Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, i ka cilesuar zgjedhjet lokale te 15 nentorit si nje test per demokracine dhe pergjegjshmerine e njerezve te politikes.
Ne nje interviste me BBC-ne, Krasniqi tha se nese testi per demokracine nuk kalon, atehere nuk duhet kerkuar fajtori tek qytetaret, por tek subjektet politike. Kryetari i Kuvendit te Kosoves tha se partite politike qeverisese dhe te opozites, duhet te jene te pergjegjshme per rendesine politike qe kane zgjedhjet lokale dhe njekohesisht u beri thirrje qytetareve te Kosoves, qe te marrin pjese me masivisht ne zgjedhje. Ai e cilesoi oferten e institucioneve te Kosoves per serbet lokale, si nje prej ofertave me te mira ne rajon per pakicat, nderkohe qe vleresoi se Beogradi, me ftesen per mosdalje te serbeve te Kosoves ne zgjedhje, po i pengon vete qytetaret serbe, po pengon integrimin dhe mireqenien e tyre, ne realitetin e ri te krijuar ne Kosove.
Zoti Krasniqi, jemi para zgjedhjeve lokale ne Kosove. Nje numer faktoresh nderkombetare kane bere thirrje per pjesemarrje masive ne to. I shihni keto thirrje si nje pasqyre te realitetit, sepse duket se ne pergjithesi ka nje deshperim ne mesin e qytetareve te Kosoves?
Realisht, sigurisht qe ne cdo shoqeri ka njerez te deshperuar. Te pretendojme ne ne Kosove, se nuk ka njerez te deshperuar per mua eshte e pakuptimte dhe e pabesueshme. Mirepo, mendoj se partite politike ne Kosove duhet t'u bejne thirrje simpatizanteve te vet, anetareve te vet, por edhe te gjithe qytetareve te Kosoves, qe te dalin ne zgjedhje per te votuar per ata qe mendojne se bejne nje zgjidhje per te ardhmen. Mendoj se kjo eshte dicka qe duhet te ndodhe.
Ne anen tjeter, une e di se ka pakenaqesi, por realisht duke qene me dekada ne angazhimin tim ne politik per lirine e Kosoves, per qytetaret e saj, per mireqenien e tyre dhe zhvillimin ekonomik te saj, mund te them se gjate ketyre viteve dhe jo vetem gjate ketyre dy viteve, pra gjate dhjete vjeteve te kaluara, ne Kosove kane ndodhur ndryshime te medha. Ndonjehere them se as ne vete qe jemi ne politike, nuk mund t'i verejme keto ndryshime.
Sigurisht qe institucionet e Kosoves duhet te kene nje pergatitje me te madhe, por pergatitjet nuk krijohen brenda dites as brenda nates, por duhet nje kohe. Institucionet e Kosoves po krijojne nje tradite dhe ajo po permiresohet nga viti ne vit. Une mendoj se qytetaret e Kosoves kane nje pergjegjesi dhe ne radhe te pare eshte e drejta e tyre qe duhet ta shfrytezojne dhe te ndihmojne qe institucionet e Kosoves vertete te jene sa me demokratike, sa me funksionale dhe ne sherbim te tyre.
Kjo eshte hera e pare qe institucionet e Kosoves organizojne zgjedhjet lokale. E besoni se keto institucione jane te gatshme, te "pjekura" per te ofruar zgjedhje te lira, te drejta dhe demokratike?
Une mendoj se institucionet jane te gatshme ta bejne kete. Ne jemi ne zhvillime politike dhe e dime detyren e pergjegjesine qe kemi. Mirepo mendoj se duhet qe edhe partite politike te pozites dhe te opozites, te jene te pergjegjshme per rendesine politike qe e kane keto zgjedhje dhe jo vetem per te marre nje note pozitive nga te huajt, por ne radhe te pare per te marre nje note pozitive nga vete qytetaret.
Institucionet e Kosoves dhe partite politike ne Kosove, duhet qe vertete te marrin note pozitive nga qytetaret e Kosoves dhe nese e marrin ate nga qytetaret, sigurisht se do te marrin nota pozitive edhe nga komuniteti nderkombetar. Mendoj se kjo eshte e rendesishme ne keto procese dhe keto zgjedhje e kane edhe nje element; mendoj se ato, nese behen edhe me te mira se sa ne te kaluaren, do te tregojne per pjekurine qe e kane krijuar subjektet politike, institucionet e Kosoves dhe qytetaret e saj per te ecur ne proceset e tjera drejt integrimeve ne BE.
Mirepo, ka nje deklarim te Beogradit zyrtar se nuk do te hape driten e gjelber per pjesemarrjen e serbeve te Kosoves ne zgjedhjet lokale, por as nuk do t'i pengoje ata qe duan te marrin pjese. E besoni se serbet lokale serish do te kthehen nga Beogradi?
Duhet ta shikojme gjendjen realisht. Beogradi tek serbet e Kosoves vazhdon ta kete nje ndikim te madh. Une s'dua te krijoj iluzione, por nese marrim parasysh regjistrimin e subjekteve dhe te iniciativave te qytetareve serbe, per te aplikuar dhe per te dale ne zgjedhje, eshte shume me i mire se sa hereve te tjera dhe te shpresojme se nje pjese e qytetareve serbe te Kosoves eshte ngritur ne vetedije per te qene pjese integrale e zhvillimeve politike, institucionale e publike ne Kosove.
Po shpresojme se do te kete nje dalje te tyre me te mire se kurdo here tjeter, por dua te them se Beogradi, me ftesen e tij per mosdalje ne zgjedhje, po pengon ne radhe te pare, qytetaret serbe te Kosoves, po pengon integrimin e tyre dhe ne fund te fundit po pengon edhe nje mireqenie te tyre, ne realitetin e ri te krijuar ne Kosove. Konsideroj se oferta e institucioneve te Kosoves, se bashku me bashkesine nderkombetare, eshte nje oferte nder me te mirat qe ka rajoni per komunitetet pakice dhe vleresoj se serbet duhet ta shfrytezojne kete oferte.
Konsideroni se keto zgjedhje, do te jene nje test per demokracine ne Kosove?
Keto zgjedhje jane test per demokracine dhe pergjegjesine e njerezve te politikes ne Kosove. Nese testi per demokracine nuk kalon si duhet, atehere forcat politike dhe njerezit, qe kane pergjegjesine politike ne Kosove nuk duhet te kerkojne fajtore as tek qytetaret e Kosoves dhe as jashte Kosoves, por duhet ta kerkojne ate ne nivelin, se sa ata e kane ngritur zhvillimin e demokracise dhe vete demokracine, ne kuader te subjekteve politike qe ata i drejtojne.
0 Comments:
Post a Comment