Është përcjellë për në banesën e fundit kreu i PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Keka. Ceremonia mortore është mbajtur në fshatin Pjetroshan, sipas zakoneve të zonës. Të afërm, miq, shokë e bashkëpunëtorë, por dhe përfaqësues të demokstritianëve i kanë dhënë lamtumirën e fundit Aleks Kekës i cili humbi jetën paraditen e djeshme pas shpërthimit të makinës me të cilën udhëtonte.
Autopsia vërtetoi se Keka gjeti vdekjen për shkak të shpërthimit të eksplozivit, të telekomanduar në distancë. REAGON BABAI
SHKODER-
Përcillet për në banesën e fundit kreu i PDK-së në Malësinë e Madhe
Ora:17:45- Është përcjellë për në banesën e fundit kreu i PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Keka, i cili humbi jetën dje pas shpërthimit të automjetit të tij me telekomandë në distancë. Mësohet se në vendngjarje kanë qenë të shumtë ata që përcollën Kekën , babanë e 3 fëmijëve në banesën e fundit.
Të afërm, miq, shokë e bashkëpunëtorë, por dhe përfaqësues të demokristianeve, ku përfshihet edhe kreu i PDK-së Nard Ndoka i kanë dhënë lamtumirën e fundit Aleks Kekës.
Fillimisht trupit të pajetë të të ndjerit i janë bërë ritet e fundit në kishën e fshatit dhe më pas ai është përcjellë drejt banesës së fundit në varrezat e fshatit.
Dje në mbrëmje kanë dalë rezultatet e autopsisë së trupit të Aleks Kekës. Ekspertët shpjegojnë se kreu i PDK-së së Malësisë së Madhe ka gjetur vdekjen për shkak të shpërthimit të eksplozivit në makinën me të cilën udhëtonte.
Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat nga vendi i ngjarjes, ndërsa duke u nisur nga dëmtimet e shkaktuara në trupin e Kekës, dyshohet se eksplozivi është vendosur në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit dhe aktivizimi është bërë përmes një telekomande në distancë.
Vërtetohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës kur makina ka qënë në lëvizje, në askin rrugor Koplik-Shkodër. Aleks Keka, kryetar i PDK-së në Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth ores 09:45, në rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Grizhë. Aleksandër Keka ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip “Mitsubishi Pajero” me targë SH 2125E (në pronësi të vëllezërve Bitani), nga Kopliku për në drejtim të qytetit të Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte shpërtheu fuqishëm duke i shkaktuar atij vdekjen.
Flet njeriu që takoi për herë të fundit Kekën
Ora 11:30- Mark Luma, kandidat për deputet i PDK-së në Malësinë e Madhe ka qënë personi i fundit që ka takuar Aleks Kekën, rreth 40 minuta përpara se të vdiste. Në një intervistë për TvNews24 Luma tregon se ai ka qënë personi i fundit që ka kontaktuar me Aleks Kekën dhe kanë pirë kafe së bashku. Luma tregon se Keka i kishte rrëfyer po ditën që vdiq se kërcënohej vazhdimisht në telefon.
“Kam pirë kafe me Aleksin në një bar kafe në qendër të Koplikut. Biseduam për përgatitjet e fushatës. Keka më tregoi se ndjehej i kërcënuar” theksoi Luma.
Kandidati i PDK-së në Malësinë e Madhe zgjeron rrëfimin duke dhënë detaje mbi figurën e Kekës. Ai thekson se Keka nuk ishte i rrezikshëm. “Ai qarkullonte lirisht cdo ditë. Dhe ditën e fundit të jetës së tij, pimë kafe së bashku. Kur u ndamë, 40 minuta më pas, mësova lajmin për vdekjen e tij”, tha Luma.
Vdekja e Kekës, policia shoqëron 20 persona. Asnjë pistë hetimi
Ora 10:50-Rreth 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e ndodhur dje paradite ku humbi jetën kryetari i PDK së Malësisë së Madhe, Aleks Keka janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Shkodrës. Të shoqëruarit janë pyetur për lëvizjet e orëve dhe minutave të fundit të Kekës. Gjithsesi zyrtarisht policia nuk ka dalë ende një pistë hetimi të mundshme për ngjarjen. Përvec ekspertizës mjeko-ligjore që vërtetoi se makina shpërtheu nga eksplozivi ndërsa ishte në lëvizje, policia konstatoi se dhe vdekja erdhi si pasojë e aktivizimit të eksplozivit.
Dje me anë të një njoftimi zyrtar policia e etiketoi Kekën si person që hetohej nga policia për trafiqe të ndryshme të paligjshme. Kjo deklaratë solli reagimin e përfaqësuesve të PDK, të cilët të indinjuar akuzuan politikën si përgjegjëse të vdekjes së Kekës duke specifikuar gjuhën e ashpër që është përdorur kundër PDK në këto zgjedhje. Ata mbrojtën figurën e Kekës, duke theksuar se ishte një njeri i nderuar dhe i respektuar i zonës.
Sot ceremonia për Aleks Kekën. Vdiq nga një atentat me eksploziv
Ora 08:00-Ceremonia mortore për Aleks Kekën, kryetarin e PDK në Malësinë e Madhe që u gjet i vdekur dje pranë Shkodrës do të zhvillohet sot në orën 17:00. Trupi i të ndjerit do të përcillet në banesën e fundit nga të afërm, miq, shokë e bashkëpunëtorë, ku nuk do të mungojnë përfaqësues të demokstritianëve.
Ndërkohë që dje në mbrëmje kanë dalë rezultatet e autopsisë së trupit të Aleks Kekës. Ekspertët shpjegojnë se kreu i PDK-së së Malësisë së Madhe ka gjetur vdekjen për shkak të shpërthimit të eksplozivit në makinën me të cilën udhëtonte.
Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat nga vendi i ngjarjes, ndërsa duke u nisur nga dëmtimet e shkaktuara në trupin e Kekës, dyshohet se eksplozivi është vendosur në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit dhe aktivizimi është bërë përmes një telekomande në distancë.
Vërtetohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës kur makina ka qënë në lëvizje, në askin rrugor Koplik-Shkodër. Aktualisht të gjitha grupet e hetimit të angazhuara për zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë mbledhur në një mbledhje të përbashkët për të fikusuar pistën kryesore të ngjarjes. Mësohet se viktima kishte vetëm pak ditë që udhëtonte me automjetin tip Range Rover.
Aleks Keka, kryetar i PDK-së në Malësinë e Madhe humbi jetën dje paradite pranë Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 09:45, në rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Grizhë. Aleksandër Keka ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip “Mitsubishi Pajero” me targë SH 2125E (në pronësi të vëllezërve Bitani), nga Kopliku për në drejtim të qytetit të Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte shpërtheu fuqishëm duke i shkaktuar atij vdekjen.(Balkanweb)
0 Comments:
Post a Comment