Tragjedia, ditë zie në Kosovë, gjendet edhe trupi i 2-vjeçarit

Kosova kaloi dje një ditë zie kombëtare në shenjë nderimi për viktimat që humbën jetën gjatë përpjekjeve për të emigruar në Evropën perëndimore, nga lumi Tisa.Presidenti Fatmir Sejdiu e shpalli 2 nëntorin ditë zie shtetërore. Gjatë kalimit ilegal të kufirit Serbi-Hungari humbën jetën 9 njerëz persona, ndërsa mbeten ende të zhdukur të paktën 7 të tjerë. Trupi i fundit i gjetur ishte ai i një fëmije 1-2 vjeç. Lajmin e komunikoi policia e Kosovës, pas informacioneve nga EULEX-i, se autoritetet e Serbisë kanë gjetur trupin e një fëmije dyvjeçar dhe se identifikimi i tij është në proces. Gjashtë preh trupave janë gjetur nga autoritetet e Serbisë dhe tre nga autoritetet e Hungarisë. Kryeministri i Kosovës,

Hashim Thaçi ka vendosur që të ndajë nga dhjetë mijë euro për familjet e viktimave. Ai u zotua gjithashtu të gjejë shkaktarët e tragjedisë dhe t’i dënojë ata. Me gjithë të dyshuarit deri tani askush nuk është arrestuar nga policia e Kosovës.

Dje flamuri shtetëror i Kosovës i ulur në gjysmështizë, mediat televizive dhe të përditshmet kosovare kanë mbajtur nga një shirit të zi në ekrane apo faqet e para dhe u pezulluan aktivitetet nga pjesa më e madhe e partive politike për fushatën elektorale për zgjedhjet e nëntorit. Edhe Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën e tij plenare me një minutë heshtje, si shenjë nderimi për viktimat e Tisës.

“Ju lus që me një minutë heshtje të përkujtojmë viktimat e tragjedisë së lumit Tisa”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ishte mesi i tetorit kur varka që mbante 19 persona në bord u fundos ndërsa kalonte në lumin Tisa, nga ana serbe në atë hungareze. Fillimisht informacionet për këtë ngjarje ishin shumë të turbullta.

Policia hungareze nuk kishte hasur në shenja që tregonin se mund të kishte ndodhur ndonjë incident, derisa filluan të shfaqeshin trupat e viktimave. Tre njerëz, (babai dhe dy fëmijët e një familjeje) mbijetuan. Më pas u zbulua se një adoleshent ishte arrestuar.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors