Taksistet perleshen per konkurrencen e pasagjereve, ndersa nje prej tyre ka perfunduar i plagosur rende me leve pas koke. Nje 20-vjecar, nga qyteti i Fierit, u arrestua dje nen akuzen “vrasje e mbetur ne tentative”. Elket Ademi dyshohet se ka qelluar me leve ne koke kolegun e tij 35-vjecar Durim Cobo, pas nje sherri per pasagjeret e linjes.
Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur dje se dy taksistet kishin kohe qe kishin konflikte per radhen e nisjes nga stacioni i improvizuar ne vendin e quajtur “Kryqezimi i Parkut”. Sipas policise, rreth ores 16:00 te pasdites se djeshme, 20-vjecari ka mberritur pas Cobos ne radhe, por nuk ka ngurruar te mbushe automjetin e tij tip furgon me pasagjere, madje duke i marre gati me force edhe nga sediljet e automjetit te 35-vjecarit.
Kjo ka qene shkendija qe ka ndezur sherrin ndermjet dy taksisteve. Burime nga grupi hetimor saktesuan se, pas debateve te ashpra, 20-vjecari Ademi ka rrembyer nje leve hekuri dhe ka goditur ne koke e ne trup kolegun e tij. I dyshuari si autori i ngjarjes eshte prangosur, ndersa tentonte te largohej nga qyteti me automjetin e tij, ndersa Durim Cobo eshte derguar ne spitalin rajonal te Fierit, ne gjendje te rende. Burime nga bluzat e bardha bene te ditur se taksisti eshte aktualisht ne gjendje koma dhe jeta e tij eshte e varur ne nje fije peri. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment