Interviste me Mirsa Kërçeli


Mirsa Kërçeli është një këngëtare e re e cila nuk ka shumë kohë që është paraqitur në skenën muzikore, mirëpo një përkushtim të madh dhe një punë të palodhshme që ka treguar ndaj muzikës, ajo ka arritur të jetë një fytyrë e njohur dhe e mirëpritur nga publiku. Në intervistën që ajo ka dhënë për Radio Vala Rinore, tregon më shumë për personalitetin e saj.

Keni arritur të përfitoni një audiencë dhe të jeni e pëlqyer nga një mas e madhe e publikut, cili është sekreti i suksesit tuaj?

Mirsa Kërçeli: Me një përkushtim shumë të madh të punës arrihet çdo gjë.

Keni pasur bashkëpunim edhe me shume këngëtarë, Si do të kishit vlerësuar raportin e bashkëpunimit?

Mirsa Kërçeli: Po kam pas bashkëpunime dhe do të kem prapë sepse me të gjithë kam raporte të shëndosha .

Me cilët kompozitorë bashkëpunoni më shumë?

Mirsa Kërçeli: Me të gjithë kompozitoret bashkëpunoj por më tepër me Genc Prelvukaj, i cili është edhe producenti im.

A keni ndonjë këngë, teksti i të cilës është shkruar nga ju?

Mirsa Kërçeli: Jo nuk kam, por do ta shkruaj një tekst të një kënge. Nuk dua ta zbuloj, mirëpo do ta kuptoni më vonë.

Këndoni edhe jashtë Kosovës, sa ju kan mirëpritur publiku mërgimtarë duke krahasuar me atë në Kosovë ?

Mirsa Kërçeli: Kam kënduar nëpër shumë vende të ndryshme, nuk kisha me bërë krahasime, i gjithë publiku është i mirë dhe i falënderoj për mirëpritjen.

Përpos muzikës, merreni me aktivitet tjera?

Mirsa Kërçeli: Jam edhe studente, merrem me studime. Studioj juridikun.

Ku e kaloni kohen e lirë?

Mirsa Kërçeli: Mezi pres të kem kohë të lirë të kaloj me shoqërinë time.

A këndoni edhe kur jeni vetëm?
Po këndoj çdoherë, bile edhe tani kur po shkruaj, jam duke kënduar.

A ka Mirsa Kërçeli të dashur ?

Mirsa Kërçeli: Jo nuk kam te dashur.

Deri kur mendoni te merreni me muzikë?

Mirsa Kërçeli:Deri sa të mundem të këndoj, nuk do të pushoj deri sa të kam zë për këndim, Për mua kënga është jetë.

Cilët janë planet tuaja që pritini ti realizoni ?

Mirsa Kërçeli: Jam duke e punuar në albumin tim të dytë, kam realizuar shumë këngë, ndërsa disa tjera jam duke i përfunduar. Shumë shpejt do ta lansoj albumin ku do ti paraprijnë dy video klipe muzikore. Do të mbaj disa koncerte të ndryshme dhe talent tjera nuk do ti zbuloj. Le të mbesin për më vonë.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors