Kongresmenët amerikanë kanë hapur hetime parlamentare për këtë çështje. Diveroli rrezikon akuza për mashtrim
NY Times: Mashtrimet e AEY në kontratën e municioneve
Kur ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi që të pezullojë kontratën me furnizuesin kryesor të forcave të sigurisë së Afganistanit, e bëri pas zbulimit të dokumenteve të një investigimi të cilat e quajnë këtë kontratë një akt mashtrimi.
Sipas hetuesve, më 25 nëntor të vitit të kaluar, presidenti i kopanisë, Efraim Diveroli, ka firmosur disa dokumente që certifikojnë se 28 pakot e municioneve për Afganistanin janë prodhuar nga kompania hungareze "MFS 2000". Por pas një informate të marrë, dega e hetimit të mashtrimeve në prokurim, vizitoi në janar një magazinë municionesh në Afganistan. "Vizita" u krye sapo mbërriti ngarkesa me municione dhe hetuesit zbuluan se municionet e deklaruara si të prodhuara në Hungari rezultuan që të jenë kinezë. Por Diveroli refuzoi të komentonte në lidhje me këtë çështje.
Por ky zbulim i hetuesve mund t'i kushtojë atij më shumë se një pezullim të kompanisë. Zbulimi e vendos atë në rrezikun e ngritjes së një akuze penale për mashtrim. Kjo ngre edhe pyetjen se si ushtria amerikane ka siguruar armët për aleatët e Pentagonit, Afganistanin dhe Irakun. Kompania e Diverolit, AEY, ka marrë një kontratë dyvjeçare që vlen deri në 298 milionë dollarë që të sigurojë forcat afgane me municione. Në atë kohë Diveroli ishte vetëm 21 vjeç.
Një verifikim i veprimeve të kompanisë së tij tregoi se ai kishte dërguar dhjetëra milionë fishekë kinezë të prodhuar disa dekada më parë në Afganistan. Pjesa më e madhe e tyre ishte në kushte të këqija. AEY ka vepruar gjithashtu me ndërmjetës dhe kompani guaska, të cilat janë në listën federale të entiteteve të dyshuara për trafik ilegal armësh dhe të akuzuara për korrupsion. Përfaqësuesi ikongresmenëve demokratë në Komitetin e Reformave Qeveritare, Henry A. Waxman, pohoi dje se komiteti do të mbajë një seancë dëgjimore muajin tjetër për të parë kontratat e marra nga AEY. "Diçka duket se ka shkuar tërësisht keq brenda Departamentit të Mbrojtjes. Komiteti do të përpiqet të gjejë sa para taksapaguesish janë shpërdoruar dhe kush është përgjegjës",- tha Henry A. Waxman. Ndërkohë përfaqësuesi demokrat nga Misuri, Ike Skelton, i cili është edhe kreu i Komitetit të Shërbimit të Armëve, ka deklaruar dje se edhe ai institucion do të verifikojë veprimet e ushtrisë "në mënyrë që këto praktika të eliminohen dhe të mos përsëriten më".
Një tjetër shkelje e konstatuar në këtë rast është se ligji amerikan parashikon që shitësi duhet të njoftojë Departamentin e Shtetit për këdo me të cilin bën biznes, përfshirë këtu ndërmjetësin, brokerin, shitësin dhe kompaninë e transportit. Sipas praktikës, Departamenti i Shtetit kontrollon nënkontraktorët duke i krahasuar me ata që ka në listën e të dyshuarve, e cila përditësohet nga shërbimet e veçanta dhe ambasadat në të gjithë botën. Por blerjet për Pentagonin, gjithsesi, janë të përjashtuara nga ky ligj dhe praktikë. Ndërmjetësit kanë hyrë fuqimisht në marrëveshje. Ata kanë krijuar marrëdhënie të ndryshme. Kjo është pohuar edhe nga oficerët e ushtrisë dhe shumë shitës privatë armësh, të cilët kanë thënë se standardet dhe kontrollet e cilësisë kanë qenë të pamjaftueshme në shumë kontrata të ushtrisë për armët jashtë SHBA-së. Afganistani dhe Iraku përdorin kryesisht armë të prodhuara nga ish- Bashkimi Sovjetik. Municionet për këto armë nuk prodhohen në SHBA. Gjatë luftës së ftohtë, shërbimet sekrete amerikanë studiuan armët sovjetike dhe publikuan volume të tëra për to. Këto volume, kohë më parë janë deklasifikuar nga sekret dhe janë në dispozicion të të gjithëve. Por kur ushtria nisi të blejë sasi të mëdha armatimesh nga vendet e ish-bllokut komunist, shumë kontraktorë nuk iu referuan këtyre publikimeve për standardet e kërkuara për armët.
Kontrata afgane e AEY nuk kishte vendosur asnjë limit moshe dhe nuk kërkonte që municionet të testoheshin. Kjo nënkuptonte se edhe pse ishin milionë fishekët më shumë se 40- vjeçarë të kompanisë së Diverolit, ato nuk ishin në kundërshtim me kontratën. Një shtetas amerikan në Ukrainë, i cili ka blerë municione nga vendet e ish-bllokut lindor që nga viti 1999, Reuben F. Johnson, ka pohuar se ky rast është një inkompetencë në kontraktim. "Njerëzit në ushtrinë amerikane, të cilët janë të përgjegjshëm për lëshimin e kontratave janë tërësisht të informuar për volumet e shumtë me të dhëna që janë bërë për këto municione gjatë Luftës së Ftohtë",- pohoi ai. Për të maskuar këtë gjë AEY, i hoqi nga kutitë kineze dhe i ripaketoi në kuti kartoni me ngjyrë kafe. Ky veprim i fshehu origjinën. Por kur u zbulua, Diveroli u akuzua për mashtrim. NY TIMES
"Unë do të kisha preferuar që ai të bëhej një doktor i mirë çifut ose avokat në vend të një shitësi armësh"
Babai Diveroli: E kisha të vështirë të kontrolloja djalin
Babai i Efraim Diverolit, Majkëlli, e ka konsideruar djalin e tij një "gjeni" të vështirë për tu kontrolluar. I kontaktuar nga CNN, Majkëll Diveroli ka pranuar që të thotë pak fjalë në lidhje me djalin e tij dhe aktivitetin që ai kryen. Themeluesi i kompanisë AEY kur Efraimi ishte vetëm 13 vjeç, ka shpjeguar se ai kishte pasur dëshirë që i biri të bëhej doktor ose avokat por ai përfundoi shitës armësh. "Unë do të kisha preferuar që ai të bëhej një doktor i mirë çifut ose avokat në vend të një shitësi armësh. Por ai nuk ka kërkuar asnjë herë aprovimin tim për kompaninë... Ai nuk merr gjithmonë këshillën time dhe unë nuk e influencoj atë. Si babai i një djali gjeni, është e vështirë që ta kontrollosh...",- ka thënë dje për CNN, Majkëll Diveroli. Ai është shfaqur me një veshje karakteristike çifute po nuk ka pranuar që të flasë përpara kamerave.
Ndërkohë, gjyshi i 22-vjeçarit kontraktor i ushtrisë amerikane, i cili është akuzuar se ka furnizuar në mënyrë ilegale Afganistanin me municione Kineze të blera në Shqipëri, e ka mbrojtur atë dje duke e konsideruar si një biznesmen të dedikuar dhe një shitës të ligjshëm armësh. Angelo Diveroli i ka quajtur akuzat si të fabrikuara nga konkurentët xhelozë të nipit të tij. Ai nuk i përmendi me emër këta konkurentë por tha se "Ata donin ta shkatërronin atë me këto gënjeshtra pasi ai punon për qeverinë". Angelo Diveroli jeton në veri të Miami Beach, ka pohuar se nipi e shoqëronte shpesh në shfaqje me armë ku të rinjtë bëheshin ekspertë armësh. "Është më i vogli i pesë fëmijëve dhe ka punuar me të atin në kontratat ushtarake deri sa mori kontrollin e biznesit. Pasioni i tij për armët ka lindur që fëmijë. Unë e merrja me vetë sa herë që kishte ekspozita apo shfaqje armësh. Ai i njihte të gjitha armët",- ka thënë dje Angelo Diveroli. Ndërkohë vetë Efraim Diveroli ka shkruar në blogun e tij në tetor të vitit 2005: unë kam pasur probleme në shkollën e mesme dhe kështu u detyrova që të punoj në pjesën më të madhe të viteve të adoleshencës. Kështu u rrita shumë shpejt. Më në fund mora një apartament të mirë dhe jam i kënaqur për momentin. Gjithsesi kam dëshirën shumë të madhe që të bëhem shumë i suksesshëm në biznesin tim dhe kjo kërkon pjesën më të madhe të kohës sime",- ka shkruar vetë Diveroli.
Një fqinji i tij është shfaqur dje shumë u habitur në lidhje me kontratën e majme të fituar nga 22-vjeçari. "Unë nuk mund ta besoja. Është e çuditshme. E njoh atë prej shumë kohësh por nuk e mendoja se do të arrinte të merrte një kontratë të tillë nga ushtria. E si mund t'i jepet një kontratë e tillë një 22-vjeçari..",- ka pohuar ai për CNN.
Michael Diveroli, i ati i Efraimit, ka themeluar kompaninë në vitin 1999, kur Efraim ishte vetëm 13 vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli ishte i vetmi punonjës i kompanisë AEY. Në vitin 2004, AEY fut në skenë Efraim Diverolin, në atë kohë vetëm 18 vjeç, si oficer me 1% të aksioneve. I riu Diveroli, me një eksperiencë të vogël pune në municione kishte punuar më parë në një kompani në Los Angeles, "Botach Tactical", e cila merrej me furnizimin me armë të ushtrisë dhe që ishte në pronësinë e dajës së tij, Bar- Kochba Botach.
Me anë të vendimit të djeshëm, qeveria kalon qe sot e tutje në Buxhetin e Shtetit dhurimet e bëra pwr tragjedinw e Gwrdecit
Gërdeci, donacionet
kalojnë si taksë në buxhet
TIRANW- Me anë të një vendimi që ka marrë gjatë ditës së djeshme, qeveria ka vendosur që të gjitha donacionet pwr Gwrdecin të kalojnë në arkën e buxhetit të shtetit. Pra, dhurimet e biznesit dhe qytetarëve, tashmë janë një zë taksash për të mbushur buxhetin e shtetit. Vendimi i marrë nga qeveria, që përcakton edhe burimet, bën të ditur se "dhurimet e derdhura në llogaritë bankare, të hapura për këtë qëllim, do të jenë në masën 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë dhe nëse dhurimet rezultojnë mbi vlerën e mësipërme ato do të rimbursojnë Fondin e Kontigjencës. Pra, që nga dita e djeshme, Arka e Buxhetit të Shtetit ka filluar që të marrë disa miliona pasi, sipas llogarisë së bërë publike nga ana e Ministrisë së Financave për dhurimet, gjendja ka qenë 1,555,615 lek, 2 666 euro, 20 030 dollarë dhe 100 paund. Pra, që nga ky publikim duket se qeveria ka filluar të përdorë fondet e dhuruara, për të mbushur arkën e buxhetit të shtetit.
***
Pas tragjedisë së ndodhur në Gërdec, një pjesë e madhe e mediave dhe opinionit publik mbështeten dhurimet e fondeve në favor të kësaj tragjedie, por vendimi i djeshëm i qeverisë bën që destinacioni i këtyre fondeve të ndryshojë tërësisht. Kështu, të gjithë ata që do kontribuojnë, që tani e tutje, thjesht do paguajnë kontribut për buxhetin e shtetit dhe jo për viktimat e Gërdecit. Filozofia e kësaj situate është e thjeshtë: Nga njëra anë qytetarët e solidarizuar që po dhurojnë nga paratë e tyre për banorët e Gërdecit (edhe pse njëkohësisht paguajnë edhe taksat për të mbushur buxhetin e qeverisë), dhe nga ana tjetër, qeveria "Berisha" që ka bërë ndërmend të kompensojë buxhetin e saj, me paratë e dhuruara nga qytetarët.
Box
Gjendja e llogarisë së dhurimit
LEK 80038909001,555,615
EUR 80008909002,666
USD 800289090020,030
GBP 8001890900100
Box
Vendimi
MIRATIMIN E BURIMEVE DHE TË PROCEDURAVE TË FINANCIMIT TË DËMEVE PASURORETË SHKAKTUARA NGA AKSIDENTI TEKNOLOGJIK I GËRDECIT
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës dhe të Ligjit Nr.9836, datë 26.11.2007, "Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2008", të ndryshuar, me propozimin e ministrit tëFinancave, Këshilli i Ministrave:
V E N D O S I:
1.Financimi i dëmeve pasurore, të shkaktuara nga aksidenti teknologjik i Gërdecit, bëhet në përputhje me listën dhe vlerën përkatëse, të miratuara në Vendimin Nr.336, datë 24.03.2008, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e vlerës së dëmeve, të shkaktuara në objektet, pronë private, si rrjedhojë e aksidentit të ndodhur në Gërdec".
2.Burimet e financimit të dëmeve pasurore, sipas vendimit të sipërpërmendur, në vlerën 1 572 milionë lekë, janë, si më poshtë vijon:
a)Dhurimet e derdhura në llogaritë bankare, të hapura për këtë qëllim, në masën 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë;
b)Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave, në masën 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë;
c)Fondi i Kontigjencës, në masën 622 000 000 (gjashtëqind e njëzet e dy milionë) lekë.
Dhurimet,nëse rezultojnë mbi vlerën e mësipërme, të rimbursojnë Fondin e Kontigjencës.
3.Financimi i dëmeve të përfituesve bëhet vetëm në llogaritë bankare, të hapura në emër të tyre, duke zbatuar procedurat e mëposhtme:
a)Njësitë e qeverisjes vendore, në mbështetje të listave të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, hartojnë listë-pagesat përkatëse.
b)Listë-pagesat përmbajnë: emrin, atësinë dhe mbiemrin e përfituesit, vlerën e dëmshpërblimit dhe referencat e llogarisë bankare.
c)Njësitë e qeverisjes vendore depozitojnë në Ministrinë e Financave listë-pagesat, zyrtarisht dhe në formë elektronike.
ç) Ministria e Financave, në mbështetje të listë-pagesave, të përmendura në shkronjën "b", të pikës 3, të këtij vendimi, urdhëron kryerjen e pagesës nga llogaria e hapur për këtë qëllim në Bankën e Shqipërisë, drejtpërdrejt në llogarinë bankare të përfituesve.
4.Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
(shekulli)
0 Comments:
Post a Comment