Gjendet i vrare ne pronat e tij 71-vjecari

Tirane-Nje 71 vjecar eshte gjetur i vdekur ne rrethana misterioze ne fshatin ku kishte pronat e tij. Shefik Grori, lindur dhe banues ne Tirane, ishte larguar nga banesa e tij ne Tirane, qe ne date 25 dhjetor, drejt pronave te tij qe ndodhen ne fshatin Gror. Familjare te tij, kane pohuar se shpesh here Shefiku, shkonte dhe jetonte vetem ne fshat dhe perseri kthehej ne Tirane. Duke qene nje largim i zakonshem, edhe mungesa e gjate e ketyre diteve, nuk ka bere pershtypje.

Nje telefonate e banoreve te zones, te cilet kane gjetur edhe trupin e pajete te 71-vjecarit, ka bere qe aty te mberrijne forcat e policise. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, per te sqaruar me tej rrethanat, si dhe per te administruar te gjitha provat. Ne trupin e viktimes, jane verejtur shenja dhune, duke ngritur dyshimet per nje vrasje te qellimshme dhe jo vdekje natyrale. Dyshohet se vrasje mund te jete kryer per motive pronesie. Burime zyrtare te policise, thane se materialet per kete ceshtje i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per vepren penale te "vrasjes me dashje", por nuk ka dhene detaje per shkakun dhe menyren e vrasjes se te moshuarit, as edhe autoret e saj.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors