Pistat per ekzekutimin e biznesmenit.

Ekzekutimi me silenciator i biznesmenit Esad Valbona, mbremjen e se enjtes, ka vene ne panik policine e Shkodres, e cila deri mbreme nuk ka pasur asnje person te ndaluar. Shkak eshte bere realizimi i vrasjes ne menyre prefekt nga autori, qe nuk eshte pare nga askush ne momentin e krimit. Hetuesit dyshojne se 47-vjecari mund te jete vrare per shkak te perplasjeve te vjetra gjate kohes qe ai kryente tregti nafte me Malin e Zi. Por, nje tjeter piste eshte konflikti i biznesmenit para ngjarjes.

Per kete shkak jane shoqeruar dhjete persona, qe jane lene te lire, pasi u moren ne pyetje dhe me te cilet Valbona dyshohej se kishte pasur ferkime. Zyrtare te policise e cilesuan ngjarjen si misterioze dhe te veshtire per t'u zbuluar autori. Ekspertet nuk kane mundur te gjejne dot gezhojen e qitur nga nje arme me silenciator, qe mendohet te jete nje pistolete, ose nje pushke snajper e vendosur dikur ne ndertesat perballe lokalit te basteve, ne lagjen "Xhabije". Ne pyetje jane marre familjaret e viktimes dhe shoket e tij, ndersa edhe disa prej personave me te cilet mendohej se Valbona kishte perplasje jane lene te lire, pas shoqerimit disa ore ne komisariat.

Pistat e hetimit

Policia eshte duke hetuar ne disa pista. Sipas eksperteve, goditja pa asnje gabim mund te kryhet dhe ne distance te larget, nese perdoret nje snajper. Perfundimi pritet te jepet pas kryerjes se ekspertizes mjekoligjore e me pas asaj balistike mbi plumbin e mbetur ne trupin e 45-vjecarit. Postblloqe te shumta jane ngritur ne te gjitha akset kryesore te rrugeve, dhe vazhdojne te jene efeciente per te shmangur nje largim te mundshem te autorit. Per policine e Shkodres, kjo eshte nje nder vrasjet me te veshtira per t'u zbuluar, pasi ka pasur vetem nje te shtene, nje plumb ne zemer. Pista kryesore, sipas hetuesve eshte ajo e larjes se hesapeve mes rivaleve ne biznes dhe grindje e diteve te fundit. Policia deklaroi se po heton rreth mosmarreveshjeve qe viktima ka pasur ne qytetin e Shkodres apo ne Tropoje, ku ka banuar vite me pare. Gjithashtu, jane mbledhur informacione rreth perplasjeve te diteve te fundit qe 47-vjecari ka pasur me persona te ndryshem qe mund te kene cuar ne eliminimin e tij fizik. Sipas policise, Esad Valbvona ka qene i njohur si nder te fortit e Shkodres. Nder konflikte e vjetra eshte duke u marre ne verifikim edhe koha gjate te ciles Valbona ka qene ne burg ne vitet 1991 deri ne 1993, per plagosje. Nderkohe qe, nder periudhat me te lakueshme eshte ajo e kontrabandes te naftes ne vitet '93 deri ne '96, pa perjashtuar konfliktet e pronesise. Burime zyrtare te policise thane se nuk perjashtojne edhe faktin qe 47-vjecari te jete qelluar per shkak te plagosjes se vitit 1991, per te cilen vuajti denimin, por hetimet jane perqendruar te konkurrenca ne biznes dhe larja e hesapeve. Po keshtu dyshohet qe ekzekutimi te jete kryer nga nje vrases me pagese.

Fjalet e viktimes

Policia e Shkodres ka shoqeruar dhe me pas lene te lire te pakten dhjete persona, por ende nuk ka mundur te ngreje nje version perfundimtar te vrasjes mafioze te biznesmenit Esad Valbona. Vetem nje vrime ne xhamin e lokalit ku qendronte Esad Valbona ne momentin e ekzekutimit dhe asnje shenje tjeter per skenen e bujshme rreth ores 21:00 te se enjtes. Deshmitaret nuk kane degjuar asnje zhurme arme, nderkohe qe policia konstatoi nje plage plumbi ne zemer. Jashte lokalit nuk eshte dalluar asnje levizje qe mund te konsiderohet si e dyshimte. Ekspertet konfirmojne se Esat Valbona eshte vrare me nje pushke snajper nga nje largesi e madhe, teksa qendronte ne nje lokal bastesh sportive. Mesohet se Valbona ka mundur te thote vetem fjalet "me qelluan", duke lene te shokuar shoket e tij te tryezes, qe e kane pare te keputet perdhe i pergjakur. As personat qe ndodheshin prane tij, nuk kane mundur qe te degjojne zhurmen e armes, per te cilen policia mendon se eshte me silenciator. Agjentet kane marre ne pyetje te gjithe personat qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes ne momentin e krimit. "Esad Valbona eshte goditur me nje plumb te vetem ne zemer dhe gezhoja nuk eshte gjetur ende. Nga te dhenat e para dyshojme se kemi te bejme me nje vrases teper te pergatitur. Ai ka qelluar nga nje distance relativisht e madhe duke shenjestruar zemren e viktimes", kane pohuar per gazeten burime zyrtare.

Rrefen skenen deshmitari Artan Dino:"Esadi vuri doren ne zemer dhe shkoi drejt deres"

Lokali gjendet ne katin e pare te nje pallati, ne ane te rruges ne lagjen "Xhabije" te Shkodres. Ai gjendej i ulur ne nje tavoline, afer dritares se lokalit. "Nuk isha ne tryezen e tij. Isha ne nje tavoline tjeter, por ndodhesha perballe dhe kam pare skenen. Gjithcka ishte e qete. Kishte nje ndeshje ne televizor dhe po e shikonim me vemendje", rrefen deshmitari i ngjarjes, qe tronditi qytetin, Artan Dino. Kujton ato momente ende me ankth dhe shprehet se nuk ishte dhe aq tifoz per ate ndeshje qe po transmetohej dhe here pas here shikonte edhe verdalle. "Kam pare se si ka vene doren ne zemer dhe dicka tha aty ne tryeze. U ngrit nga tavolina me doren ne gjoks, eci disa hapa dhe u rrezua ne toke, m'u te shkallet e lokalit. Kur e ngritem, pame qe ishte bere me gjak ne pjesen e kraharorit", vijon rrefimin i riu Dino, qe ka qene i pranishem ne momentin e ekzekutimit. Te gjithe njerezit e tjere te pranishem ne lokal jane shtangur dhe tmerruar nga ajo skene, pasi askush nuk ka degjuar zhurmen e armes. "I kemi hapur rrobat dhe pame se ne pjesen e zemres kishte nje vrime qe duhet te ishte vrima e nje plumbi. Ai arriti te thoshte vetem me qelluan, ndersa ne nuk pame askend qe te levizte ne rruge", perfundon rrefimin deshmitari Dini. Keto deklarime i ka dhene edhe ne policine e Shkodres, por ende i habitur per menyren se si eshte realizuar vrasja. I riu thote se Esadi vinte shpesh ne kete lokal per te ndjekur ndeshjet.

Valbona, biznes pasi doli nga burgu

Esat Valbona njihet ne Shkoder si pronar i dy lokaleve ne hyrje te ketij qyteti. Eshte nder personat qe e ka nisur aktivitetin e tij privat ne fillim te vitit 1993, pasi vuajti denimin per nje plagosje. Pervec lokaleve, biznesmeni 47-vjecar kishte ne pronesi edhe nje linje shumice te materialeve te ndertimit.

Familja: Esadi nuk kishte konflikte

Diten e djeshme te aferm, miq e shoke te biznesmenit 47-vjecar i kane dhene lamtumiren e fundit. Qindra persona kane marre pjese ne ceremonine mortore te Esad Valbones gjate oreve te pasdites. "Esadi nuk ka pasur asnje konflikt me askend. Ishte njeri qe shikonte bizneset e tij dhe asgje me teper. Te pakten ne nuk dime asgje per perplasjet e tij apo kercenimet, pasi ai ishte person qe diskutonte problemet e veta ne familje dhe nuk kishte pse ta e fshihte", shprehen te afermit e tij per gazeten. Te njejtat deklarime, ata kane dhene edhe ne polici, ndersa ngjarja eshte e veshur me mister dhe autori gjendet ende i lire. Familjaret mohojne cdo lloj sherri te 47-vjecarit, apo perplasjeve te vjetra.

Shoket e tavolines nuk degjuan zhurme

Biznesmeni Valbona ndodhej ne nje bar prane shtepise, me nje grup shokesh, kur keta te fundit kane dalluar gjurmen e gjakut prane zemres. Brenda pak sekondash eshte dhene alarmi per atentatin vdekjeprures ndaj 47-vjecarit, i cili nuk ka mundur dot te mbijetoje. Edhe shoket e tavolines jane shprehur se nuk kishin degjuar asnje krisme, madje jane habitur nga fjalet e Esadit se e kishin qelluar. Edhe ne polici ata kane rrefyer se kishin mesuar per fatin e shokut te tyre vetem kur e pane te rrezohej dhe dalluan njollen e gjakut ne zemer. Ekspertet dalluan nje vrime ne xhamin e lokalit, perballe me pozicionin ku qendronte 47-vjecari ne tavolinen e lokalit, ndersa mendohet qe plumbi te kete hyre nga para, duke dale ne pjesen e pasme te trupit.

Vazhdon "shtetrrethimi"

Edhe diten e djeshme ka vazhduar "shtetrrethimi" ne qytetin e Shkodres. Patrulla te shumta policie kane levizur ne rruget kryesore te qytetit dhe mbikeqyrur cdo levizje. Po keshtu ne hyrje-daljet e Shkodres ka pasur postblloqe te shumta te policise. (KohaJone, KohaShqiptare)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors