Gjashte vjet nga tragjedia e 9 janarit

Shkoder- Familjaret e viktimave te tragjedise se 9 janarit 2004 ne Karaburun nuk jane terhequr nga kerkesa e tyre, qe shteti te zbardhe ngjarjen dhe te verteten e nje gomoneje te dyte, ku mendohet se gjendeshin trupat e tete personave te zhdukur, trupat e te cileve ende nuk jane gjetur. Sot mbushen 6 vjet nga mbytja e 28 personave qe udhetonin ne bordin e nje skafi, tete prej te cileve nuk jane gjetur ende, ndersa pritet qe te zhvillohen homazhe. Nikoll Mhilli, kreu i shoqates "9 Janari" ne Shkoder, qytet nga i cili ishin pjesa me e madhe e viktimave, ka kerkuar qe prej momentit te tragjedise, qe te zbardhet ngjarja dhe te vihen ne banken e te akuzuarve ata qe thuren tragjedine.

Perfaqesia e shoqates dhe familjaret, reaguan ashper ndaj vendimit te Gjykates se Vlores nje vit me pare, duke kerkuar hapjen e hetimeve, ku dyshohen se jane te perfshire edhe ish-zyrtare drejtues ne ate kohe. Me nderhyrjen e nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu, pas greves dy javore te dy prej familjareve te viktimave, eshte rikthyer ceshtja per gjykim. Po keshtu prej nje viti eshte paralajmeruar dergimi i ceshtjes ne Strasburg, ndersa shperblimi i marre eshte shume me pak nga ai i kerkuar dhe ceshtja eshte ende e pazbardhur nga organet e drejtesise.

"Makina shteterore, ne bashkepunim me mafian, shkaktuan tragjedine e Karaburunit", eshte shprehur Mhilli per gazeten "Koha Jone" rreth kesaj ceshtjeje, e dyta pas asaj te Otrantos 1997. Bashke me familjaret e viktimave, ata perserisin akuzat dhe se nuk do te reshtin asnjehere se kerkuari drejtesi. "Shume njerez qe e dine tragjedine e kesaj nate, jane te gatshem te deshmojne. Por drejtesia asnjehere nuk i ka lejuar apo kerkuar", kane pretenduar familjaret e viktimave. Kreu i shoqates ka akuzuar edhe ish-ministrat, deri tek ish-Presidenti i asaj kohe, per vonesen ne ndihmen ndaj viktimave qe gjendeshin mes rrezikut ne det. Po keshtu edhe ne vleresimin e pastragjedise, duke reaguar vetem shume dite me pas dhe lene ne harrese kete ceshtje. "Ne jemi te zhgenjyer nga kjo situate dhe premtimet boshe te pushtetareve. Kerkojme gjetjen e trupave te te humburve", jane shprehur familjaret e 8 viktimave me rastin e 5-vjetorit te tragjedise vitin e kaluar, trupat e te cileve ende nuk dihet se ku jane. Pas ngjarjes u hodhen zera se tre prej tyre kishin hipur ne nje helikopter italian, por me pas asnje informacion zyrtar nuk u dha apo shenje jete nga te humburit.

Madje familjaret do te akuzonin edhe drejtesine ne kete ceshtje, pasi per padine e demshperblimeve u eshte kerkuar ryshfet. "Gjykata na ka kerkuar nga 1 milion leke te gjitha familjeve te viktimave per te zhvilluar gjyqin, duke u justifikuar se kjo shume marramendese i nevojitet per shpenzimet", pretendoi shoqata. Nderkohe qe procesi gjyqesor per gjetjen e 8 te humburve eshte mbyllur, duke i deklaruar te vdekur ende pa gjetur trupat e tyre ne fund te detit Jon. Kjo ceshtje sipas Nikoll Mhillit, ka shume dilema dhe paqartesi qe lihen ne heshtje nga vete shteti dhe drejtesia.

Tragjedia, emigrantet u braktisen ne mes te detit

Skafi i "vdekjes" mori me vete 28 jete, ndersa shteti i demshperbleu me 2 milione leke te reja, secilen prej viktimave. Mbremjen e 9 janarit 2004, 36 persona mes te cileve gra dhe te mitur, do te tentonin nje nga udhetimet drejt ferrit te Otrantos, kurse trafikantet e pameshirshem do i ngjeshnin ne nje mjet te vetem lundrues. Mbingarkesa ka bere qe vetem pak milje nga Karaburuni te leshohej sinjali SOS rreth ores 21:00 te mbremjes, por askush nuk e degjoi kete thirrje te bere ne media. Vetem pas ankesave te shumta te familjareve, flota detare dhe motovedetat e policise kufitare nisen kerkimet ne ujerat e Jonit, por zbulimi i mjetit gjysme te fundosur ne detit e egersuar u be vetem rreth ores 07:00 te mengjesit. Ne te u gjeten vetem 8 persona, nga te cilet njeri i dyshuar si skafist. Shkaku i ngjarjes u deklarua defekti ne motor dhe i ftohti dimeror.

Viktimat e 9 Janarit

1-Liza Martini, 35 vjece

2-Alfred Lleshi, 19 vjec

3-Paulin Pushimaj, 21 vjec

4-Tom Gjoni, 18 vjec

5-Gezim Fusha, 18 vjec

6-Liza Prenga, 37 vjece

7-Arben Prenga, 24 vjec

8-Rasim Miruku, 55 vjec

9-Besmira Miruku (Dibrati), 16 vjece

10-Sadik Doci (Rakaj), 24 vjec

11-Gezim Kurtaj, 33 vjec

12-Oltion Jacaj, 23 vjec

13-Ridvan Lumaj, 16 vjec

14-Mark Ndou, 18 vjec,

15-Tonin Toka, 19 vjec

16-Marlen Mhillaj, 20 vjec

17-Dritan Hetaj, 32 vjec

18-Agron Markaj, 24 vjec

19-Shpetim Dizdari, 34 vjec

20-Skafisti nga Vlora

Viktimat qe nuk iu gjenden trupat:

1- Ndue Sanaj, 21 vejc

2- Artan Sagrini, 33 vjec

3- Arian Gjilaj, 29 vjec

4- Marjana Zajeti, 18 vjece

5- Kreshnik Bjeshka, 25 vjec

6- Fahrije Mehemeti(Dizdari), 34 vjece

7- Gjin Grizha, 19 vjec

8- Ermira Grizha(Nicaj), 16 vjece

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors