Përkrahet vendimi i KFOR-it


Zyra Civile Ndërkombëtare në Prishtinë ka mbështetur vendimin e misionit paqëruajtës të NATO-s për pezullimin e përkohshëm të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky vendim u mor pas paraqitjes së gardës së nderit të kësaj FSK-së, me pjesëtarë të armatosur, në një parakalim në qendër të Prishtinës në kuadër të manifestimit të 12 vjetorit të fillimit të luftës në Kosovë.

Zyra Civile Ndërkombëtare, autoriteti që mbikqyr zbatimin e marrëveshjes së statusit të Kosovës, nuk e ka komentuar paraqitjen e pjesëtarëve të armatosur të FSK-së në shënimin e asaj që njihet si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ajo ka mbështetur hapat e ndërmarrë nga KFOR-i në raport me këtë forcë.

Ndërkaq, komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Gjenerali Markus Bentler, e ka cilësuar paraqitjen me armë të FSK-së 'në shpërputhje' me statusin jo-ushtarak të saj.

KFOR-i ka reaguar edhe ndaj shpalosjes së flamurit të NATO-s në këtë ceremoni, për shkak të 'qëndrimit neutral' të Aleancës ndaj statusit të Kosovës.

Por qeveria e Kosovës, nën organizimin e së cilës është mbajtur ceremonia, ka thënë se pret t’i sqarojë sa më shpejt 'keqkuptimet' me ndërkombëtarët si dhe të normalizojë marrëdhëniet me KFOR-in.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se nga Kosova nuk duhet të kërkohet që ajo të mos sillet si shtet sovran dhe demokratik. (BBC)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors