KQZ shpall rezultatin Lulzim Basha zyrtarisht kreu i ri i Bashkisë së Tiranës

TIRANË- Në 8 maj kryeqytetasit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre, por u deshën plot 15 ditë me debate, protesta, kontestime e akuza për tu shpallur rezultati përfundimtar i Tiranës.

Më 23 maj në orën 23:04 KQZ i dha fund pritjeve duke shpallur fitues kandidatin Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati tjetër Edi Rama. Me 4 vota pro dhe 3 kundër KQZ i dha përfundimisht miratimin kandidaturës së Bashës.

Prej mbrëmjes së sotme Lulzim Basha është kryebashkiaku zyrtar, edhe pse PS e ka ankimuar cështjen në Kolegjin Zgjedhor, i cili pritet të japë verdiktin e tij, në favor të Bashës apo Ramës.

KQZ, SHPALL LULZIM BASHËN SI KREUN E RI TË TIRANËS
Ora 23:04 Me katër vota pro dhe dy kundër KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar për kreun e bashkisë së Tiranës. Kandidati demokrat Lulzim Basha është zyrtarisht kreu i ri i bashkisë së Tiranës me 81 vota me shumë se kandidati i PS Edi Rama.

REPLIKA GJONCAJ-RISTANI
Ora 22:51 Përfaqësuesi i PS Gensi Gjoncaj ka replikuar me kraun e KQZ Arben Ristani duke i thënë se tashmë cdo shqiptar është i lirë të kandidojë për kryetar bashkie pasi aim und të shpallet fitues nga tavolina e KQZ.
‘Pas kësaj që keni vendosur dhe do të vendosë pas disa minutash cdo kush në këtë vend ka të drejtë të kandidojë dhe të bëhet fitues jo me votën e popullit por në tavolinë. Gjithcka ca kishte synim në këto 5 ditë mbledhje ishte ndryshimi i vendimit për Tiranën.
Ndërkohë kreu i KQZ Arben Ristani tha se KQZ po përpiqet të pasqyrojë vetëm realitetin. ‘Marrja e rezutatit në tavolinë është kur përdoren truke procedurale për të ndryshuar realitetin, ne po pasqyrojmë realitetin, por ju nëpërmjet trukeve procedurale doni të ndryshoni rezultatin’,- theksoi Ristani

GJONCAJ: E VETMJA KOPETENCË E KQZ TË BËNTE SHUMATOREN E 11 KZAZ
Ora 22:40 Pas anullimit të kërkesës së PS për të shtyrë shüpalljen e rezultatit përfundimtar për Tiranësn përfaqëusesi i PS në KQZ Genci Gjoncaj ka marrë fjalën duke rënditur shkeljet që KQZ ka kryer me këtë vendim.
‘Jemi në përfundim të një procesi për përfundimin e tabelës për Tiranën. Ky proces ka ardhur në shkelje të hapur të ligjit dhe Kodit Zgjedhor. Teksa dëgjova diskutimet e anëtarëve të KQZ se tashmë në do bëjmë aritmetikën e rezultateve, kjo është detyra e KQZ, por pse nuk e bëtë kur duhet, kjo duhet të ishte bërë dhe kjo është ajo që kemi kërkuar, më së fundi KQZ u bind se duhet të bënte vetëm aritmetikën e rezultateve të 11 KZAZ’,- deklaroi Gjoncaj.
Ndërkohë që Gjoncaj renditi shkeljet që sipas saj gjatë këtij procesi ka kryer KQZ me vendimarrjen e saj.
“Ky është një process që nuk mund të marrë vendimin për një process të rregullt ligjor. Ai ka sjellë shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor se ka ndryshuar tabelat e rezultateve, është ndërhyrë pa procedurë ankimore duke ndryshuar tabelat e rezultateve të Tiranës dhe duke ndryshuar vendimet e tyre, duhet të sjellë në veëmednje se vendimmarja e deri tanishme e KQZ është marrë me 4 vota pro pa korumin e përcaktuar nga KQZ që e bën të pavlefshme vendmimarrjen e saj . KQZ nuk ka pasur asnjë kopetencë për të ndryshuar vendimmarjen e KZAZ, pasi e vetmja kopetencëe ka qënë tabela përmbledhëse të madhe për Tiranën. E vetmja kopetencë e KQZ të bënte shumatoren e 11 kzaz. Ky vendim ka ardhur për arsye se KQZ përcaktoi rregullat për përgatitjen e rezultatit të Tiranës. Ju po ndryshoni rezutlatet e KZAZ. Ka ardhur përsëri me përcaktimëet ligjore se me vendimarrjen e saj janë rivlersuar sit ë vlefshme votat e shpallura të pavlefshme’,- theksoi Gjoncaj.

GJONCAJ: DUA TË RISHIKOJ MATERIALET QË KENI NDRYSHUAR NË TABELËN PËRMBLEDHËSE
Ora 22:37- Përfaqësuesi i PS-së Genc Gjoncaj kërkoi në mbledhjen e KQZ-së të rishikojë materialet e ndryshuara aktualisht në tabelën përmbledhëse, pasi sipas tij nuk i ka këto të dhëna që ia garanton ligji.
“Duke qenë se do shpallni rezultatin përfundimtar, duke qënë se janë bërë ndërhyrje në tabelën përmbledhëse dua të rishikoj materialin e ndryshimeve që keni bërë në tabelën përmbledhëse”, tha Gjoncaj.
Kryetari Ristani nuk e miratoi edhe këtë kërkesë.

KQZ , RRËZON KËRKESËN E PS PËR ANULLIMIN E SHPALLJES SË REZULTATIT PËRFUNDIMTAR
Ora 22:29 KQZ me 4 vote pro dhe 2 kundër ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të PS për të pezulluar vendimin për shpalljen e vendimit përfundimtar për kreun e bashkisë së Tiranës.
Sipas kreut të KQZ kërkesa e PS është e pabazuar në ligj dhe jo logjike.
‘Lidhur me kërkesën për pezullimin e shqyrtimit nuk mund të kemi një mendim tjetër, kërkesa është e pa bazuar në ligj dhe pa arsyetim logjik. Nuk po zgjidhim një mosmarrëveshje dhe ta zgjidhim, por po ushtrojmë vendimarrjen tonë. Kërkesa juaj është alogjike, pasi i keni kërkuar gjykatës të ndërpresim një vendim, ta ndërpresim shpalljen e rezultatit derisa gjykata ta marrë vendimin është alogjike’, -nënvizoi Ristani.

SUBASHI: KU JANË TABELAT PËR CDO QENDËR VOTIMI?
Ora 22:27- Teksa KQZ-ja pritet të shpallë rezultatin për Tiranën mbledhja shoqërohet me debate. Nënkryetarja Subashi deklaron se ajo nuk ka në tryezë ne saj rezultatet e 854 qendrave të votimit ashtu sic rekomandon neni 123.

“Neni 123 kërkon që të jenë të pasqyruara të gjitha qendrat e Tiranës, pra të pasqyrohen tabelat e cdo qendre votimi. Është hera e parë që KQZ shpall një rezultat pa pasur tabelat e grupeve të numërimit në KZAZ. Problemi është që unë dua të shikoj tabelat. Dua të shikoj këto materiale”, tha Subashi.

ZGURI: KA RRUGË LIGJORE PËR TË KUNDËRSHTUAR
Ora 22:24 Klement Zguri anëtar i KQZ tha se vendimi për shpalljen e Tiranës duhet të merret, më pas cdo subkjekt mund të ankimojë vendimin e KQZ.‘Merret një vendim kundër, por pasi vendimi merr formë nuk mund të kundërshtohet. Cdonjëri ka detyrim për ta kundërshtuar. Ka rrugë ligjore për tu ankuar në Kolegj. Në të kundërt jemi të detyruar për të respektuar vendimin e KQZ',- tha Zguri.

SUBASHI: DUA 24 ORË PËR TË PARË SHIFRAT
Ora 22:16 nëkryetarja e KQZ ka kërkuar 24 orë kohë për të parë tabletat e 11 njësive në kryeqytet nga të cialt do të shpallet rezultati përfundimtar për kreun e bashkisë së Tiranës.
“Pak ditë më parë kam kërkuar njerrjen e tabelës së KZAZ 49. Më cudit fakti se vetëm për gjysëm ore na vijnë tabelat për 11 njësi që askush nuk i ka parë. Shikohet njëanshmëria në rezultatin e Tiranës dhe në shqyrtimin e mbledhjeve, dua 24 orë për të parë shifrat’,- deklaroi Subashi.

GJOCAJ: KQZ ËSHTË PADITUR NE GJYKATË DHE NUK DUHET TË SHPALLË REZULTATIN
Ora 22:11 Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ në u kërkoi kreut të këtij institucioni që të mos shpallë vendimin përfundimtar për Tiranën pasi KQZ është e paditur në Gjykatën e Apelit dhe nuk mund të marrë një vendim të tij ndërkohë që ka një padi ndaj saj.
‘Jemi përpara faktin se KQZ është paditur në gjykatën e Apelit në Kolegjin Zgjedhor në Tiranë. Pra kjo cështje është objekt shqyrtimi dhe kj cështje nuk mund të vendoset ndërkohë që është në shqyrtim nga ana e gjykatës. Ekzistion ky moment procedurial dhe duhet të mbahet parasysh nga KQZ përderisa kjo cështje i është drejtuar gjykatës’,- deklaroi Gjocaj.

KQZ SHPALL TABELËN PËRMBESHËSE PËR TIRANËN, BASHA NË AVANTAZH ME 81 VOTA
Ora 22:00 KQZ ka ndryshuar tabelën e saj përmbledhëse të rezultateve për Tiranën në faqen e saj on-line. Kjo tabelë pritet që të miratohet në mbledhjen që KQZ ka parashikuar në orën 22:00. Nga kjo tabelë kandidati i PD Lulzim Basha ka marrë 124786 vota, kandidati I PS Edi Rama ka marrë 124705 vota, Hysni Milloshi I PKSh ka marrë 1394 vota. Në tabelën përmledhëse të KQZ Basha është në avantazh me 81 vota. Sipas KQZ ne kryeqytet ka gjithsej 250 880 vota të vlefshme për Tiranën, Nga këto vota KQZ pritet të miratojë vendimin për Tiranën.

KQZ MIRATON TABELËN PËR KZAZ 49
Ora 21: 34 KQZ pas shumë debatesh të cilë kanë shoqëruar jo vetëm mbledhjen e sotme ka miratuar tabelën përmlbedhëse të rezultateve për KZAZ 49, respektivisht njësia numër 5. Miratimi i tabelës së KZAZ 49 i hap rrugën miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve për kreun e bashkisë së Tiranës e cila do të dalë nga shumatorja e 11 njësise të kryeqytetit. Nga rezultatet e kësaj KZAZ për 65 kutitë e numëruara kandidati i PS Edi Rama ka marrë 19154 vota, kandidati i PD Lulzim Basha ka marrë 14491 vota, Hysni Milloshi ka marrë 149 vota. Përfaqësuesit e PS-së në KQZ kundërshtuan miratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ nr. 49, me pretendimin se për këtë çështje duhet të shprehet më parë Kolegji Zgjedhor.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjoncaj i kërkoi KQZ-së të mos shpallë asnjë rezultat derisa pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor për tabelën përmbledhëse të KZAZ-së 49 dhe kërkoi që të pezullohet vendimi për këtë projekt deri sa të shprehet Kolegji Zgjedhor. Ky propozim u hodh poshtë nga kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, i cili e konsideroi këtë kërkesë si "jo logjike".

GJONCAJ: TABELA E KZAZ 49, DUHET TË SHPREHET KOLEGJI ZGJEDHOR
Ora 21:20- Me rinisjen e mbledhjes së KQZ-së Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genci Gjoncaj i ka kërkuar KQZ-së të mos shpallë asnjë rezultat përderisa pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor për tabelën përmbledhëse të KZAZ-së 49.
“Është paraqitur kërkesë padia që i përket palëve ku ka paditur KQZ. Vendimin për tabelën përmbledhëse për KZAZ 49 nuk mund ta marrë KQZ-ja pa u shprehur Kolegji Zgjedhor”.
Gjoncaj theksoi më tej se “Kërkojmë që të pezullohet vendimi i këtij projekt vderi sa të shprehet Kolegji Zgjedhor”.

SHIU NDËRPRET PROTESTËN E PS
Ora 20:22 Ka përfunduar edhe për sot protesta e Partisë Socialiste dhe mbështetësve të saj para KQZ. Kushtet e papërshtatshme atmosferike bënë që protesta e socialisteve të përfundojë më shpejt sec ishte parashikuar. NEWS24 rapoton se edhe gjatë kësaj proteste kanë folur mbështetës dhe deputetë socialist ku ka rënë në sa fjalë e deputetit Taulant Balla i cili ka deklaruar se nëse KQZ do e miratojë projekt/aktin do ketë një reagim ekstrem duke mos njohur qeverinë. Gjithashtu Balla ka theksuar se cdo vendim që merr KQZ është i paligjshëm. Protesta e PS ka mpërfunadur me thirrjen nga ana e PS për qytetarët që të mblidhen sërisht nesër në orën 10:00 para KQZ.

MIRATOHET PR/AKTI, KQZ MERR 20 MINUTA PUSHIM
Ora 20:10- Kryetari i KQZ-së Arben Ristani pas miratimit me debate të projekt/aktit për rezultatin e Tiranës ka kërkuar një pushim 20 minutësh për të rinisur më pas me miratimin e tabelës përmbledhëse për KZAZ-në 49. Projekt akti mori 4 vota pro dhe 3 kundër dhe u miratua pas 3 orësh debate.

ZGURI: VOTA SHPREH VULLNETIN E POPULLIT
Ora 19:28 Anëtari i KQZ Klement Zguri tha se problematika e hedhjes së votës në kutinë e gabuar është bërë dhe nga komisionerët socialist kështu që kj oështë një procedurë e saktë, pasi nuk mund të nxirret e pavlefashme një votë që shpreh vullnentin e qytetarëve.
‘Nuk mund të nxirret e pavleshme një votë që shpreh vullnetin e qytetarëve. 18 .5. 2011 ka kërkuar se procesi ka pasur një moment se qytetarët në momentin e hedhjes së votës së tyre kanë ngatëruar kutinë. Pra PS ju ka bërë më dije problematikën. Na duhet të njohim trajektoren e kërkesave dhe sot jemi para një problemi të tillë. Është vendosut një standart, në 2001 kemi numëruar vota për Dushkun, Paskuqanin, Dibrën dhe njësi administrative në Durrës dhe Tropojë. Është një procedurë që KQZ e ka vendosur me mirëkuptim’,- deklaroi Zguri.

SUBASHI: VENDIMET E KQZ TË NJËANSHME
Ora 19:00 Sipas nënkryetares së KQZ Deshira Subashi, vendimet e KQZ janëtë njëanshme dhe të parregullta.
‘Ky akt denoncon parregullshëmërinë e vendimmarjes së KQZ. Neni 33 I Kodit Zgjedhor flet për detyrat e KZAZ. Nuk ka asnjë lidhje me vendimarrejn e KQZ. Në të 10 njësitë zgjedhore të Tranës rezultati zgjedhor ka vendimmarrje. E vetmja që nuk ka është njësia 49 e cila i është referuar për vendimmarrjen KQZ . Kryetari nuk thirri mbledhjen për ta bërë këtë mbledhje, unë dhe kolegu im e kërkuam, por ende sot nuk është zhvilluar. A nuk është kjo një fakt i vendimmarrjes së një anshme.”,- tha Subashi.

PËRFAQËSUES TË PS PROTESTOJNE JASHTË KQZ-së
Ora 19:00- Teksa brenda KQZ-së po diskutohet pr/akti për rezultatin e Tiranës, jashtë ambinteve të saj përfaqësues të opozitës, të kryesuar nga deputetët e PS-së kanë nisur protestën, e cila kundërshton cdo vendim që merr KQZ-ja.

SUBASHI: KQZ KA NDRYSHUAR PROJEKTAKTIN
Ora 18:45 Nënkryetarja e KQZ në fjalën e saj tha se KQZ ka ndryshuar projektaktin që ai ka paraqitur anëtarëve të këtij komisioni, ndërkohë që theksoi se projektatkti është I deformuar në kontekstin ligjor.
“Kjo vendimmarje për Tiranën erdhi papritur, një projektakt që sot papritur u gjend në tavolinënë tonë. Akti thonte duhet të pezullohet nxjerrja e rezultatit për Tiranën dhe të bëhej numërimi i votave të gjendura në kutitë e gabura të cilat ishin të panumëruara,. Sot kemi një projektakt të ndryshuar që në kokën e tij se në aktin e parë u fol për vota për kryetarin e bashkisë së madhe sot ai përfshin gjithë njësitë e Tiranës.Ndryshimi i dytë është se projektakti i parë kishte me pak fjalë pjesën shpjeguese, ky është i vecantë. Në gjykimin tim vlerësoj se është një akt i deformuar në kontekstin ligjor dhe konfuz nga arsyetimi dhe kontradiktor nga mënyra si trajton problemet’,- deklaroi Subashi.

LAZE: PR/AKTI I KQZ DUHEJ TË ISHTE MIRATUAR MË PARË
Ora 18:34 Anëtari i KQZ, Laze theksoi se projektakti i paraqitur nga KQZ është akt normative dhe për këtë arsye duhet të ishte paraqitur më parë.
‘Ky projekvendim e ka kokën për vlerësimin e fletëve të votimit të pavlerësuara për kryetarin e bashkisë dhe për kryetar njësie dhe për këshillat baashkiak. Sa i përket debatit nëse është akt normative apo jo unë them se është normativ. Arsyeja është për mënyrën e paraqitjes së këtij akti. Si akt normativ që vendos rregulla të forta duhet të ishte miratuar 6 muaj para fillimit të ditës së votimit,- theksoi Laze.

PS PRITET TË NISË PROTESTËN
Ora 18:17 Teksa KQZ vijon debatet për projektaktin, mbështetës të shumtë të PS kanë nisur grumbullimin para KQZ për të protestuar vendimet e fundit këtij institucioni per rinumërimin e fletëve të kontestuara të cilat do të jenë vendimtare ne përcaktimin e rezultatit të Tiranës. Kjo është dita 6- të që qindra mbështetës socialist i përgjigjen thirrjes së Partisë Socialiste për të mbrojtur sipas saj cënimin e votës. Policia ka blinduar me forca të shumta KQZ si cdo protestë të mbajtur nga PS këto ditë.

MANJANI: VOTA TË SHKOJË NË DESTINACIONIN E DUHUR
Ora 17:53 Përfaqësuesi i LSI në KQZ Ylli MAnjani deklaroi se veprimi i KQZ për rinumërimin e fletëve të kontestuara ishte vendimi i duhur pasi në radhë të parë vjen interesi i votuesit.
‘KQZ kishte dy mundesi ose ta injoronte këtë fakt, duke shkelur barazinë e votës ose të gjente nje zgjidhje dhe ju zoti kryetar e gjetët një zgjidhje pavarësisht se u kundërshtua, vota meriton të shkojë në destinacionin e duhur. Në radhë të parë interesi i votuesit.’, - theksoi Manjani.

KOSOVRASTI: PS NË 2009 ‘DUA TË SHOH VOTËN TIME’, SOT NUK DO
Ora 17: 40 Sipas Njazi Kosovrastit KQZ vetëm ka bërë të mundur vlerësimin e votave të qytetarit në bazë të rregullave, pasi ajo ndodhi nga një gabim njerëzor. Ndërkohë që solli në vëmendje vitin 2009 ku PS ka bërë protesta që ajo të shihte votën e saj, tashmë sipas Kosovrastit ajo po bie në kundërshtim me ato që ajo vetë ka kërkuar.
‘Ne vendosem që vota të vlerësohet dhe numërohet, Kodi ka bërë kujdes për votën e qytetarit. Ai thotë që qytetari kur voton gabim vjen kthehet dhe i kërkon komisionit një fletë tjetër, po e bëri përsëri nuk ja jep. Vijmë në rastin konkret ashtu sic gabon në fletëtn e votimit kur shënon për kansdidatin ai gabon edhe në hedhjen e kutisë së gabuatr, pork y gabim nuk rregulohet në vend, ndaj meqënëse gabimi ishte njërëzor dhe fleta është në kuti dhe ka sigurinë që agjë e keqe nuk mund ti ndodhë. KQZ vendosi që vota e qytetarit të nuëmrohet. Zgjidhi dy problemet, kush e informonte dhe këto u morën nga KZAZ nga i cili erdhi informacioni. Si dhe kur u hap kutia nuk u prekën fletët e vleshme dhe u panë vetëm zarfët e fletëve të votimit të kontestuara dhe të pavlfshme,
Për dy vjet rrjesht në 2009 PS e coi vendin drejt situatave të pakëndshme në bazë të një këkese dua të shoh votën time, ndërkohë që sot thotë nuk e dua votën tim”,- solli në vëmendje Kosovrasti.

KOSOVRASTI: AKTI NUK ËSHTË NORMATIV
Ora 17:32- Përfshihet në debatet e nisura në KQZ për miratimin e projekt aktit edhe përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti. Sipas tij përfaqësuesit e PS duan ta quajnë këtë akt normativ kur ai nuk është.

Përpjekje që akti të quhet normativ. Nuk ka konstatim ligjor që të thotë dicka të tjerë. Ka një element që lidhet me statusin e KQZ-zë, ajo funksionon si një KZAZ e madhe“, tha Kosovrasti.

GJOCAJ: PROJEKTAKTI I KQZ I PALIGJSHËM
Ora 17:15 KQZ ka nisur mbledhjen e mesidetes me diskutime rreth projektaktit të miratuatr nga kreu i KQZ Arben Ristani në lidhje me ndryshimin dhe përllogaritjen e fletëve të kontestara që KQZ ka numëruar gjatë kësaj jave.
Përfaqësuesi ligjor i PS Genci Gjocaj ka argumentuar se  projektakti i propozuar ka probleme si në formë ashtu edhe në përmbajtje ku sipas tij KQZ ka kryer vendime të jashtëligjshme.
‘Më duhet që diskutimin tim ta ndaj në dy monmemente, sa i takon formës dhe përmbajtjes për aq kohë sa patëm në dispozicion për tu përgatitur. Sa i takon formës projekakti i prozuar kaloi në parim në datën 18 maj dhe ky vendim është i qartë se është akt normativ i KQZ. Kur u votua në 18.5.2001 mori vetëm 4 vota pro. Por ky është akt normative se ka për qëllim rregulllin e cështjes që lidhet me zgjedhjet. Bie në kundërshtim me aktin se nuk mund të miratohet një vendim se KQZ ka marrë vendim vetëm me 4 anëtarë për aktin e paraqitur dhe që për ne ka qënë i kundraligjshëm se keni urdhëruar ndryshimin e tabelave si për kryetarët ashtu edhe për këshillat’,- deklaroi Gjoncaj.
Ndërkohë që përsa sa i takon vërejtjeve të PS për përmbajtjen e projektaktit ai nuk është në përputhje me Kolegjin Zgjedhor.
Sa i takon përmbajtjes me projektaktin ka një përpjekje të KQZ të argumentojë me bazat historike dhe teorike, pra ka përpjekje të KQZ të argumentojë vendimmarrjen e tij, por vendimi ësthë konfuz dhe jo i vërtetë, projekakti që na praqitet sot është io ndryshëm nga ai që na paraqitet më 17. 5. 2011. Ky akt nuk është në përputhje me Kolegjin Zgjedhor, do e filloja me ndërhyrje pa një procedurë ankimore të KZAZ. Në KQZ janë ndryshuar tabelat ku numëruesit kishin firmosur dhe kjo bie ndesh me nenet 118 me radhë. Sipas Kolegjit Zgjedhor ndryshimi i tabelave kërkon një vendimarrje prej 5 votash, kjo përbën procedurë e KQZ të paligjshme se ka miratuar aktin 5 me 3 vota. Është KQZ që miraton tabelën përmbledhëse të numërimit dhe jo KQz. E vetmja detyrë e KQZ është të nxirte rezultatin përfundimtar nga ajo e tabelave të KQZ dhe e miraton jo më vonë se 48 orë’,- theksoi Gjocaj.

NIS MBLEDHJA E KQZ-së

Ora 17:08- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu sic ishte parashikuar ka nisur mbledhjen e tij rreth orës 17:00. Pritet që gjatë kësaj mbledhje të shpallet rezultati për Tiranën.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN, MBLIDHET NE 17:00 PER SHPALLJEN E REZULTATEVE
Ora 14:18: KQZ shtyn me 3 orë mbledhjen, do rinis në orën 17:00. PS kërkoi 24 orë kohë për shqyrtimin e materialit prej 60 faqesh, që ka të bëjë me aktin normativ dhe vendimin për fletët e palexuara dhe panumëruara. ( Ne aktin normativ nuk përmendet termi fletet e kontestuara). Mbi bazën e këtyre rezultateve do hartohet dhe tabela përmbledhëse për rezultatin në Tiranë. PS kërkoi 24 orë kohë për shqyrtimin e materiali, por u kundërshtua nga kreu i KQZ Ristani pasi jemi në afat e fundit të përcaktuar në ligj. Do diskutohet gjithashtu dhe tabela përmbyllëse e njesise 5. Në mbledhjen e orës 17:00 akti normativ do hidhet në votim. 

KOSOVRASTI: AKTIN E DI GJITHË SHQIPËRIA, JU BËNI SIKUR NUK DINI GJË
Ora 14:10-
Anëtari i djathtë në KQZ Njazi Kosovrasti theksoi se akti normative është bërë I ditur dhe më parë dhe kërkon jo më shumë se 2 orë kohë për të shqyrtuar materialet. Sipas Kosovrastit, akti ka në brendësi vendime që janë marrë këto ditë nga KQZ.
“Janë vendime që janë marrë këto ditë dhe janë parë nga gjithë Shqipëria. Tani nuk kuptoj pse kërkoni kohë, kur kjo gjë mund të kërkojë më shumë se 1 ose 2 orë kohë për të akorduar me shifrat. Të mbarojmë këtë dhe kalojmë tek tabelat përmbledhëse se po zgjatimi kot”.

KQZ NIS MBLEDHJA, DEBATE PER AKTIN NORMATIV. RISTANI: MIRATOJENI! GJONCAJ DUAM KOHE TA SHQYRTOJME
Ora 13:40- Nis mbledhja e KQZ. KQZ propozon miratimin e një akti normative me vendime të KQZ për procesin e zgjedhjeve, por anëtarët socialistë në KQZ e kundërshtojnë.
Ristani theksoi se “akti ka një pjesë arsyetuese, dhe ka një pjesë vendimarrëse mme anekse për vendime që i kemi marrë ditë pas dite e orë pas ore që është miratuar nga orë të tëra për ju”.
Por përfaqësuesi juridik i PS, Genci Gjoncaj kërkoi të dijë se kush është axhenda për sot. Ai theksoi se nuk ka dijeni për aktin normative dhe kërkoi kohë 24 orë për të shqyrtuar këtë Akt normativ.

KQZ SHPALLI SOT ONLINE REZULTATIN PARAPRAK PËR TIRANËN,  RAMA 10 VOTA PARA
Ora 12:50- Për herë të parë që pas numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës, KQZ shpalli sot në eubsajtin online rezultatet paraprake për kryeqytetin.
Pas vlerësohet se ka perfunduar numërimi e 485 kutive gjtihsej, KQZ në rezultatet e prezantuara sot online, rendit paraprakisht kandidatin Edi Rama i Aleanca për të Ardhmen me 12 4623 vota ne krye te listës. I dyti poshte Ramës renditet Lulzim Basha me Aleanca për Qytetarin 124613 vota.
I treti ashtu Hysni Milloshi me 1391 vota.

ANËTARI I KQZ, LAZAJ: SITUATA KËTU KAOTIKE Ora 12:40- Anëtari i KQZ, Artan Lazaj e komentoi per TVNews24 si kaotike situatën e sotme në KQZ. “Jemi në një situatë esktraligjore. Është miratuar një akt në parim, ne nuk kemi asnjë akt në letra, pra me pak fjalë një situatë kaotike që nuk dimë si do vijojë.

SHTYHET PA AFAT MBLEDHJA E KQZ
Ora 12:30- Mbledhja e sotme e KQZ eshte shtyre per te treten here. KQZ nuk ka caktuar ende nje afat se kur do te nise mbledhja ne te cilen pritet te shpallet nga ana e KQZ dhe rezultati perfundimtar per Bashkine e Tiranes. Shtyrja erdhi menjehere pas takimit qe kreu i misionit te vezhguesve te OSBE-ODIHR kreu ne KQZ me drejtues te ketij Komisioni.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN
Ora 12:20- Mbledhja e KQZ e parashikuar per ne oren 12:00 caktohet per ne oren 12:30.

STONESTREET NË KQZ: DISKUTOVA PËR RAPORTIN E ODIHR. KUTITË? PALËT TË ZBATOJNË LIGJIN
Ora 12:00- Kreu misionit të vëzhguesve të ODIHR Jonathan Stonestreet është gjendur sot paradite rreth ores 11100 në ambientet e brendshme të KQZ. Kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR-it Jonathan Stonestreet është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristanin dhe nënkryetaren e këtij Komisioni, Dëshira Subashi.
Pas takimit, Stonestreet ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat ku ka shpjeguar se me Ristanin dhe Subashin ka biseduar rreth raportit të ODIHR për zgjedhjet. Ai u shpreh se ka marrë nga KQZ informacione të nevojshme për ti shtuar në raportin përfundimtar që do të nxjerrë pas dy muajsh OSBE-ODIHR.

I pyetur për fletët e kontestuara dhe zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, Stonestreet u shpreh se ai nuk e ka prekur aspak këtë cështje në bisedën e sotme dhe se nuk mund të bëjë interpretime të ligjit përsa u takon këtyre kutive. Në deklaratën për mediat, Stonestreet theksoi se në silindo rast, palët duhet të zbatojnë ligjin dhe rregullat e lojës.
Takimi i Stonestreet me Ristanin e Subashin zhvillohet pikerisht disa ore para shpalljes se rezultatit zyrtar per zgjedhjet vendore te 8 majit.

PS PROTESTON QETËSISHT. MEKSI: VJEDHJA E VOTËS NDALI PROGRESIN
11:00- Deputetë dhe mbështetës të shumtë të PS janë mbledhur në sheshin para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kane kërkuar që ky institucion të shpallë drejt rezultatin për zgjedhjet vendore. Ermelinda Meksi theksoi se misioni I opozitës është shumë më i madh nga sa duket. Misioni për votën e lrië tha ajo është progress për vendin, por vjedhja e votës së lirë, deklaroi deputetja në fjalën e saj, ka ndalur progresin në vend.
Te tjere deputetë të PS-së, duke marrë fjalën në protestën e radhës, denoncuan, sipas tyre, "shkeljen flagrante të ligjit dhe përpjekjen për të ndryshuar në tavolinë rezultatin për kryeqytetin", i cili, sipas socialistëve, ka nxjerrë fitues kandidatin e PS-së, Edi Rama.

PROTESTA E PS, NMBUSHET SHESHI PARA KQZ
Ora 10:20- Ka nisur grumbullimi i njerezve jashte godines se KQZ per protesten e radhes se opozites. Ashtu sic ishte njoftuar nje dite me pare, rreth ores 10:00 nisen te mberrinin protestuesit e pare, kurse rreth ores 10:30 minuta protestuesit kane mbushur terriotirn para KQZ, ndersa ne numer te madh jane rreshtuar dhe efektive policie. Turma deri tani duket e qete, ndersa policet kane forcuar me kordona hyrjen para KQZ.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN PER NE OREN 12:00Ora 10:00- KQZ shtyn mbledhjen qe kishte parashikuar rreth ores 10:00 te paradites se sotme. Burime nga KQZ bene te ditur per TVNEWS24 se mbledhja do te realizohet ne oren 12:00. Pritet qe ky institucion te shpalle sot rezultatin e zgjedhjeve vendore per Tiranen. Mbledhja do te nise me hartimin e tabeles permbledhese te rezultateve per kutite me vota te kontestuara te njesise bashkiake nr 5 te KZAZ nr 49 ne Tirane, te cilat u numeruar keto ditet e fundit. Pasdite, KQZ do beje tabelen me rezultatet permbledhese per Tiranen.

RISTANI: SOT REZULTATI
Ora 07:00- Rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund procesit të numërimit të votave të kontestuara për Bashkinë e kryeqytetit.
Nga numërimi i 125 kutive në total, rezultuan 171 vota për kandidatin demokrat, Lulzim Basha dhe 83 për rivalin e tij socialist, Edi Rama.

Në një intervistë të dhënë për televizionin NEWS 24, kreu i KQZ-së, Arben Ristani konfirmoi se tashmë këtij institucioni nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpallë rezultatin përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. "Nesër (sot) do të miratojmë në tërësi vendimin pasi ishte miratuar vetëm nen për nen. Më pas do të kalojmë në miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në nr.49, që i përket njësisë bashkiake nr.5 dhe veprimi i tretë që do të ndërmarrë KQZ-ja do të jetë miratimi i rezultatit përfundimtar, pra miratimin e tabelave për 11 KZAZ-të e Tiranës. Këto nuk janë akte normative por vendime të KQZ. Janë vendime që sipas ligjit kërkojnë shumicën e thjeshtë që është 7 ose 4", - u shpreh ai. Sa i përket mos aprovimit nga opozita Ristani sqaroi se ajo është e lirë që të ankimojë vendimin e KQZ në institucionet përkatëse. "Nuk është e mundur bllokimi i procesit, pasi ligji i ka miratuar valvulat e sigurisë. I vetmi vendim që do kërkon vendim të caktuar do jetë për rezultatin në gjithë Shqipërinë. Sigurisht që procesi ankimor fillon menjëherë pasi marrim vendimmarrjen tonë, miratimi i tabelës përkatëse kalon në Komision Qendror më pas në Kolegjin Zgjedhor", - tha kreu i KQZ-së.
"Tashmë nuk bëhet fjalë për rezultate paraprake dhe për ne është përfundimtar duke marrë parasysh faktin e procesi të ankimimit, por vendimin përfundimtar mendojmë se do ta marrim deri nesër në mbrëmje vonë, - theksoi Ristani.  (d.b/m.a/e.m/BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors