Perfaqesimi i Kosoves nga misionet nderkombetare

Bashkesia Nderkombetare ende nuk ka gjetur nje formule precize se si te veproje ne Kosove dhe me Kosoven, thone analistet per ceshtje politike ne Prishtine. Ata mendojne se qe nga shpallja e pavaresise se vendit, por edhe tash, ekziston nje paqartesi ne radhet e misioneve nderkombetare ne Kosove, ne lidhje me pergjegjesite e tyre brenda Kosoves dhe ne perfaqesimin e vendit ne arenen nderkombetare. Analisti Behlul Beqaj thote se pergjegjesite e autoriteteve nderkombetare ne Kosove, jo rralle, bien ndesh me njera-tjetren.

"Koncepti i menaxhimit te Bashkesise Nderkombetare me Kosoven eshte shkaku kryesor pse ne Kosove objektivisht kemi mekanizma dhe instrumente te ndryshme te Bashkesise Nderkombetare, te cilat ne periudha dhe rrethana te caktuara, madje, veprojne edhe ne menyre kontradiktore", thote Beqaj. Aktualisht ne Kosove veprojne dy mekanizma te Bashkimit Evropian, misioni i BE-se per sundimin e ligjit dhe Perfaqesuesi Special i BE-se ne Kosove, Piter Feith, i cili njekohesisht ushtron detyren e shefit te Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove. Mandati i ketij te fundit buron nga Grupi Drejtues Nderkombetar per Kosoven, i cili perbehet nga vendet qe e kane njohur pavaresine e Kosoves, apo qe e mbeshtesin Kosoven. Nderkaq, si Perfaqesues Special i BE-se, Feith perfaqeson edhe pese shtete evropiane qe nuk e kane njohur ende Kosoven.

Beqaj thekson se obligimet, sic i quan ai, te dyfishta te Feithit komplikojne situaten ne Kosove. "Nese po konstatohet, ne njeren ane te analizes, qe ka suksese impresive te Grupit Drejtues Nderkombetar, e, ne anen tjeter, thuhet se BE-ja eshte e shqetesuar me kualitetin e qeverisjes - cka do te thote kjo?! Do te thote se ka qendrime kontradiktore e te paqarta. Jane konfuze ne kerkesat e tyre dhe, thjesht, po abuzojne me durimin e qytetareve te Kosoves", thekson ai.

Se fundi eshte arritur nje marreveshje mes institucioneve te BE-se dhe autoriteteve italiane per te emeruar ambasadorin italian ne Kosove, Majkell Gjifoni, ne postin e emisarit te BE-se per veriun e Kosoves. Analisti Shkelzen Maliqi mendon se per shkak te sistemit, sic e quan ai, te komplikuar te vendimmarrjes ne BE edhe sa i perket Kosoves, Bashkimi Evropian po perpiqet te gjeje modalitete per funksionalizmin e misioneve te tij ne vend. "Ky eshte vetem nje lehtesim i misionit te Piter Feithit, i cili paraqitet me keto dy role. Mendoj se per kete, te gjithe faktoret relevante jane te qarte. Ata thone se Kosova do te mbetet unike, por se vetem duhet te jepet kohe qe serbet e Kosoves te integrohen ose, gradualisht, te pajtohen me kete realitet te ri qe eshte krijuar me shpalljen e pavaresise se Kosoves", pohon Maliqi.

Veriu i Kosoves, nderkaq, vazhdon te jete zona kryesore e veprimit te misionit te rikonfiguruar te UNMIK-ut. Roli politik, monitorues dhe raportues i ketij misioni, ia lejon UNMIK-ut ta perfaqesoje Kosoven edhe ne organizatat, apo ne marredheniet me shtetet qe nuk e njohin Kosoven, sic eshte Interpoli, pastaj marreveshja e CEFTA-s dhe te tjera.

Mirepo, dite me pare, nje delegacion i te ashtuquajturit Kuvend i Bashkesise se Komunave te Kosoves, i dorezoi presidentit te Serbise, Boris Tadiq, nje peticion me me shume se 48 mije nenshkrime, me te cilin serbet e Kosoves kerkojne largimin e misionit EULEX nga Kosova dhe kthimin e kompetencave tek UNMIK-u. Kjo, sipas Maliqit, eshte nje kerkese e parealizueshme. "Kjo edhe tregon poziten duale te Bashkesise Nderkombetare ne Kosove. Serbet kerkojne dicka qe eshte gati e pamundshme, pra qe te kthehet misioni i UNMIK-ut, i cili praktikisht eshte rrudhur dhe eshte bere krejt formal".

"Kurse, institucionet e Kosoves kerkojne qe UNMIK-u te pushoje se ekzistuari, por ne kete moment kjo ende nuk eshte e mundshme", tha ai.

Me teper qartesi rreth struktures se misioneve nderkombetare brenda Kosoves dhe pergjegjesive te tyre jashte vendit, sipas analisteve, do te sillte nje mendim pozitiv per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors