Tirane- Pese oficere te policise, kane pasur kontakte te perhershme me Dritan Dajtin. Emrat e tyre kane dale nga tabulatet telefonike, gjate transkriptimit te numrave qe kishte ne perdorim Dajti. Nderkohe mesohet se numrat e tyre, kane qene te regjistruar me emra konkrete ne telefonat e tij.
Emrat e pese punonjesve te policise i jane derguar SHKB-se ne Ministrine e Rendit, per verifikime te metejshme. Te gjitha te dhenat jane bere te ditura nga ana e grupit hetimor, te cilet sqarojne se pese efektivet e policise se Tiranes, Durresit, si dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, dyshohet te kene pasur kontakte te vazhdueshme me te shumekerkuarin.
Do te jene verifikimet e SHKB-se dhe transkriptimet e bisedave telefonike te kryera mes tyre, mbi ate qe eshte diskutuar ne telefon, qe do te tregojne nese kane komunikuar diten e masakres dhe cfare lehtesirash i kane ofruar gjate kohes ne arrati. Te gjitha transkriptimet do te hedhin drite mbi dilemen qe eshte ngritur pas vrasjes se kater efektivave, te cilet ishin nisur per kapjen e 39-vjecarit.
Zbardhja e nje procedure te tille, sipas burimeve, do te hedhe drite mbi faktin se si Dritan Dajti u gjet i pergatitur, ne pritje te forcave speciale, ne momentin e qe i kane kerkuar te dorezohej, duke i bere te qarte se ishte i rrethuar. Dje, Prokuroria e Krimeve te Renda, i ka kerkuar Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Rendit, te hetoje per 5 efektivet, emrat e te cileve se bashku me numrat e telefonave, u gjeten ne celularet e Dritan Dajtit, ne momentin e ndalimit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, pas kerkeses se bere, disa prej kompanive celulare kane kthyer pergjigje per disa nga numrat qe dispononte Dajti, duke vene ne dispozicion te hetimit edhe tabulatet telefonike te numrave, me te cilet ka komunikuar ai. Nga zbardhja e tyre eshte vertetuar se Dajti jo vetem ka pasur ne celulare numrat e tyre, por madje, disa here ka folur me keta persona, emrat e te cileve per momentin mbahen sekret, per efekt hetimi.
Prokuroria kerkon zbardhjen e tabulateve per 6-mujorin e fundit, si dhe bisedat qe jane kryer ne momentin qe po zhvillohej operacioni. Burimet kane theksuar se te gjitha verifikimet e tyre, do te zbardhin dyshimet nese Dajti eshte ndihmuar nga vete blute per t'u fshehur gjate ketyre 6 viteve ne arrati, pas arratisjes nga Gjykata e Tiranes ne vitin 2003, si dhe nese operacioni ka pasur dekonspirim paraditen e 7 gushtit.
0 Comments:
Post a Comment