Vidhte varret, hetohet 23-vjecari

Nje 23-vjecar, nga qyteti i Korces, eshte pikasur dy dite me pare ndersa vidhte varrezat publike te qytetit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces bene te ditur se Vaske Baka do te ndiqet penalisht ne mungese. Sipas policise, ai u diktua ne ambientet e varrezave publike te qytetit, duke vjedhur vazot qe zbukurojne varret.

Uniformat blu pohuan dje se ishte roja i varrezave qe sinjalizoi policine per “vizitorin e paftuar”. Ne momentin qe mberriti patrulla e policise, i riu eshte larguar me vrap, duke lene ne vend edhe sendet e vjedhura. Policia beri te ditur se ajo ka identifikuar autorin e vjedhjes dhe e ka shpallur ne kerkim, nderkohe qe ndaj tij ka filluar procedimi penal ne mungese. Dukuria e vjedhjes ne varrezat publike kohet e fundit ka marre permasa alarmante ne qytetin e Korces. Policia e rendit dhe ajo bashkiake jane te detyruar te patrullojne me shpesh ne afersi te varrezave publike, per shkak te rasteve me te shpeshta te vjedhjeve te konstatuara ne to nga persona te ndryshem, kryesisht te mitur.

Ky veprim eshte ndermarre pas ankesave te shumta te qytetareve korcare, per demtimin e varreve te te afermve te tyre. Pajisjet e mermerit apo pjese prej bronzi qe me pas shiten fare lire, shkulen nga varret, duke i demtuar ato e nderkaq duke lenduar familjare qe ndeshin varre te shkaterruara kur i vizitojne ato. Sipas te dhenave nga uniformat blu, kjo dukuri ka sjelle reagimin e mjaft banoreve te Korces dhe policia here pas here shoqeron ne komisariat te dyshuarit, te cilet per shkak te moshes se mitur lihen te lire, per t’iu rikthyer “zanatit” te meparshem. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors