Berati përgatitet për Festivalin e parë kulturor


Qyteti i Një–mbi–një dritareve do të jetë në qendër të një festivali kulturor, i cili do të promovojë përmes aktivitetesh të larmishme, jo vetëm vlerat turistike të këtij qyteti, tashmë pasuri botërore e UNESKO-s, por edhe trashëgiminë shpirtërore, artistike të qytetit ndërshekullor. Nga 1 maji deri në 9 maj, në Ditën e Europës, Ambasada Italiane dhe Ministria e Kulturës, mbështesin këtë projekt në kuadeë të pranverës italo-shqiptare “Dy popuj, një det, një miqësi”, që do të rigjenerojë të gjithë jetën e qytetit.

Lagjia e njohur Mangalem, Kalaja e Beratit, Ura e Goricës, Galeria e Arteve "Eduart Lir", Parku para bibliotekes së qytetit, sheshi kryesor, do të jenë disa nga mjediset, që do të evidentojnë veprimtaritë e ndryshme, gjatë festivalit të Beratit, që do të ngërthejë konkurse pikture, letrare, sportive dhe gastronimie. Dita e fundit e festivalit do ta kthejë qytetin në një arenë vallëzimi nën ritmet e muzikës shqiptare dhe italiane. (Klan)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors