Xhelozia dhe dyshimet se bashkeshortja e tradhtonte i kane mjaftuar nje 41-vjecari te bente minimin e shtepise se tij dhe ta hidhte ne ere. Por Fiqiri R., nga Librazhdi, prej pak vitesh banues ne fshatin Yrshek, ka rene ne pranga, para se te vinte ne jete planin e tij, me ane te te cilit do vriste gruan, Vjollca. R. Prangosja eshte bere nga policia e Tiranes, pas denoncimit te ardhur nga 40-vjecarja. Telefonata ka mjaftuar qe inspektoret e policise te vepronin per te parandaluar vrasjen e planifikuar, per arrestimin e te dyshuarit, si dhe bllokimin e materialeve me ane te te cilave do te realizonte dhe vrasjen, disa kallepe tritol, fitil per percjelljen e ndezjes, kapsolla e sende te tjera, qe jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale.
NDALIMI
Policia ka parandaluar nje vrasje te sigurt dy dite me pare ne fshatin Yrshek, duke bere te mundur arrestimin e Fiqiri R.t, se bashku me sasine e lendes eksplozive, qe kishte bere gati per te hedhur ne ere te shtepine. Burime zyrtare te policise thane se qellimi ishte dhe vrasja e gruas, ndaj se ciles dyshonte se e tradhtonte. Arrestimi eshte bere ne oren 17:00 te dy diteve me pare, kur R. ishte bere gati qe te vinte tritolin ne ane te themeleve te baneses. Burimet policore bene te ditur se "ngjarja ka nisur pak kohe me pare, kur 41-vjecari kishte dyshuar per gruan e tij". Ky ka qene edhe motivi i ngjarjes se parandaluar nga Komisariatit numer 2 dhe seksioni i vrasjeve ne Drejtorine e Policise.
DENONCIMI
Gruaja eshte ndjere e kercenuar tri dite me pare, duke kerkuar dhe ndihmen e policise qe ta mbronte nga burri i saj agresiv e xheloz. Ajo ka depozituar edhe nje denoncim ne Komisariatin nr. 2, duke vene ne levizje uniformat blu qe kane shkuar ne fshatin pak kilometra larg kryeqytetit. Pas kontrollit te baneses, u zbuluan kallepet e tritolit se bashku me fitilat dhe ndezesit. Menjehere 41-vjecari eshte arrestuar ne flagrance, kurse bashkeshortja ka shpjeguar se po behej gati te hidhte shtepine bashke me te ne ere. Sipas deshmise te te dyshuarit ne polici, ai e ka ndermarre kete veprim, pasi ishte xheloz ndaj gruas. Burime te policise thane se ndaj Fiqiri R.t jane ngritur akuzat e "vrasjes me paramendim mbetur ne tentative", si dhe te "mbajtjes pa leje te lendeve plasese".
Sekuestrimet
Gjate arrestimit te 41-vjecarit nga Librazhdi, por prej disa vitesh me banim ne Tirane, ne fshatin Yrshek, policia e kryeqytetit ka ushtruar nje kontroll ne banesen e tij, duke gjetur dhe sekuestruar disa kallepe tritoli dhe sende te tjera per shperthimin e tij. Burimet zyrtare te uniformave blu te kryeqytetit, kane deklaruar diten e djeshme se, ne banesen ne pronesi tij, jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale municionet si 15 cope kallepe tritoli, me masen prej 200 grame nje cope, 19 cope kapsolla elektro-detonatore, 100 cope kapsolla detonatore, si dhe 2 cope fitila zjarr-percjelles me gjatesi 1,54 dhe 1,46 meter, qe ishin prere dhe bere gati per ndezjen dhe hedhjen ne ere te shtepise.
0 Comments:
Post a Comment