“Franceska është shumë e zhveshur në “Kolorado kafe”, atje ku
po pozon për kalendarin e saj, por janë punët e saj dhe unë nuk
i fus hundët. Është karriera e saj, nuk mund t’ii ndaloj asgjë”.
Duket më i sgurt në vetvete (nuk kam qarë për dashurinë. Ka
ndodhur të paktën dy herë, por ka qenë shumë kohë më parë)
dhe as i frikësuar për të humbur të fejuarën e tij. Ferdi Berisha,
madje ka pranuar që e fejuara e tij të marrë falenderimin e tij
për bërjen e një kalendari: “nuk e fsheh….vuaj si një qen, por do
ta mbështes kudo”.
Pra, lidhja e tyre vazhdon më së miri, mes tyre nuk ka ndryshuar
asgjë, as dashuria dhe as tërheqja fizike dhe pse xhelozia
është një problem i madh.
“Por siç u ndodh të gjithëve, unë jam xheloz, ndoshta pak më
shumë se sa normalja, por nuk e kam mohuar asnjëherë dhe
kështu ndonjëherë bëj ndonjë skenë. Edhe pse pendohem për
disa gjëra që i them, nuk mohoj asnjë nga fjalët e mia. Unë
kështu jam gatuar…”
Për mall nuk shikoj fotografitë e lojës së Grande Fratellos
(Përpiqem t’i shmang, pasi kam shumë nostalgji. Pra, është aty
fillimi i dashurisë sonë dhe të shohësh ato fotografi është një gjë
shumë prekëse), por ndërkohë kam gati librin tim, i cili i
dedikohet historisë sime.
“Librin e kam realizuar bashkë me shkrimtarin Sabelli Fioretti
dhe praktikisht ka përfunduar. Vetëm jemi duke vendosur kur
dhe si ta lançojmë. Përsa i përket përmbajtjes janë të gjithë
elementët që nga ardhja në Itali dhe deri te fitorja e Grande
Fratellos dhe natyrisht dhe ndjenja për Françeskën”.
0 Comments:
Post a Comment