Kanos me arme shokun, arrestohet

Tirane-Nje konflikt i mbartur nga e kaluara mes dy te rinjve, ka cuar ne kanosje me arme. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se te merkures, tek "Komuna e Parisit", kur 24-vjecari Zef Marku, lindur ne Lezhe dhe banues ne fshatin Prush te Tiranes, ka kanosur me arme Roberto Ndoken, me te cilin kishte njohje te meparshme. Ne momentin e ngjarjes, mesohet se dy te rinjte kane qene nje lokal ku edhe kane debatuar me njeri-tjetrin.

Me pas ata kane dale jashte, duke vazhduar me tone te ashpra debatin. Burime te policise bene te ditur se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, por mesohet se konflikti te kete nisur qe gjate qendrimit te tyre jashte vendit. Policia e Tiranes eshte vene menjehere ne dijeni per ngjarjen dhe ka kryer arrestimin e Zef Markut. Pas veprimeve procedurale, ne cilesine e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistolete e kalibrit 9 mm. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per veprat penale te kanosjes dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake. Ndersa per te sqaruar ngjarjen, eshte marre ne pyetje edhe Robert Ndoka.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors