Zana Krasniqi & Matilda Mecini perfaqesueset e Kosoves & Shqiperise ne "Miss Univers 2008"


Bukuroshja Zana Krasniqi, nga Kosova ka fituar tashmë të drejtën që të përfaqësojë vendin e saj në "Miss Univers 2008". Bukuroshja qe do të perfaqesoje Shqipërinë ne "Miss Universe 2008″ është modelja 19- vjeçare Matilda Mecini.

Zana Krasniqi perfaqesuesja e Kosoves ne Miss Universe 2008

Paçka pa kënaqësive dhe debateve, fotografi kosovar, Fadil Berisha ka organizuar konkursin ku Zana ka mposhtur konkurrencën duke marrë bekimin për të përfaqësuar bukurinë kosovare në eventin më të madh të bukurisë. E ashtu sikurse tashmë është bërë e ditur, realisht vendin do të duhej ta përfaqësonte një bukuroshe e zgjedhur në spektaklin “Miss Kosova”, që aktualisht organizohet nga ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj e cila sipas të dhënave më të fundit nuk ka licencë për të dërguar vajza në këtë spektakël bukurie. Zana është e bija e këngëtarit dhe kompozitorit kosovar Naim Krasniqi.

Bukuroshja qe do të perfaqesoje Shqipërinë ne “Miss Universe 2008″ është modelja 19- vjeçare Matilda Mecini.

Mbremja e se premtes ka qenë me fat për 19-vjecaren, e cila do të udhetoje drejt Vietnamit për te perfaqesuar vendin e saj ne konkursin e madh te bukurise. Ishte një “maratone” bukurie, një sfilate prej se cilës u perzgjodhen tre vajza fituese, mes te cilave ajo qe do të mbaje fashen e Shqipërisë ne konkursin e bukurise, Matilda Mecini.

Matilda Mecini

Ajo është basketbolliste dhe modele e JMC-se qe ka pozuar me pare dhe me veshjet e butikut “Cavalli” ne Shqipëri. Por, pas kësaj te se premtes mbrema, dita e saj e madhe do të jetë 14 korriku 2008, kur ajo do të ngjitet ne skenen e “Miss Universe” qe këtë vit do organizohet ne Vietnam. Ishte Fadil Berisha, kryetari i jurise, qe perzgjodhi fituesen, qe ne te njëjtën kohe është edhe fotografi zyrtar i “Miss Universe”, i cili ndihmon me pervojen ndërkombëtare ne perzgjedhjen e një vajzë qe ta perfaqesoje sa me denjesisht Shqipërinë. Ai është këtu vetëm për te ndihmuar ne këtë pikë, pasi pjesa tjetër është e “Jeta Media Company” qe mban licencen zyrtare për te dërguar bukuroshen perfaqesuese ne konkursin ndërkombëtar te bukurise.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors