Basha: Pres edhe Kolegjin

I shpallur fitues, pas një mbledhjeje të gjatë maratonë mbrëmjen e djeshme në KQZ, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë shtypi, i qeshur, por jo euforik.

Deklarata e zotit Basha ishte në sinkron të plotë, me ato që kryeministri Sali Berisha tha mesditën e djeshme, në mbledhjen e grupit parlametar, ku anoncoi fitoren e kandidatit demokrat.


"Tashmë duket qartë se ka shumë entuziasëm dhe unë jam brenda kësaj atmosfere. 81 qytetarë më shumë votuan për mua dhe këtë e tregoi rezultati i KQZ-së. Unë do të pres deri në përfundimin e procesit, që duhet të vazhdojë në përputhje me ligjin dhe me besim të plotë te institucionet dhe shteti ligjor. Pasi të jenë shqyrtuar të gjitha kërkesat, nga të gjithë palët do të kryhet certifikimi përfundimtar i rezultatit. Më pas ne të gjithë duhet të bashkohemi për ta cuar Tiranën shumë përpara, ashtu sic ajo e meriton", tha Basha.

Numërimin e cdo vote, zoti Basha e ka cilësuar, si një fitore të demokracisë, pasi sipas tij kjo përmbushi atë që mishërohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe atë Europiane të Drejtave të Njeriut.

"Cdo votë është numëruar dhe është dëgjuar zëri i cdo qytetari. Kjo është një fitore e demokracisë, është një fitore e vërtetë. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që votuan në këto zgjedhje. Ju i dhatë zërin tuaj këtij procesi", tha Basha.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors