DURRES - Ka humbur jetën 25 vjeçari qe u plagos sot në Qerret. Një sherr për vendosjen e posterave ka degjeneruar në të shtëna automatiku, ku ka mbetur i plagosur rëndë, 25 vjeçari Artan Zeka. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:00 në qendër të fshatit Qerret të Shijakut dhe dyshohet se erdhi pas nje debati për posterat e partive politike.
Policia nga vendngjarja thotë se është plagosur me armë automatike shtetasi Artan Zeka, i cili rreth ores 13:30 nderroi jete ne spitalin e Durresit. Ndërsa autori, shtetasi Skender Balla 45 vjeç eshte kapur 10 minutash pas kryerjes se krimit.
Sipas policisë dy shtetasit jane grindur me njeri-tjetrin me fjale fyese, me pas Skenderi eshte larguar per tu rikthyer me një armë automatike dhe ka gjuajtur në drejtim të Artan Zekës duke e plagosur rende. I demtuari ndodhet ne spitalin rajonal te Durresit dhe po i nenshtrohet operacionit.
Ndërkoë policia deklaron se nuk janë sqaruar ende rrethanat e ngjarjes dhe motivet e plagosjes. Nga ana tjetër drejtues të PD së Durrësit kanë shkuar në spital për të parë të plagosurin. Nga spitali kandidati për deputet i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri është shprehur se "ky është një rast i paprecdent dhe se strukturat e PS po godasin rëndë PD". Më pare Xhaferri tha se "gjendja shëndetësore e të riut është shumë e rëndë dhe po bëhet gati të niset drejt Italisë me Çarter". Por siç konfirmuan ne mesdite mjeket e spitalit, ai nuk mundi ti mbijetoje plageve te renda qe kishte marre.
Ndërkohë PS e Durrësit nuk është prononcuar për këtë ngjarje. Por burime konfidenciale nga vendi i ngjarjes thanë për gazetën se sherri mes dy burrave nisi për një poster. Simpatizanti i PS, tashmë i arrestuar, ka kërkuar të vendosë disa postera në qendër të fshatit por është penguar nga sipmatizanti i PD. Më pas ai i PS ka marë armën në shtëpi dhe ka shtjerë mbi të.
Gjithsesi pritet që motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë të sqarohen nga policia e cila ende nuk a një variant zyrtar për plagosjen e ndodhur sot në Qerret. (Shekulli)
0 Comments:
Post a Comment