ-të e Tiranës, ndërsa sa i përket 15 fletëve te votimit për kryetar bashkie të gjetura në kutitë e kryetarëve për minibashkitë në njësinë numër 7, Ristani theksoi se është kopetencë e KZAZ-së për të vendosur në lidhje me këto fletë votimi.

KQZ NIS MBLEDHJEN
Ora 10: 19 KQZ nis mbledhjen me shqyrtimin e ankesave nga kandidatë që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 8 majit. Ende nuk ka nisur diskutimi për Tiranën.
Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor I PS-së, Genci Gjoncaj kërkoi që KQZ të përfundojë hedhjen e të dhënave sa I përket rezultateve të 11 minibashkive, të bëjë llogaritjet përfundimtare dhe më pas tu shpërndahen palëve. Kreu I KQZ nga ana e tij konfirmoi se do mblidhet tabela e rezultateve për gjithë KZAZ e Tiranës

Mbledhja nisi në orën 10:00 pas shtyrjes së mbledhjes së djeshme, e cila ishte e parashikuar rreth orës 18:00 dhe pritet të shoqërohet me diskutime të gjata, për të nxjerrë në fund rezultatin për kreun e ri të Bashkisë, nëse ky do të jetë Lulzim Basha apo Edi Rama.

SEQUI TAKON RISTANIN: BESIM SE KY PROCES DO PLOTESOJE STANDARDET
Ora 10: 03 Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka qenë sot paradite në KQZ për të zhvilluar një takim me Arben Ristan, kreun e këtij institucioni. Takimi ka zgjatur 30 minuta dhe është zhvilluar vetëm pak minuta para se të niste mbledhja për verifikimin e shifrave të procesverbaleve për të 11 minibashkitë në Tiranë. në një prononcim për median Sequi ka përsëritur apelin se zgjedhjet janë “test i rëndësishëm për BE-në” dhe ka shprehur “besim dhe mbeshtetetje tek institucionet“.

KQZ
Sipas rezultateve të 11 KZAZ-ve, ( te publikuara dje) Rama dilte fitues vetëm me 10 vota diferencë. Por KQZ tha dje se ka mospërputhshmëri mes rezultateve të procesverbaleve dhe asaj cka është pasqyruar në ekranin e madh të KQZ dhe urdhëroi mbledhjen e procesverbaleve të 11 minibashkive të Tiranës për të bërë verifikimin e rezultateve të tyre.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, në procesverbale mund të bëhen edhe gabime, prandaj KQZ-ja po i verifikon edhe njëherë. “Në bazë të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, KQZ e shpall rezultatin pasi të ketë verifikuar të gjitha të dhënat e tabelave të qendrave të votimit, KZAZ”, - u shpreh dje zedhenesi i KQZ, Lushi. “Aktualisht, rezultati paraprak rezulton i pakuptimtë, pasi kandidatët u ndanë me një rezultat fare të ngushtë, flitet për 10 vota plus në favor të Ramës, por është njerëzore që të ketë edhe gabime gjatë hedhjes së rezultatit. KQZ po verifikon edhe njëherë procesverbalet e të gjitha qendrave të votimit në Tiranë”, - vazhdoi dje zëdhënësi i KQZ-së.

Sipas procesverbaleve të njësisë nr.5, KZAZ 49 e cila vendosi kufirin ndarës mes dy kandidatëve, Edi Rama e ka fituar garën me 10 vota plus, por ky procesverbal ende nuk është certifikuar nga KQZ.

Ndërkohë që PD nxjerr pretendime se janë nxjerrë si të pavlefshme fletë votimi në favor të kandidatit Lulzim Basha, në KZAZ e njësisë 7. Sipat tyre këto fletë janë nxjerrë të pavlefshme vetëm se ishin futur në një kuti tjetër nga ajo për votat për kryetar bashkie. por për PS kjo është në shkel

KZAZ 49 E NJESIA 5
Kutia e fundit e KZAZ 49 në njësinë 5 nxori në avantazh Ramën me 66 vota. Nga procesverbali i kësaj kutie rezultonte se kandidati Lulzim Basha kishte marrë 154 vota, kandidati Edi Rama kishte marrë 220 vota dhe Hysni vetëm 4 vota
Në total në njësinë 5 Rama mori 19107 vota kundrejt Bashës i cili mori 14442 vota, me një diferencë në favor të Ramës me 4465.

Nga përllogaritjet rezulton se diferenca e Ramës me Bashën në total është 10 vota, pasi në kutinë e parafundit te certifikuar ne KQZ Basha rezultonte me nje diference prej 56 votash më tepër. Ndërsa në kutinë e fundit te certifkuar nga KZAZ 49 Rama mori 66 vota. C’ka do te thote 10 vota më tepër se Basha në totalin e gjithë votave për kryeqytetin. Por rezultati i fundit i KZAZ 49 të njesise 5 për kutine 65 ende nuk është certifkuar nga KQZ i cili do bëjë verifikimin e gjithë procesverbaleve të 11 njësive në Tiranë.
(s.g/BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors