DURRËS- Sherri për balerinat në një disko të Durrësit ka përfunduar me një viktimë. Emiljano Sula, 26-vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri nga pronari i diskos ku ndodhi sherri, ndërkohë që autori u prangos disa orë pas ngjarjes.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në një disko të lagjes 11 të Durrësit. Dëshmitare në vend ngjarje kanë treguar se konflikti ka lindur për shkak të balerinave që vallëzonin në lokal, të cilat janë ngacmuar prej viktimës.
Pas kësaj pronari ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Autori dh viktima kanë debatuar me fjalë dhe janë kërcënuar mes tyre deri sa është vënë në përdorim edhe arma e zjarrit. I riu ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që autori, 45 vjeçari Fundim Dedja, është arrestuar nga policia.
0 Comments:
Post a Comment