Babe e bir, trafikojne 23-vjecaren

Elbasan- Babe e bir trafikojne ne Greqi nje vajze 23-vjecare per qellime prostitucioni, shpallen ne kerkim policor per dy akuza. Historia e dramatike e M. B., e rrefyer per agjentet e Zyres Antitrafik ne Elbasan, ka vene ne levizje uniformat blu. Gjate kontrollit te dites se djeshme ne banesat e te dyshuarve Servet dhe Klodian Beci, 68 dhe 29 vjec, banues ne kete qytet, nuk eshte bere e mundur gjetja e tyre. Burime zyrtare njoftuan se vajza ka bere denoncim ne dem te babe e bir se e kane mashtruar dhe me pas shfrytezuar ne rrethana te renda ne shtetin fqinj si punetore seksi.

Gjithcka ka ardhur ditet e para te ketij muaji. Ne Komisariatin e Elbasanit eshte paraqitur nje vajze 23-vjecare, banuese nga ky qytet, qe kerkonte te bente denoncim pas riatdhesimit prej policise greke. "Vajza ka deshmuar se Servet dhe Klodian Beci, ne bashkepunim midis tyre, kane kaluar per ne shtetin fqinj M. B., ku me pas e kane shfrytezuar per prostitucion", njoftoi policia vendore diten e djeshme.

Sipas rrefimit te se demtuares, ajo njihej me 29-vjecarin qe i kishte premtuar pune dhe lidhje serioze. Per te kaluar ne Greqi ishte ndihmuar nga babai i te riut, 68 vjecari Servet Beci, ne rruge ilegale. Por sapo ka mberritur ne vendin fqinj eshte marre ne patronazh nga Klodiani, qe i ka bere presion dhe kercenuar qe te ushtronte zanatin e prostitutes ne rruge. Vajza ka refuzuar dhe per pasoje ka rene preh e dhunes fizike.

Burime policore bene me dije se 23-vjecarja eshte keqtrajtuar vazhdimisht nga Klodian Beci deri ne fund te muajit dhjetor te vitit 2009 dhe ka punuar per llogari te tij, duke i dorezuar te gjitha fitimet gjate periudhes tetor-dhjetor. Megjithese kishte bere perpjekje per te mos u bindur, goditjet me grushte, shkelma dhe torturat nuk kane munguar, deri ne kercenime per hakmarrje ndaj familjes. Por pak dite para Vitit te Ri, 23-vjecarja kapet nga policia greke dhe riatdhesohet ne ditet e para te muajit janar. Pas denoncimit agjentet kane nisur hetimet, duke shpallur ne kerkim te dyshuarit qe mendohet se fshihen ne Greqi. Megjithese u ushtruan dhjetera kontrolle ne banesa te te afermve, nuk u gjet asnje prej te denoncuarve. Dy dite me pare Policia e Elbasanit, ndaloi dy te rinj te denoncuar po per trafikim dhe shfrytezim prostitucioni ne Greqi te nje vajze te mitur 14-vjecare, e cila gjendet ende ne shtetin fqinj.



Policia, dy akuza ndaj te dyshuarve

Pas verifikimit te informacioneve edhe me koleget greke, Policia e Elbasanit ka nisur hetimet per denoncimin e 23-vjecares M. B. Fillimisht ata kane dyshuar per nje denoncim te rreme, per shkak edhe te moshes se saj, por riatdhesimi prej policise helene ka bere qe te ndiqet investigimi. Burime zyrtare thane se dosja ndodhet ne Prokurorine e Elbasanit per akuzat e "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese" dhe "trafikimit te paligjshem".

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors