Te gjithe ata persona qe kane nje vile ne zonen bregdetare ne fshatra turistike, do te duhet te blejne siperfaqen e truallit ku e kane ndertuar, me cmimet e tregut. Kryeministri Sali Berisha, paralajmeroi ne mbledhjen e djeshme te qeverise, detyrimin qe keta shtetas do te kene se shpejti per te paguar truallin ku kane ndertuar me cmimet reale te tregut, nese vertete kerkojne ta shijojne pronen e tyre.
Kreu i ekzekutivit tha se nuk mund te behet fjale per legalizim te fshatrave ne zonat turistike, por pagese me vleren reale te tregut, per cdo meter siperfaqeje. "Borgjezia e re duhet qe ne menyre perfundimtare te bleje me cmim tregu, token qe vilat e tyre kane zene ne fshatrat turistike dhe keto fonde, kalojne per pronaret. Ne kete menyre, ata do t'i gezojne edhe me shume shtepite e tyre te fundjavave", u shprehe kryeministri para kabinetit qeveritar.
Sipas tij, statusi i fshatrave turistike eshte nje problem i nderlikuar gjate rruges, por tani do t'i jepet pergjigje perfundimtare ne interes te dyanshem, te atyre qe i posedojne shtepite dhe te pronareve, sepse te gjitha fondet do te kalojne per pronaret. "Statusi i tyre nuk lejon qe te perdoren praktikat e legalizimit per to, pasi kemi te bejme realisht me ate qe une e quaj "borgjezi e re", por qe ne fakt, nuk ka ndermend ta deklaroje veten te tille asnjehere, gje te cilen une personalisht nuk arrij ta kuptoj. Ky vend kaloi ne shekullin e ri dhe ende nuk ka dale dikush e te thote, une jam borgjez, madje edhe miliarder po te jete", tha kryeministri.
Ndaj e gjithe kjo kategori sipas kreut te ekzekutivit, do te duhet te paguaje me cmimet e tregut, vilen e blere ne fshatrat turistike, ne te gjithe territorin e vendit. Sipas kryeministrit Berisha, nuk mund te lejohet, qe pronaret e ndertimeve ne zonat turistike, ne ato te quajtura fshatra turistike, te legalizojne ndertimet e tyre me cmimet lehtesuese qe jane percaktuar per zonat informale.
Te gjithe keta, do te paguajne cdo meter katror siperfaqe te zene nga ndertimi i vilave te tyre, me cmimet e tregut. Kur dihet qe cmimet e tokave ne zonat turistike per meter katror, jane me te kripurat nga te gjitha tokat e tjera, si truall apo toka bujqesore ne zona te tjera. Nje nderhyrje e tille ligjore pritet te behet shume shpejt nga qeveria. Ashtu sic parashikohet edhe ne ligjin per legalizimin e zonave informale, parate qe do te mblidhen nga ky sanksion ligjor, pra pagesa e siperfaqeve te fshatrave turistike me cmimet e tregut, do te shkoje per kompensimin financiar te pronareve te ligjshem te tokave. Ne ligjin per legalizimet, percaktohet qe masa 80% e fondeve te mbledhura i shkon pronareve te tokes, te cilet presin demshperblimin financiar nga shteti per token e zene.
Pagesa
Qytetaret qe kane vila ne fshatra turistike, do te paguajne cdo meter katror te siperfaqes se ambientit, me cmimet e tregut. Kerkesa per pagimin e truallit, u be dje nje mbledhjen e qeverise nga kryeministri Sali Berisha.
Legalizimet, mbyllen pas dy muajsh
Procesi i legalizimit te ndertimeve pa leje, pritet te mbyllet perfundimisht ne muajin tetor. Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale, eshte duke vijuar punen me pritjen e dokumenteve nga banoret dhe dhenien ne dore, te tapive te legalizimit. Drejtuesit e kesaj agjencie, u shprehen dite me pare, se procesi do te perfundoje ne tetor. Por ashtu sic edhe tha kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e qeverise, vilat e ndertuara ne fshatrat turistike nuk bejne pjese ne kete proces. Ato do te paguajne truallin me cmimin e tregut. E perbashketa eshte se fondi do te shkoje per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave, qe presin kompensim ne vlere monetare per token e tyre te zene, nga fondet e buxhetit te shtetit. Sipas te dhenave te marra nga ALUIZNI, ne zyrat e kesaj agjencie jepen cdo dite rreth 40 mije tapi, per shtepite dhe ndertimet e bera nga banoret ne zona informale.
0 Comments:
Post a Comment