Situatë e nderë dhe bilanc dramatik në Shkodër. Rritja e shkarkimeve nga hidrocentralet mbi lumin Drin ka sjellë dhe shtim të sasisë së ujit në zonat e përmbytura të rrethi të Shkodrës si dhe përhapje të tij dhe në zona të tjera.
Të dhënat e fundit të Komisionit te Emergjencës Civile të Qarkut Shkodër raportojnë për 9150 ha tokë e përmbytur, 3407 banorë të evakuar dhe 2080 shtëpi nën ujë.
Nga terreni raportohet se uji i lumit Drin ka mbuluar lagjen Bahçallek në hyrje të qytetit të Shkodrës ndërsa në disa vende ka dalë dhe mbi asfaltin e autostradës Shkodër- Tiranë. Por përveç Drinit ka pasur rritje të kuotës dhe në lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës të cilët janë bashkuar dhe kanë dalë mbi rrugë. Një pjesë e lagjeve periferike janë përmbytur përfshirë Bahçallekun, Ajasmën, Tophanën dhe Livadhet.
Në Bahçallek niveli i ujit ka shkuar deri rreth 50 cm dhe në dispozicion të lëvizjes së banorëve janë bënë varka prej gome së bashku me efektivët përkatës të policisë që ndihmojnë banorët.
Të dhënat e fundit të Qendrës Operacionale
Bashkia Shkodër 230 ha 83 320
Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Malit 1170 ha 200 170
Komuna Velipojë 2000 ha 25 50
Komuna Bërdicë 1700 ha 350 65
Komuna Guri Zi 250 ha 689 200
Komuna Bushat 1300 ha 50 80
M.Madhe 500 ha 10 8
Gjithsej 9150 ha 3407 persona 2080 shtëpi
Evakuime masive në Shkodër, dyfishohen shkarkimet në HEC-e
UPDATE - Ndërkohë që në Shkodër vazhdojnë evakuimet masive, KESH raporton se ka rritje te ndjeshme te shkarkimit te ujit ne gjithe hidrocentralet mbi Drin.
Nga raporti i fundit i mbërritur nga KESH-i mësojmë se janë rritur shkarkimet e ujit në gjithë hidrocentralet vendosur mbi Drin që po shkaktojnë përmbytje të mëdha në ultësirën e Nënshkodrës.
Duke iu referuar të dhënave të orës 13:00 mësojmë se "nga Fierza po shkarkohet 1 115 metër kub ujë në sekond, nga 820 që ishte sasia e derdhjeve në orën 06:00 të ditës së sotme. Në Koman, në mesditë shkarkohet 2 096 metër kubë ujë në sekond, ndërsa në mëngjes shifra ishte 1 700 m3/s.
Vau i Dejës aktualisht shkarkon 2 365 m3/s, shifër rekord kjo e këtyre ditëve po të kemi parasysh se Vau i Dejës mbahej nën kontroll për shkak se ndikon direkt në shtimin e ujit në zonat e banuara.
Ne materialin PDF mund te lexoni te dhenat e fudnit per shkarkimet ne hidrocentrale.
****
Të gjithë banorët e Nënshkodrës janë duke u evakuar. Prezenca e ujit mbi tokë sot shkon deri në një metër dhe jetesa në këto fshatra tashmë është e pamundur. Madje në vende të caktuara uji ka shkuar deri në tre metra. Pjesa me e madhe e banesave sot jane mbushur me ujë. S'ka më rezistencë nga banorët, pasi sasia e ujit po rritet frikshëm.
Makina të shumta ushtrie dhe helikopterë po marrin banorët e komunave Dajç, Ana e Malit, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethina. Njëkohësisht bëhet edhe evakuimi i gjësë së gjallë.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe mjaft zyrtarë të tjerë gjenden aktualisht në Shkodër në pikat më kritike të përmbytjes.
E gjithë situata agrevoi pas shkarkimeve të mëdha që po bëhen në tre hidrocentralet, Koman, Vau i Dejës dhe Fierzë.
Postoblloqe të shumta policie janë vënë në çdo aks duke penguar lëvizjen e automjeteve civile drejt zonave të përmbytyra. Po kështu forcat e policisë e ushtrisë po ndihmojnë automjetet e shumta që tashmë kanë mbetur në ujë, si në Dajç, Berdicë, etj.
Te dhena mbi shkarkimet e ujit nga digat
Derdhje uji
(m3/sek)
Fierza 500
Komani 1700
V.Dejes 1400
Ulez 200
Shkopet 200
*******
Basha, kreu i Komitetit: Duhen evakuar 2200 familje në Nënshkodër
TIRANË- Në cilësinë e kryetarit të Komitetit Ndërministror, Lulzim Basha ka deklaruar pak më parë ngritjen e një qendre të bashkuar operacionale të këtij komiteti, e cila do të ketë përfaqësues 24 orë në 24 nga të gjitha ministritë e linjës si dhe institucionet e përfshira në përballimin e emergjencës.
Sipas tij, gjithsej duhet të evakuohen rreth 2200 familje me rreth 8800 banorë, për të cilet kërkohen rreth 35 mjete transporti për evakuimin e komunitetit për zonën e Nënshkodrës.
Sipas tij për monitorimin e situatës në terren dhe veprimet operacionale efikase duhet që ne si anëtar të këtij Komiteti të jenë prezent në terren çdo ditë.
Situata në njësitë vendore të Nënshkodrës është:
Sipas vlerësimit në terren të Drejtorisë së Bujqësisë dhe njesive vendore në rrethin Shkodër sot kemi të përmbytur siperfaqe toke si më poshtë:
1. Komunën Bushat rreth 650 Ha toke.
2. Komunen Velipoje rreth 300 Ha toke.
3. Komunen Dajç rreth 1500 Ha toke.
4. Komunen Ana e Malit rreth 741 Ha toke.
5. Komunen Guri i Zi rreth 90 Ha toke
6. Komunën Berdice 1200 Ha toke
7. Bashkine Shkodër rreth 300 Ha toke
8. Komuna Rrethina rreth 15 Ha toke
9. Komuna Guri i Zi 20 Ha toke
10. Gjithsej rreth 4816 Ha toke
Janë në prezencën e ujit
1. Bashkia Shkodër rreth 140 shtëpi
2. Komuna Dajç rreth 600 shtëpi
3. Komuna Ana e Malit 130 shtëpi
4. Gjithsejt 870 shtëpi
Janë të evakuar./strong>
1. Bashkia Shkoder 60 Familje dhe 40 persona të komunitetit Rom
2. Komuna Ana Malit 30 Familje së bashku me gjënë e gjallë
3. Komuna Dajç 430 Familje së bashku me gjënë e gjallë
4. Komuna Bushat 7 Familje
5. Gjithejt deri tani janë evakuar rreth 527 familje, evakuimi vazhdon.
Duhet të evakuohen
Nëse do të përballemi me shkarkime masive të 3 H/C në kaskadën e Drinit në komunat e Nënshkodrës duhet të evakuohen:
1. Bashkia Shkodër, rreth 320 familje, rreth 1600 banorë në lagjet Bahçallek, Ajasem, Lagja Salo Halili, Udha Kryq, Dudas
2. Komuna Guri Zi, 577 familje ose rreth 1624 banorë, rreth 1480 krerë lopë në fshatrat Kuq, Rrencë, Vukatanë, Ganjollë.
3. Komuna Ana e Malit, rreth 180 familje, ose 550 persona, 6400 gjë e gjallë në fshatrat Obot, Oblike dhe Muriqan.
4. Komuna Dajç, rreth 850 familje, 2577 banorë,
5. Komuna Berdicë, rreth 195 familje, rreth 900 banorë, rreth 2850 gjë e gjallë, kryesisht fshatrat Trush, Berdice e Sipërme, Bërdicë e Madhe, Beltojë, Bërdicë e Mesme, Mali Hebe.
6. Komuna Rrethina, rreth 50 familje, rreth 250 banorë, rreth 300 gjë e gjallë, në fshatin Bardhaj.
Gjithsejt duhet të evakuohen rreth 2200 familje me rreth 8800 banorë, kërkohen rreth 35 mjete transporti për evakuimin e komunitetit për zonën e Nënshkodrës
****
Përmbytjet, Komitet me 7 ministra, në krye Ministri i Brendshëm
Në mbështetje të ligjit "Për emergjencat civile", Këshilli i Ministrave, ka vendosur sot "ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, për përballimin e situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të shumta dhe të vazhdueshme të shiut, të rëna ditët e fundit në vendin tonë dhe përmbytjet, 0 beri te ditur sajti online i qeverisë.
Sipas njoftimit zyrtar, ky Komitet të kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe në përbërje të ketë:
- ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
- ministrin e Financave;
- ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit;
- ministrin e Mbrojtjes;
- ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
- ministrin e Shëndetësisë;
- ministrin e Arsimit dhe Shkencës.
Ky Komitet Ndërministror eshte ngarkuar për hartimin e menjëhershëm të një plani masash për përballimin e kësaj situate, - thuhet me tej ne njoftim. Duket se cdo pergjegjesi e metejshme do te jete tashme e ketij ekipi qe perfshin me shume se gjysmen e qeverise, por jo kryeministrin e vendit.
0 Comments:
Post a Comment