Avokati i Delijorgjit: Gërdeci u zgjodh nga Mediu

TIRANE- Administratori i fabrikës së demontimit të municioneve Albademil, akuzon drejtëpërdrejtë ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur më 15 mars 2008 në Gërdec.Në seancën e sotme gjyqësore, avokati mbrojtjës i Mihal Delijorgjit, Maksim Haxhia deklaroi se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me pasojat e rënda në Gërdec. Sipas Haxhisë është ministria e Mbrojtjes e cila zgjodhi pikërisht Gërdecin si vend për demontimin e municioneve.

Haxhia tha se Delijorgji nuk ka lidhje as me demontimin proces i cili sipas tij është kryer në bazë të vendimeve të qeverisë. Më tej përfaqësuesi ligjor i Delijorgjit, tha se janë mënjanuar personat përgjegjës për ngjarjen duke nënkuptuar këtu ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Akuzat e Haxhise pasojnë ato të avokatit të ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, në seancën e kaluar. Mbrojtësi ligjor i Hoxhës akuzoi ish ministrin Mediu si arkitet të tragjedisë së rëndë të Gërdecit. Sipas Hoxhes Mediu kishte firmosur urdhra mbi caktimin e vendit të demontimit të armëve në Gërdec si dhe kishte urdhëruar ushtrinë të kryente transportin e municioneve.

Gjatë seancës së sotme që zhvillohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës gjykata rrëzoi sërish kërkesën e avokatëve mbrojtës të Delijorgjit, Minxollit dhe ish ekonomistes së kompanisë MEICO për gjykim të shkurtuar.
(s.g/BalkanWeb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors