KRUJË- Katër shtetas sllovenë kanë rënë pre e grabitjes teksa ishin duke udhëtuar për në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Thumanë të Krujës, kur makinës me të cilin po udhëtonin shtetasit sllovenë u kanë dalë përpara dy persona pa armë e pa maska.
Sipas të dhënave të para të policisë, grabitësit janë prezantuar si oficerë të antiodrogës dhe i kanë kërkuar të huajve të zbrisnin nga makina pasi do të kryenin kontroll.
Më tej, i kanë marrë paratë dhe makinën, por pa ushtruar dhunë mbi ta. Sllovenët, që mësohet se jetonin prej vitesh në Durrës kanë bërë denoncimin për ngjarjen.
Policia ka shoqëruar disa të dyshuar, por ende nuk bën me dije nëse mes tyre janë autorët apo jo.
0 Comments:
Post a Comment