"Donin te hapnin dhe varret"

Nuk ia ka degjuar kurre emrin ish Kryeprokurores se Hages, Karla Del Ponte, libri i te ciles, "Gjuetia", tre muaj me pare, e beri nje personazh te njohur ne Shqiperi. Abdulla Katuci, nga fshati Ribe ne komunen Gurre te Matit, eshte rreth te 70-tave. Mikprites dhe njeri i zgjuar. Nuk i harron ato dite shkurti te vitit 2004, kur te gjithe pjestaret e familjes jane nxjerre nga shtepia dhe i rrefen te gjitha per gazeten "Koha Jone".

Cfare mbani mend nga ngjarja e kater viteve me pare?

Ishin dite te ftohta shkurti. Isha me bageti. Erdhi plaka dhe duke u dridhur e tera me thote: Hajde shpejt se na nxoren fare. Shtepia eshte mbushur me te huaj dhe policia e ka rrethuar. Mbeta i shtangur. Nuk po kuptoja cfare po ndodhte. Nxitova dhe shume shpejt mberrita ne shtepi. Te huajt kishin kthyer permbys gjithcka. Kerkova te bisedoj me ndonjerin prej tyre. Prokurori i Matit, Arben Dyla, mu afrua dhe me tha se njerezit qe kishin hyre ne shtepi kerkonin te hetonin per llogari te tyren.

Si vepruat pas ketij lajmi?

Nuk kisha cfare te beja, por kur pashe nusen e djalit me femijen dy javesh ne oborrin e shtepise, ishte Shkurt dhe kohe e ftohte, nuk u ndjeva fare mire. Kane ardhur ne fund te ares time 7 makina me te huaj dhe shqiptare. Mes te huajve kam pare dhe nje grua. Ishte jo shume e re, por e mbajtur. Edhe ajo vepronte si te tjeret. Aty ku ne hidhnin mbeturinat e shtepise, u ndalen gjate. Germonin me mjetet qe kishin marre me vete. Mbushen cantet me shishe te ndryshme, me bishta cigaresh, me dhe e me gjithcka ndodhej ne grumbullin e plehrave poshte shtepise, afer ures se ndertuar gati dy vjet me pare. I mbaj mend mjaft mire tre detajet e treguara nga Prokurori i Matit, Arben Dyla.

A ju pyeten dhe per cfare?

Kam dhene sqarime te plota per mbetjet qe te huajt mblodhen ne grumbullin e mbeturinave, per nje beze te bardhe qe ato gjeten mes rrobave te grave te shtepise dhe njollat e gjakut po ne dyshemene e shtepise.

Ata dyshonin per transplant organesh dhe se ky trafik behej ne banesen tuaj?

Dy muaj para kontrollit qe u be nga prokurore dhe eksperte te huaj, djali im, Mersini, ka pritur dy persona te cilet i kane thene atij se, "ne po punojme qe ky fshat te lidhet me Tiranen me rruge, jemi punonjes te nje firme qe do te ndertoje Rrugen e Arbrit. Kane kerkuar madje shtepine me qera. Kane bere matje e fotografime dhe jane larguar. Ne kemi dyshuar qe atehere se ata nuk ishin shqiptare, sepse gjate gjithe kohes nuk flisin shqip, por ne gjuhe te huaj, ndoshta serbisht.

Nuk dyshuat per keta dy "miq" te huaj?

Menjehere pas kontrollit te te huajve dyshuam se mos ata kishin dashur shtepine me qira e kushedi se cfare do te manipulonin sic eshte inskenuar dhe as dy muaj me vone erdhen ato te huajt bashke me prokurorin e rrethit Mat. Helikopteret fluturonin fare ulet dhe prane shtepise. Nuk kemi pare nese filmonin apo jo. Nuk e kemi vene re nje gje te tille. Na demtuan dhe dyshemene dhe ky ishte nje veprim i padrejte, ashtu sikurse lenia e familjareve jashte shtepise per dy dite.

Mendoni se eshte bere qellimisht?

As sot nuk jam i qarte pse shtepia ime eshte kontrolluar ne ate menyre. "Dikush" ma ka bere kete. Si mund te vijne nga Amerika e shtete te tjera te botes dhe te kontrollojne vetem shtepine time? Nuk e kam idene rreth akuzave te ish Kryeprokurores se Hages, Karla Del Ponte, as se ne kete shtepi flitet te jete kryer transplanti i organeve. Mendoj se gjithe kjo histori ka lidhje me njerez qe nuk ia duan te miren familjes Katuci.

Flitet se te huajt kane dashur te hapin varret?

Tek varrezat e fshatit nuk kam vajtur. Kam degjuar me vone se kane tentuar te zhvarrosin viktimat. Kjo nuk mund te ndodhte kurre. Fshati yne nuk do te lejonte kurre nje veprim te tille. Ato jane varret e stergjysherve tane dhe nuk kane asnje lidhje me ate se aty jane varrosur serbe. Jo se nuk kemi dashur ne, por gjate luftes ne Kosove ne zonen e Gurres nuk ka patur as shqiptare te Kosoves.

Sa qendruan ne fshat dhe si reaguat?

Qendruan per dy dite me radhe. Diten e dyte te kontrollit, ne ikje e siper te huajt jane shprehur se mund te kthehen perseri, madje jane shprehur se kete shtepi mund ta marrin per "burg". Perkthyesi qe u prezantua si shqiptar nga Maqedonia me tha, "Xhaje, tani ne shtepine tende ke brenda 7 krajlat". Nderkohe te tjere, oficere te policise shqiptare kane pohuar: "Dulle, Ju kurre nuk keni per ta mesuar qellimin e kontrollit qe eshte bere ne shtepine tende". Un mendoj se ky ishte nje mashtrim i madh. Prej atehere dhe deri sot, i kam derguar shume letra si Prokurores se Pergjithshme dhe Kryeministrit Berisha, por ka marre vetem konfirmimin se kane mberritur.

"Do te kerkoj demshperblim"

Mersim Katuci, rreth50 vjec, djali i Abdullait thote se nuk ka lexuar kurre se cfare ka shkruar Del Ponte ne ate liber qe e quan te mallkuar. "Nuk e di pse familja jone duhet te vuaje keto pergojime. Nuk me intereson se eshte nje pasoje shume e rende dhe per shtetin, por une personalisht do te kerkoj demshperblim moral per cka ato kane folur dhe cfare kane bere ne shtepine time. Me kane terrorizuar femijet dhe familjen", thote Mersini per gazeten "KJ". I irrituar per kete situate, 50-vjecari shprehet se si mund te ndodhnin gjithe keto gjera nen hunden e fshatit. "Si mund te kene ndodhur ato qe fliten pa rene ne sy te fshatit? A mund te varrosen Serbe ne varrezat e fshatit dhe pa rene ne sy te te tjereve?", pyet ai duke perfunduar rrefimin.

Reagimi i Prokurorit

Per kontrollin e cuditshem ne familjen katuci ka folur edhe ish Prokurori I Rrethit Mat, Arben Dyla. Ai ka mohuar qe ne Gurre te Matit te ishin bere transplante me organet e serbeve dhe se gjate kontrollit ne vitin 2004 nuk u gjet asnje gje e dyshimte. "Hetimi i prokuroreve te Gjykates se Krimeve te Luftes eshte kryer ne pranveren e vitit 2004. Nuk me thane as objektin e hetimit dhe asnje detaj tjeter. Ishin nga vende te ndryshme te botes, por nuk gjeten gje", ka thene Dyla. (Kohajone, KohaShqiptare)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors