Tirane-I kerkuar prej 5 muajsh pas nje sere operacionesh, forcat e policise kane mundur te vene ne pranga autorin e dyte, te vrasjes se bujshme ndodhur korrikun e kaluar, prane doganes se Tiranes. Ka qene nje operacion i mireorganizuar i bluve te kryeqytetit dhe forcave speciale RENEA, ato qe realizuan me sukses edhe arrestimin e Ylli Biberit. Pasi kane rene ne gjurme te tij, mengjesin e djeshem eshte organizuar edhe plani operacional i policise i koduar "Komani". Cdo gje eshte kalkuluar me se miri. Policia eshte vene ne ndjekje te 27-vjecarit Biberi, me banim ne Kamez, teksa ai ishte duke udhetuar drejt vendit te tij te lindjes Tropoje.
Policia ka bere rrethimin e tij dhe ka mundur ta arrestoje te kerkuarin ne Koman. I kapur ne befasi, 27-vjecari nuk ka pasur mundesi te manovroje per t'u larguar. Per kapjen e tij, ishin organizuar rreth 20 aksione policore, qe kane rezultuar te pasuksesshme. Ndaj Biberit, Gjykata e Tiranes kishte vendosur masen e sigurise se "arrestit me burg" per veprat penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, si dhe "armembajtjes pa leje".
Ngjarja
Ngjarja per te cilen akuzohet Ylli Biberi, ka ndodhur ne 26 korrik 2009 ne afersi te doganes ne Tirane. Biberi se bashku me Bashkim Qefaline, 38 vjec, i cili aktualisht ndodhet duke vuajtur denimin ne burg, kane vrare me arme zjarri Artan Allushin, 22 vjec, dhe kane plagosur xhaxhain e viktimes, Kujtim Allushi dhe djalin e ketij te fundit, Nertilin. Sherri qe perfundoi ne vrasje, kishte nisur me pare mes familjes Allushi dhe Bashkim Qefalise, pasi ky i fundit kishte ngacmuar vajzen e Kujtim Allushit. Ne daten 26 korrik, Kujtimi bashke me djalin e tij, Nertilin dhe nipin Artanin, shkojne per te sqaruar konfliktin qe kishte nisur me pare. Allushajt dhe Qefalia, jane takuar prane Drejtorise se Doganave ne Laprake. Sherri mes tyre ka degjeneruar ne grushte dhe goditje me derrasa dhe me pas ne te shtena armesh. Qefalia, i cili ka qene i shoqeruar nga Ylli Biberi, kane qelluar ne drejtim te kundershtareve, duke lene te vdekur ne vend Artan Allushin dhe te plagosur dy te tjeret, Kujtimin dhe Nertilin. Tre dite pas vrasjes, policia ka mundur te arrestoje Bashkim Qefaline, per te cilin kishte vendosur nje shperblimin prej 500 mije lekesh, per personin qe do te ndihmonte ne gjetjen e vendndodhjes se tij.
Vihen ne pranga disa te kerkuar
1. Arrestohet ne Gradisht te Lushnjes, Ramazan Tahiraj 44 vjec, i akuzuar per vrasje me paramendim mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim e ndodhur me 16 korrik 2009, ne Greqi.
2. Arrestohet ne Itali, Riza Vatoci 38 vjec nga Tropoja, i shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi ishte denuar nga gjykata e Krujes me 15 vjet heqje lirie, per vrasje te mbetur ne tentative.
3. Eshte kapur ne Tirane, Ardjan Muka 23 vjec, i kerkuar per vjedhje dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta, si dhe 15-vjecari me inicialet A. P., i kerkuar per vjedhjen me dhune te nje te mituri.
4. Policia e Devollit ka arrestuar Pellumb Vatnikajn, 30 vjec, i kerkuar per moskallezim krimi.
5. Policia e Kukesit, ka arrestuar Florian Halilin, 33 vjec, i kerkuar per falsifikim te dokumenteve.
6. Drejtoria Rajonale per Kufirin e Migracionin, ne Vlore, ka ndaluar ne piken e kalimit kufitar Qafe Bote, Armando Psathen, 20 vjec, i kerkuar per vjedhje.
0 Comments:
Post a Comment