Investimet, kryesojnë industria dhe telekomunikacioni


Ndarja e investimeve të huaja direkte sipas sektorëve dëshmon për një shpërndarje jo të njëtrajtshme dhe të larmishme mes tyre gjatë periudhës 2005-2009. Periudha 2005-2007 përkon me intensitetin më të lartë të IHD-ve në sektorin e telekomunikacionit.

Ndërkohë që, viti 2008 dhe gjysma e parë e vitit 2009 regjistruan një rënie të IHD-ve drejt këtij sektori. Viti 2008 ka rezultuar një vit i suksesshëm në tërheqjen e IHD-ve drejt sektorit të industrisë nxjerrëse dhe të sektorit bankar. Ky vit shënoi dhe pikën kulmore të fluksit hyrës të IHD-ve në këta sektorë për periudhën 2005-2009.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2009, këto dy industri kanë rezultuar krahasimisht më pak tërheqëse për investitorët e huaj kur merret parasysh dhe ecuria e vitit paraardhës. Një industri tejet e suksesshme në tërheqjen e IHD-ve drejt vendit tonë, e klasifikuar brenda kategorisë "të tjera" në ndarjen sipas sektorëve, ka rezultuar 'industria e përpunimit tekstil dhe drurit'.
Kjo industri, me karakter kryesisht rieksportues, gëzon ritme rritjeje progressive të investimeve të huaja direkte që prej vitit 2005.(Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors