PS do të qeverisë rreth 2.5 milionë shqiptarë, PD, rreth 650 mijë


Socialistët në zgjedhjet e 2011 kanë fituar gjithsej 38 bashki ndërsa demokratët 28 prej tyre. Këto janë shifrat zyrtare e dhëna nga KQZ-ja. Bashkitë e fituara nga PS janë bashkitë me numër më të madh banorësh, pra bashkitë e mëdha të vendit me shumë
komunitet njerëzor. Bashkitë e fituara nga PD janë bashki të vogla. PS do qeverisë mbi 2.5 milionë shqiptarë, pas fitores së djeshme në Tiranë kurse PD rreth 650 mijë shqiptarë.


Rezultatet per PS
1. Berat PS
2. Ura Vajgurore PS
3. Kuçovë PS
4. Poliçan PS
5. Burrel PS
6. Shijak, PS
7. Maminas, PS
8. Fushë-Krujë PS
9. Gramsh PS
10. Fier PS
11. Patos PS
12. Lushnje PS
13. Divjakë PS
14. Ballsh PS
15. Gjirokastër PS
16. Kelcyrë PS
17. Përmet PS
18. Tepelenë PS
19. Memaliaj PS
20. Maliq PS
21. Ersekë PS
22. Pogradec PS
23. Krumë PS
24. Laç PS
25. Mamurras PS
26. Rrëshen PS
27. Rubik PS
28. Kavajë PS
29. Vlorë PS
30. Konispol PS
31. Sarandë PS
32. Himarë PS
33. Orikum PS
34. Selenicë PS
35. Korce PS
36. Durres PS
37. Elbasan PS
38. Tiranë PS


Rezultatet per PD
1. Çorovodë LSI+PD
2. Bulqizë PD
3. Peshkopi PD
4. Klos-Mat PD
5. Manëz PD
6. Sukth PD
7. Krujë PD
8. Belsh PD
9. Cërrik PD
10. Librazhd PD+PDIU
11. Përrnjas PD
12. Peqin PD
13. Roskovec, PD
14. Libohovë PD
15. Bilisht PD
16. Leskovik PD
17. Kukësi PD
18. Bajram Curri PD
19. Lezhë PD+LSI
20. Koplik PD
21. Fushë-Arrëz PD
22. Puke PD
23. Vau-Dejës PD
24. Rrogozhinë PD+PDIU
25. Kamëz PD
26. Vorë PD
27. Delvinë PD
28: Shkoder PD


Dalin rezultatet e para për Njësitë Bashkiake

TIRANË - Pas mbylljes së rezultatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe këshilltarëve të saj, në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në kryeqytet kanë nisur numërimet për krerët dhe këshilltarët e minibashkive. Gjashtë ditë pas zgjedhjeve vendore të 8 majit dhe një numërimi tepër të ngadaltë për kreun e Bashkisë së Tiranës, po dalin dhe rezultat e para për njësitë bashkiake. Deri mbrëmjen e djeshme nuk janë raportuar probleme dhe ecuria e procesit ka qenë tepër normale. Më poshtë do të paraqiten kutitë e numëruara dhe rezultatet që transmetohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për çdo njësi bashkiake.


Njësia 1
Në Njësinë Bashkiake numër 1 në kryeqytet ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjen e kryetarit të saj. Kandidatja e koalicionit "Aleanca për të Ardhmen" e propozuar nga Partia Socialiste, Lindita Nikolla, ka fituar betejën kundrejt kandidatit të koalicionit "Aleanca për Qytetarin" të propozuar nga Partia Demokratike, me një diferencë prej 1210 votash. Kandidatja socialiste ka marrë 9985, duke fituar në këtë mënyrë mandatin e tret për drejtimin e kësaj minibashkie, kundrejt rivalit demokrat me 8775.


Njësia 2
Kandidati i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Elez Gjoza, që garon nën siglën e "Aleancës për Qytetarit", kryeson garën kundrejt kandidatit socialist Artemon Cukalla. Ky i fundit, i cili garon nën siglën e "Aleaancës për të Ardhmen" është 1070 prapa rivalit të tij. Në këtë njësi vendore ku kanë mbetur dhe 9 kuti pa u numëruar, sipas rezultateve zyrtare të institucionit të administrimit të zgjedhjeve, kandidati i "Aleancës për Qytetarin" udhëheq garën.


Njësia 3
Një garë e fortë po zhvillohet në Njësinë Bashkiake numër tre në kryeqytet. Kandidati i Partisë Socialiste, Enver Sulollari pas tetë kutive të numëruara nga 32 gjithsej është 50 vota përpara kandidat të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Kokona. Përfaqësuesit e të dyjave forcave politike kanë pasur një ulje ngritje të pozicioneve pas hapjes së disa kutive. Deri mbrëmjen e djeshme, kandidati i "Aleancës për të Ardhmen" udhëheq garën minimalisht kundrejt kandidatit të "Aleancës për Qytetarin".


Njësia 4
Kur s'janë numëruar rreth gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Demokratike, Hysen Xhura po kryeson garën kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste. Sipas të dhënave të marra nga KQZ, garuesi nën siglën e "Aleancës për Qytetarin" ka 761 vota më shumë se rivali i tij i "Aleancës për të Ardhmen". Kur mbeten dhe 28 kuti për t'u numëruar, kandidati demokrat ka marrë 3934 vota, ndërsa kandidati socialist numëron 3173 të tilla.


Njësia 5
Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor numër 49 në kryeqytet, ku ishin të fokusuar të gjitha mediat dhe sytë e opinionit publik, pasi ishte dhe zona e cila shpalli fituesin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në këtë njësi e majta ka fituar më shumë se 4 mijë vota ndaj të djathtës. Për Njësinë Bashkiake numër 5 garon kandidatja e Partisë Socialiste, Jeta Seitaj, kundrejt kandidates së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho. Numërimi pritet të nisë ditën e sotme.


Njësia 6
Kryetarja aktuale e Njësisë Bashkiake numër 6, Luzhiana Abazaj, e cila garoi në zgjedhjet e 8 majit nën siglën e koalicionit "Aleanca për Qytetarin" është në dizavantazh kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Krenar Cenollari, që garon nën siglën e koalicionit "Aleanca për të Ardhmen". Nga 37 kuti të numëruara nga 51 të tilla, kandidati socialist ka marrë 8183 vota, ndërsa kundërshtarja e tij ka marrë 7260 të tilla. Kanë mbetur pa numëruar dhe 14 kuti votimi.


Njësia 7
Kur kanë mbetur pa numëruar dhe 14 kuti në Njësinë Bashkiake numër 5, kandidati i Partisë Socialiste, Erion Koka, kryeson garën me 793 vota ndaj rivalit të tij të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Krenar Alimehmeti. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se për 36 kuti të numëruara nga 50, kandidati i koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Erion Koka, ka marrë 9774 dhe kandidati i "Aleancës për Qytetarin" ka marrë 8981.


Njësia 8
Kandidati i Partisë Republikane, Arben Tafaj, është pranë një mandatit të katërt në krye të njësisë Bashkiake numër 8. Nga 13 kuti të numëruar, garuesi nën siglën e koalicionit "Aleanca për Qytetarin" ka fituar 4112 vota ndërsa rivali i tij i kandidatit të Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi, që garon për "Aleancën për të Ardhmen" ka marrë 2560. Në këtë njësi kanë mbetur për t'u numëruar 17 kuti. Nga rezultati paraprak, garuesi i Partisë Republikane është 1522 përpara.


Njësia 9
Në këtë Njësi Bashkiake gara sapo ka filluar. Kryetari aktual i kësaj bashkie, i cili përfaqëson Partinë Socialiste, Armond Halebi, është vetëm 60 vota përpara kandidatit që përfaqson Partinë Demokratike, Indrit Fortuzi. Për të numëruar kanë ngelur dhe 38 kuti votimi. Nga kutitë e para rezultatin se kandidati i "Aleancës për të Ardhmen" ka marrë 882 vota, ndërsa kandidati i "Aleancës për Qytetarin" ka marrë 822 vota. Këto janë të dhënat deri në orët e mbrëmjes së djeshme nga KQZ-ja.


Njësia 10
Një tjetër rezultat për minibashkitë e Tiranës është mbyllur. Kandidati i Partisë Demrokratike, Blendi Fuga, ka fituar betejën elektorale të 8 majit përballë kandidates të Partisë Socialiste, Enada Alikaj. Fituesi që garoi nën siglën e koalicionit "Aleanca për Qytetarin" ka marrë 6748 vota ndërsa kandidatja e koalicionit "Aleanca për të Ardhmen" ka marrë 5060. Deri mbrëmjen e djeshme nuk janë bërë të ditura kontestime apo të jenë denoncuar parregullsi të procesit.


Njësia 11 (26/55 kuti)
Kur janë kaluar më shumë se gjysma e kutive të votimit për t'u numëruar në Njësinë Bashkiake numër 11, kandidati i Partisë Demokratike, Haki Mustafa është në avantazh me 918 përpara. Kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin" garon për një mandat të katërt në drejtim të kësaj njësie vendore. Nga rezultati paraprak i publikuar nga KQZ, garuesi demokrat ka marrë 6117 vota ndërsa rivali i tij, kandidati i Partisë Socialiste, Naim Asllani, ka marrë 5199 vota.


Tabela e rezultateve për kandidatët e njësive bashkiake
Njësia 1 (E mbyllur)
Lindita Nikolla, PS 9985
Agron Seseri, PD 8775
Fiton kandidatja socialiste me 1210 vota diferencë.


Njësia 2 (45/54 kuti)
Artemon Cukalla, PS 12723
Elez Gjoza, LSI 13793
Mbeten dhe 9 kuti pa numëruar, Gjoza është 1070 vota përpara.


Njësia 3 (8/32 kuti)
Enver Sulollari, PS 2220
Ilir Kokona, PD 2070
Mbeten edhe 24 kuti pa numëruar, Sulollari është 50 vota përpara.


Njësia 4 (15/43 kuti)
Vahid Kalaja, PS 3173
Hysen Xhura, PD 3934
Mbeten edhe 28 kuti pa numëruar, Xhura është 761 vota përpara.


Njësia 5 (65/65 kuti)
Jeta Seitaj, PS -
Erisa Xhixho, LSI -
Procesi i numërimit nuk ka filluar për minibashkinë.


Njësia 6 (37/51 kuti)
Krenar Cenollari, PS 8183
Luzhiana Abazaj, PD 7260
Mbeten edhe 14 kuti pa numëruar, Cenollari është 923 vota përpara.


Njësia 7 (36/50 kuti)
Erion Koka, PS 9774
Krenar Alimehmeti, PDIU 8981
Mbeten edhe 24 kuti pa numëruar, Koka është 793 vota përpara.


Njësia 8 (13/30 kuti)
Sadi Vorpsi, PS 2560
Arben Tafaj, PR 4112
Mbeten edhe 17 kuti pa numëruar, Tafaj është 1552 vota përpara.


Njësia 9 (3/41 kuti)
Armond Halebi, PS 882
Indrit Fortuzi, PD 822
Mbeten edhe 38 kuti pa numëruar, Halebi është 60 vota përpara.


Njësia 10 (E mbyllur)
Enada Alikaj, PS 5060
Blend Fuga, PD 6748
Fiton kandidati i Partisë Demokratike me 1688 vota diferencë.


Njësia 11 (26/55 kuti)
Naim Asllani, PS 5199
Haki Mustafa, PD 6117
Mbeten edhe 29 kuti pa numëruar, Mustafa është 918 vota përpara.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors