Fier- Nje person i paidentifikuar, me kaske ne koke dhe qe udhetonte me motor tip "Yamaha", ka qelluar dy here me pistolete per te vrare djalin e Fatmir Eminit, Ilirin, 20 vjecar. I riu ka qene duke mbyllur lavazhin, se bashku me nje te afermin e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme, rreth ores 21:30 ne lagjen "29 Nentori", prane baneses se te njohurit me nofken "Mile Cami", i arrestuar nga policia. Burime zyrtare te policise, thane se 20-vjecari Emini, sapo kishte mbyllur makinen e tij tip "Benz" dhe po dilte nga lavazhi. Aty prane eshte afruar nje person me motor, i cili ka nxjerre me shpejtesi nje pistolete duke qelluar dy here. Plumbat kane zene Eminin, nje ne parakrahun e djathte dhe tjetri ne pulpen e kembes. Me pas atentatori eshte larguar nga vendi i ngjarjes mes rrugicave te pallateve. I demtuari eshte derguar me urgjence ne spitalin e Fierit nga familjaret, ku ka marre ndihmen mjekesore dhe gjendet jashte rrezikut per jeten. Nje grup hetimor ka shkuar ne vendngjarje, duke marre ne pyetje te afermit dhe deshmitarin, ndersa pritet rrefimi i te plagosurit, nese ka pasur konflikte dhe perplasje fizike kohet e fundit. Fatmir Emini, gjendet ne proces gjyqesor per nje vrasje dhe hetohet per nje te dyte. Aktualisht i njohuri me pseudonimin "Mile Cami" po vuan denimin me 22 vite burg per vrasjen e bujshme te vitit 1997 te Bujar Sules, i cili njihej edhe me nofken "Loshi i Karbunares", djali i tezes se Lulezim Cakes. Por pas ketij krimi, dyshohet se 52-vjecari Emini, ne bashkepunim me vellezerit Yzeiraj, nga fshati Rrerez i Beratit, kane masakruar ne menyre barbare nenen e Lul Cakes ne vitin 1999, kufoma e te ciles u gjet ne nje zone te pyllezuar. Por aktualisht Eminit, i eshte komunikuar edhe nje hetim tjeter, per vrasjen e biznesmenit Gjergji Halo, ne vitin 2000. Se fundmi prokuroria deklaroi se ka siguruar si prove nje leter cigareje, ku Emini ka shkruar te dhena per ngjarjen dhe qe e postonte nga qelite e burgut te Peqinit, ku dhe eshte izoluar. (Xhemil Beharaj - Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment