Debate për privatizimin në Shqipëri


Në Shqipëri ka ngjallur komente një deklaratë e kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e pjesës së mbetur të pasurisë shtetërore.

Opozita, por edhe ekspertë të ekonomisë thonë se ky është momenti i papërshtatshëm për shkak të krizës botërore.

Ndërkohë ka mendime se duhen vendosur raporte të drejta midis sektorit publik dhe atij privat.

Privatizimi i ekonomisë shqiptare vazhdimisht ka qenë një ndër prioritetet e qeverive të të gjitha ngjyrave dy dekadat e fundit në Shqipëri, që kur vendi hyri në rrugën e ndryshimeve demokratike dhe ekonomisë së tregut.

Në kohë të ndryshme dhe mes polemikave janë privatizuar sektorë të rëndësishëm strategjike, si ai telekomunikacionit, bankave, naftës, energjitikës, por vleresohet se ka ende sektorë të rëndësishëm të paprivatizuar.

Javën e kaluar kryeministri Sali Berisha bëri të ditur për fillimin masiv të privatizimit të aseteve shtetërore që kanë mbetur pa privatizuar. “Do të kompletojmë privatizimin e të gjitha aseteve të cilat janë të domosdoshme,” tha zoti Berisha.

Menjëherë pas kësaj deklarate opozita reagoi duke thënë se kjo synonte grabitjen e asaj pasurie kombëtare që ka mbetur. Ndërkohë ekspertë të saj, ndonëse në parim shprehen për privatizim të sektorëve shtetërore, argumentuan se për shkak të krizës ky proces nuk do të ishte fitimprurës.

Shkëlqim Cani, ekspert i njohur i ekonomisë duke folur në emisionin Zig Zag në BBC në Shqip tha se "të privatizosh në kohë krize, është të çosh në minimum çmimin e shitjes së pasurisë kombëtare”.

Nga nga e tij, përfaqësuesi i konfindustrias shqiptare, Gjergji Buxhuku e shikon edhe si një tentative të qeverisë që në këtë kohë të vështirë të mbushi buxhetin e shtetit. Por sipas zoti Buxhuku në këtë çështje duhen vendosur raporte të drejta midis sektorit publik dhe atij privat.”Gjetja e këtyre raporteve duhet të përbëjë thelbin e diskutimit, “ tha zoti Buxhuku.

Megjithatë pritet që qeveria të hedhë hapa konkrete drejt privatizimit të asaj ç’ka ka mbetur pronë shtetërore, që pa dyshim do të sjellë debate në të ardhmen. (Fatos Ahmati - BBC)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors