Qëllon me armë ndaj policisë, Ekzekutohet 32-vjeçari

Një person u ekzekutua nga policia vetëm pak minuta pas mesnate në Kamëz. Zyrtarisht thuhet se viktima po udhëtonte me makinë me të tjerë persona, që nuk iu bindën thirrjes së punonjësve të rendit për të ndaluar.

Nga Patrullat e Policisë, personave në automjet ju është bërë thirrje me sinjal zanor, fenelinë por pasi kanë ndaluar mjetin janë larguar menjëherë me vrap. Thirrjes së policisë “Ndal Policia”, një prej personave i armatosur, në moment i është përgjigjur me zjarr, duke qëlluar me armë në drejtim të Patrullës së Përgjthshme të Policisë.

Të ndodhur përpara këtij sulmi edhe Patrulla e Policisë i është përgjigjur zjarrit të armës duke qëlluar në ajër. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes është gjetur i pajetë shtetasi Ahmet Bardhoshi, 32 vjeç, person me preçedentë të mëparshëm penal, i cili mbante të veshur një xhup ushtarak, në duar mbante doreza, si dhe një palë pinca të fshehura në trup. Grupi i posaçëm hetimor, kreu të gjitha veprimet e para hetimore e proçeduriale në vendin e ngjarjes, duke administruar të gjitha provat, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se, automjeti me të cilin udhëtonin këta shtetas ishte i vjedhur në zonën e Paskuqanit, po kështu edhe një gjenerator elektrik, i cili ndodhej brenda në këtë mjet. Njëri prej personave mundi t’i largohej kapjes së policisë dhe nga strukturat e hetimit të krimit të policisë së Tiranës, po punohet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e tij.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors