Udhetimi me biletat e prenotuara per ne Gjakove te Kosoves, nuk do te realizohet me kurre. Gezimi per rikthimin ne vendlindje dhe festimit te Kurban Bajramit e festave te fundvitit, pas tre muajve qendrimi ne Tirane, eshte kthyer ne nje tragjedi ne familjen Guda. Nena dhe tre vajzat e saj te mitura, jane gjetur pajete ne shtreterit e tyre, ndersa nuk kane mundur te zgjohen nga gjumi i vdekjes, pas asfiksise prej tymit te flakeve qe pushtuan banesen e tyre ne katin e shtate te nje pallati, ne rrugen “Komuna e Parisit”, prane qendres “Eleonore”.
Shkak eshte bere lenia ndezur e nje furnele, me qellim ngrohjen e dhomave pas temperaturave te uleta te diteve te fundit, sepse prej nje viti, Sadete Gudaj, 30 vjece, kishte sjelle ne jete vajzen e saj te trete, Dafinen. Dhe bashke me to do te shkonin ne boten tjeter edhe Hajria, 3 vjece dhe Diellza, 10 vjece, duke zhytur ne nje dhimbje burrin dhe babane e tyre, Haxhiun, qe gjendej ne nje feste me shoket e tij jo shume larg baneses, ndersa punonte ne ndertim. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem, duke u kthyer ne mort vetem nje ore me vone.
Shkendija elektrike ne furnelen e lene ndezur gjate nates se ftohte te 19 dhjetorit, vleresohet si shkak prej specialisteve te zjarrfikeses se Tiranes dhe grupit hetimor te policise se Komisariatit nr. 2 ne kryeqytet. Agjentet kane marre ne pyetje pak momente pas dergimit te trupave ne morgun e spitalit edhe kryefamiljarin Haxhi Guda, 35 vjec, qe ka folur shume pak, per shkak te dhimbjes qe e kishte pushtuar. “Isha duke festuar me disa shoke te mi te punes ne nje lokal, jo shume larg shtepise. Te nesermen do te kthehesha ne Gjakove, ku dhe kam te afermit per te festuar Kurban Bajramin e nderrimin e viteve. Kishim prere edhe biletat ne nje prej shoqerive te autobuseve Shqiperi-Kosove”, ka rrefyer Haxhiu per grupin hetimor. E kane njoftuar ne telefon per ngjarjen dhe menjehere eshte gjendur poshte pallatit shtatekatesh. Nuk ka mundur dot te beje asgje, pasi gjithcka kishte marre fund. Punetori i ndertimit ishte vendosur prej tre muajsh ne kryeqytet, per nje jete me te mire dhe ishte punesuar ne nje prej firmave te ndertimit ne zonen e “Komunes se Parisit”. “Ishim bere gati per udhetim. I thashe gruas se do vonohesha pak, dhe vajzat i lashe ne gjume, por nuk e mendova kete tragjedi”, mesohet te jete shprehur Haxhiu i pikelluar per policine.
Banoret e zones rrefyen dje se gjate nates kishte patur nderprerje te energjise elektrike dhe ishte rikthyer perseri. Ky mendohet te jete momenti kur ne furnele eshte shkaktuar nje mase elektrike, qe mund te kete ndezur dhomen e familjes nga Gjakova. Prej tre muajsh ishin vendosur ne papafingon e pallatit, ku jetonin me qira. Ekspertet vleresuan se afer furneles eshte lene nje teshe, qe mendohet te jete nje peshqir, me qellim tharjen. Kaq ka mjaftuar qe shkendija te ndeze teshen dhe me pas divanet e orendite ne banese. Ekspertet vleresuan se vdekja ka ardhur nga asfiksia dhe kater viktimat nuk kane patur mundesi per te shpetuar. Policia eshte njoftuar nga fqinjet, ndersa eshte dashur thyerja e deres se blinduar per te hyre brenda e shuar flaket. Pas autopsise ne Mjekesine Ligjore, trupat jane bere gati per udhetim drejt Gjakoves dhe kete here jo per te festuar Bajramin, po per ceremonine mortore.
Ora 01:30
Kane nderruar jete 4 pjesetaret femra te nje familjeje. Nena se bashku me tre vajzat e saj te mitura gjejne vdekjen, si pasoje e nje zjarri te rene ne banesen e tyre nga reflektori i lene ndezur
Ora 02:00
Nje telefonate ka lajmeruar uniformat blu te kryeqytetit per zjarrin e rene ne banesen fqinje te tyre. Era e tymit, ka bere qe fqinjet te marrin policine ne telefon per ngjarjen e rende
Ora 02:10
Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat te shumta te zjarrfikesve dhe ato te policise, qe kane dashur te hyjne brenda, por dera ishte e blinduar dhe e mbyllur, ndera tymi pengonte veprimet
Ora 02:20
Policia dhe zjarrfikesit detyrohen te shperthejne deren e jashtme te apartamentit, ku ishte njoftuar per zjarrin, por brenda kane gjetur kater pjesetaret qe kishin nderruar jete, caste me pare
Ora 02:30
Njoftohet kryefamiljari i familjes Guda, i cili shkon menjehere ne vendin e ngjares, ku dhe ka pare tragjedine qe kishte pesuar familja e tij, gruaja dhe tre vajzat e mitura qe gjendeshin brenda
Ora 07:30
Policia e Tiranes ben te ditur lajmin per tragjedine e ndodhur ne rrugen “Komuna e Parisit”, ku kishin humbur jeten kater persona, te gjithe pjesetare te nje familjeje nga Kosova
“Do shkonin ne Gjakove”
Te tronditur nga ngjarja nuk kane qene vetem te afermit e viktimave, por dhe fqinjet e tyre, qe i njihnin prej disa vitesh. Minushja, fqinje e familjes kosovare Guda, ka treguar se i njihte prej kohesh viktimat, pasi kishin marre apartamentin ne kete pallat, i cili ende nuk kishte perfunduar. “I njihja si familje, kishin disa kohe qe kishin ardhur ne Tirane. Kryefamiljari punonte ne kryeqytet, por nuk e di se ku. Ata ishin nje familje e qete dhe nuk kane krijur probleme ndonjehe me asnje”, tha dje per “Koha Jone”, Minushja, nje grua rreth te 50-ve. Ajo tregon se nuk ka pare flake, vetem kur ka degjuar qe ka ardhur policia dhe zjarrfikesit. “Ata ishin bere gati qe sot (dje), te iknin ne Gjakove per te kaluar festat se bashku me te afermit e tjere, por nuk kane mundur dot”, perfundon Minushja rrefimin.
“Vdekja, nga asfiksia prej tymit”
Sadete, Diellza, Hajrie dhe Dafina Gudaj, respektivisht 30, 10, 3 dhe 1 vjece, kane gjetur vdekjen si pasoje e asfiksise nga tymrat dhe gazrat e cliruar gjate flakeve ne apartamentin e tyre. Ne kete perfundim kane dale ekspertet mjeko-ligjor, pasi kane bere ekzaminimin e trupave te kater femrave qe humben jeten mengjesin e djeshem. Zyrtare te institucionit thane dje per gazeten “KJ” se trupat e viktimave nuk kane qene te demtuar dhe se zjarri nuk i kishte perfshire krejtesisht, por vetem tymrat kane sjelle humbjen e jetes. “Duke mos pasur dhe nje burim ajri te paster dhe hapesira, tymi i krijuar ka bere qe ato te gjenin vdekjen”, thane ekspertet.
“Energjia shkaktoi masen ne rrjet”
Policia e Tiranes njoftoi dje se ka kryer hetimet per kete rast dhe marre ne pyetje disa prej personave qe kane dijeni per rrethanat. Ne perfundim eshte arritur ne konkluzionin se shkaku ka qene shkendija elektrike ne furnele. “Shkak i renies se zjarrit ne banese eshte nga energjia elektrike, pasi viktimat kane harruar ndezur nje rezistence per ngrohje, ku fillimisht zjarri ka rene ne divane dhe me pas eshte perhapur me shpejtesi”, thuhet ne njoftimin zyrtar te Drejtorise se Policise. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment