Kryeministri Berisha i ftuar të mbyllë bursën amerikane NASDAQ në New York
New York (Bota sot) - Kryeministri Berisha ishte i ftuar special në ceremoninë e mbylljes së bursës ditore të New York, NASDAQ, në Times Square.
Gjatë kësaj ceremonie që tashmë është kthyer në një ceremoni tradicionale dhe mjaft popullore për New York, Kryeministri Berisha u prit nga Zëvendëspresidenti i NASDAQ, i cili e shoqëroi Kryeministri Berisha në ambientet ku kjo ceremoni zhvillohet.
Gjatë ceremonisë u shfaqën pamje sugjestive nga vendet më të bukura dhe panoramike të Shqipërisë, si dhe një dokumentar i shkurtër mbi vendin tonë.
I gjithë aktiviteti, ndërkohë që zhvillohej, transmetohej në kohë reale në NASDAQ Tower dhe shikohej nga qindra e qindra qytetarë, të cilët ndodheshin aty me këtë rast, si dhe me kërshërinë për t’u njohur më nga afër me këtë vend kaq larg SHBA-ve.
Në mesin e tyre kishin ardhur edhe mjaft shqiptaro- amerikanë, të cilët prisnin me krenari të takonin Kryeministrin e vendit të tyre të origjinës.
Kulla Panoramike e NASDAQ është ekrani më i gjerë i botës. Në të transmetohen në kohë reale rezultatet e bursës amerikane, si dhe përshëndetjet e liderëve botërorë apo personaliteteve të tjera të shkencës, artit, botës së financës etj..
Përshëndetja e Kryeministrit Berisha përmes stacionit televiziv të NASDAQ u transmetua në kohë reale në televizionet e profilizuara ekonomike më prestigjioze si CNBC, Bloomberg, FOX Business.(BotaSot)
0 Comments:
Post a Comment