Vrasja te tregu i Dobracit, pranga autorit

Shkoder-Vihet ne prangat e policise se Shkodres, Besmir Dhampiraj, nje person i shumekerkuar, i akuzuar per vrasje. Arrestimi i tij, u be mengjesin e djeshem, pas nje aksioni te policise se Shkodres. Besmir Dhampiraj, 24 vjec lindur dhe banues ne fshatin Shtoj i Ri te Komunes Rrethina-Shkoder, ishte shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise Shkoder, i akuzuar per vrasjen e bujshme te Hysni Shpuzes, e ndodhur ne 6 shtator 2008, ne tregun e fruta-perimeve, ne fshatin Dobrac, veper kjo e kryer ne bashkepunim me vellain e tij, Ermal Dhampiraj.

Per kete ngjarje, Gjykata e Shkodres kishte vendosur masen e sigurise arrest me burg, me akuzat "vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim" dhe " mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".

Vellai i 24-vjecarit u arrestua menjehere pas ngjarjes, ndersa ai u largua.

Ngjarja

Vrasja e 6 shtatorit te vitit te kaluar, ishte pasoje e nje konflikti te nisur kohe me pare, mes familjes Dhampiraj, dhe viktimes Hysni Shpuza, per nje lidhje dashurie te njerit prej djemve te familjes Dhampiraj, Albertit me vajzen e viktimes. Ngjarja ndodhi rreth ores 10.45 ne tregun e shitjes me shumice te fruta-perimeve ne lagjen Dobrac, te Shkodres. Hysni Shpuza, 45 vjec, ka qene ne ambientet e tregut kur, nga nje distance e afert, eshte qelluar 6 here me pistolete nga Besmir Dhapiraj, vellai i djalit qe dashuronte vajzen e Shpuzes. Autori eshte larguar me shpejtesi, ndersa viktima i plagosur rende ka gjetur vdekjen ne spital.

Konflikti

Ne mars te vitit 2006, viktima e vrasjes, Hysni Shpuza kishte deklaruar se djemte e familjes Dhampiraj, i kishin hyre ne shtepi per ta grabitur, por hetimi ka zbuluar te kunderten. Sipas policise, nuk ishte nje grabitje, por nje lidhje mes Albert Dhampirit dhe vajzes se Hysni Shpuzes, atehere 15 vjece. Familja Shpuza nuk e pranonte kete lidhje, por pas pak ditesh vajza largohet per ne shtepine e Dhampirajve. Familja e saj nderhyn dhe e rikthen ne shtepi. Pas kesaj Hysni Shpuza kanoset e qellohet me arme ndersa ndodhej brenda ne lokalin e tij, nga Albert Dhampiraj. Pas kesaj ngjarje, Albert Dhampiraj shpallet ne kerkim. Kater muaj me pas plagoset me arme zjarri, vellai i viktimes, Hamza Shpuza. Edhe per kete ngjarje akuzohen vellezerit Dhampiraj. Fundi i konfliktit shenohet me vrasjen e Hysni Shpuzes, diten e 6 shtatorit. (Ledi Koraqi - Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors